Inter Milan fitoi Superkupën e Italisë 2021, mbrëmë, duke mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në stadiumin San Siro të Milanos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Juventus realizoi i pari në minutën e 25-të, pasi mesfushori amerikan, Weston McKennie, shënoi me një goditje me kokë brenda zonës. Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata krosoi topin nga e majta për ta asistuar McKennie-n.
Interit iu dha një penallti në minutën e 34-të pasi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko u faullua në zonë.
Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez mori përsipër penalltinë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi nga pika e bardhë, teksa Interi barazoi ndeshjen.
Pjesa e parë u mbyll 1-1.
Asnjëra skuadër nuk shënoi në pjesën e dytë dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.
Kur të gjithë prisnin që fituesi të zgjidhet përmes penalltive, sulmuesi kilian i Interit, Alexis Sanchez, shënoi golin e fitores në minutën e 121-të.
Matteo Darmian i Interit priti një top në kuadratin e Juventusit, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes së Juventusit.
Pastaj Sanchez kontrolloi topin për të shënuar nga afër, ndërsa Interi fitoi Superkupën.
Sanchez u shpall lojtari i ndeshjes pas fishkëllimës së fundit.
Kampioni italian i vitit 2021, Inter, fitoi Superkupën për herë të gjashtë në histori. Herën e fundit, skuadra nga Milano e fitoi këtë titull në vitin 2010.
Ndërkohë, skuadra humbëse, Juventusi, ende mban rekordin e këtij trofeu me nëntë fitore në total.
Juventusi fitoi për herë të fundit Superkupën e Italisë në vitin 2020.
Komentet