Inteligjenca Artificiale po hyn kudo. Madje edhe në futboll. Së fundmi programi ChatGPT i AI ka bërë dhe përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të historisë së futbollit.
Gianluigi Buffon shkon drejt portës. Ai ishte kampion bote me Italinë, në Gjermani 2006 dhe nivelin më të lartë të karrierës së tij e arriti gjatë periudhës së parë në Juventus në Torino. Kush do të guxonte të diskutonte për ‘Gigi’?
Mbrojtja me katër emra bombastikë. E përbërë nga gjermani Franz Beckenbauer dhe italiani Franco Baresi. Kaiser ishte kampion bote me vendin e tij në Gjermani 1974 dhe ‘Picolino’ bëri të njëjtën gjë me ‘Azurra’ në Spanjë 82. Plotësohet nga braziliani Cafú në korsinë e djathtë dhe Paolo Maldini në të majtë. Dhe Roberto Carlos? Janë shumë.
Polemika është diçka që as Inteligjenca Artificiale nuk do t’i shpëtojë.
Po në mesfushë? Ata janë; Zinedine Zidane, Johan Cruyff dhe Diego Armando Maradona. Madje të gjithë me natyrë sulmuesi. Dy kampionë bote dhe dirigjenti historik i orkestrës së të ashtuquajturit “Total Soccer” i ekzekutuar nga “Portokalli Mekanik” në vitet 70 e më tej “Dora e zotit”, kontroversi brenda dhe jashtë fushe. A ka diskutime për këta të tre? Ne mendojmë se jo.
Kështu vjen momenti i së vërtetës: sulmi më i mirë në histori për Inteligjencën Artificiale. Emra si Ronaldo Nazario, Marco Van Basten, Romario, Ferenc Puskas, Gabriel Omar Batistuta apo Paolo Rossi, nuk janë në përzgjedhjen e ChatGPT.
Ishte diçka që krijoi një turmë të zemëruar në mediat sociale. Dhe në vend të tyre janë: Lionel Messi, Pelé dhe Cristiano Ronaldo. Një grup tifozësh diskutojnë për emrin e portugezit, por statistikat dhe talenti i tij me topin e vendosin atë në një vend nderi në historinë e mbretit të sportit./ dita