VOAL

VOAL

Inteligjenca amerikane paralajmëron për rreziqet nga Kina

April 14, 2021

Komentet

“U endëm për rreth 2 orë në ajër”, dëshmi tronditëse nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tri herë ulje emergjente

Aykhan Bayramzada është një nga 29 të mbijetuarit nga rrëzimi i aeroplanit të Azerbajxhan Airlines në Kazakistan të mërkurën, ku humbën jetën 38 persona.

Ai ka dhënë një deklaratë për mediat vendase në lidhje me aksidentin e ndodhur më 25 dhjetor.

“Ishte hera ime e parë që udhëtoja me avion, por nuk shkoi siç duhej. Mbaj mend që pilotët tentonin të zbrisnin avionin në pistë, disa herë, por nuk mundeshin. Ne e ndjemë se diçka nuk po shkonte mirë , ekuipazhi na lajmëroi se duhet të bënim një ulje emergjent” tha Bayramzada.

Sipas të dhënave të marra , pavarësisht kërkesave te pilotit për ulje emergjente, avioni i dëmtuar nuk është lejuar të zbresë në aeroportet ruse, dhe është urdhëruar të fluturojë përmes detit Kaspik në drejtim të Aktau.

Aeroportet e Makhachkala dhe Mineralnye refuzuan avionin, dhe sistemet elektronike ruse bllokuan komunikimin me kullat e kontrollit. bw

Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës

Spitali Kamal Adwan në Gazë.

 

Ushtria izraelite ka arrestuar një drejtor të një prej spitaleve të pakta funksionale në veri të Gazës, teksa sulmet ajrore gjatë natës në këtë enklavë kanë vrarë nëntë persona, përfshirë fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë më 28 dhjetor.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mjeku Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan, u arrestua nga forcat izraelite së bashku dhe dhjetëra pjesëtarë të tjerë të stafit dhe u dërguan në një qendër për marrje në pyetje. Ministria tha se trupat izraelite hyn në spital dhe detyruan shumë pjesëtarë të stafit dhe pacientë që të dilnin jashtë.

Izraeli ende nuk ka komentuar për këtë rast. Por, një ditë më parë mohoi se ka hyrë në spital, megjithatë e pranoi se ka urdhëruar që njerëzit të dilnin jashtë objektit duke thënë se po kryente operacione kundër infrastrukturës së Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe militantëve në atë zonë.

Ushtria izraelite vazhdimisht ka pretenduar se Hamasi operon brenda spitalit Kamal Adwan, por nuk ka ofruar dëshmi. Zyrtarët spitalorë kanë mohuar këto pretendime të Izraelit.

Ky spital është goditur disa herë në tre muajt e fundit nga Izraeli, teksa ushtria e këtij shteti po vazhdon ofensivën në pjesën veriore të Gazës kundër Hamasit. Më herët gjatë javës, zyrtarët spitalorë thanë se nga një sulm ajror u vranë pesë pjesëtarë të stafit.

Në fushatën pothuajse 15-mujore ushtarake të Izraelit, sistemi shëndetësor i Gazës ka pësuar dëme të mëdha. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bastisja në Kamal Adwan e ka “nxjerr jashtë funksionit” spitalin e fundit të madh funksional në veri të Gazës, duke thënë se “ky terror duhet të marrë fund dhe sistemi shëndetësor duhet të mbrohet”.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se pacientët e spitalit janë zhvendosur në një spital aty pranë ku situata “është jashtëzakonisht e vështirë”.

Lufta në Gazë nisi në tetorin e kaluar, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e fushatës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 45.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, dhe janë plagosur më shumë se 108.000 të tjerë. REL

Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e aktivizuar kur u rrëzua avioni

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha udhëheqësit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se mbrojtja ajrore ruse ishte e aktivizuar për të zmbrapsur një sulm të supozuar me dronë nga Ukraina, teksa avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines, tentoi të ulej në qytetin rus të Groznit.

Megjithatë, Putin nuk tha nëse mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse për rrëzimin e avionit.

“Gjatë kësaj kohe, Grozni, qyteza e Mozdokut dhe Vlladiavkazit ishin duke u sulmuar nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse ishte duke i zmbrapsur këto sulme”, i tha Putini Aliyevit, sipas Kremlinit.

Avioni me pasagjerë i kompanisë Azerbaijan Airlines, u rrëzua më herët gjatë javës afër Aktaut të Kazakistanit, duke vrarë 38 nga 67 personat në bord dhe spekulimet u shtuan se rrëzimi u shkaktua nga sistemet kundërajrore ruse që ishin në gatishmëri për shkak të sulmeve ruse me dronë në rajonin e Çeçenisë, para se avioni të ndryshonte rrugën. Grozni është kryeqyteti i rajonit rus të Çeçenisë.

Më 27 dhjetor, ligjvënësi azerbajxhanas Hikmat Babaoghlu ka thënë se ka “shumë mundësi” se rrëzimi i një avionit u shkaktua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë që ishin në gatishmëri për sulme ukrainase me dronë.

“Kjo është vetëm një mundësi, por një mundësi shumë e madhe, dhe vëzhgimet dhe përfundimet e nxjerra deri tani mbështesin idenë se rrëzimi i avionit nga goditja me armë është më pranë të vërtetës”, tha ai.

Po të njëjtën ditë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ekspertët amerikanë “kanë parë disa tregues që thonë se ka mundësi që avioni të jetë rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore”.

Provat përfshijnë pamje nga brenda avionit apara rrëzimit, imazhe ku shfaqen vrima në bishtin e avionit pas rrëzimit, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dëshmitë që lënë të kuptohet se dyshohej për një sulm me dronë në kohën kur aeroplani u përpoq të aterojë në Grozni.

Reuters ka cituar një burim në Azerbajxhan të ketë thënë se rezultatet e hetimeve thonë se avioni u godit nga sistemi Pantsir-S, i Rusisë.

Rrëzimi i avionit ka shkaktuar pengesa në trafikun ajror në Kaukaz dhe përtej. Më 27 dhjetor, një avion i Azerbaijan Airlines, që u nis nga Bakuja drejt qytezës ruse Mineranli Vodi, jo shumë larg Groznit, papritur u kthye mbrapsht pasi pranoi informacione se hapësira ajrore ruse ishte mbyllur. Më vonë kompania ajrore tha se ka pezulluar fluturimet drejt disa qyteteve ruse. REL

Osamu Suzuki, manjati japonez i industrisë së automobilave vdes në moshën 94-vjeçare

Manjati japonez i biznesit dhe ish-presidenti i “Suzuki Motor Corporation”, Osamu Suzuki, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi sot kompania.

Ai shërbeu si president, kryetar ose shef ekzekutiv i “Suzuki Motor Corporation” që nga viti 1978.

Në shkurt 2021, kompania japoneze e prodhimit të automjeve njoftoi se Suzuki do të tërhiqej nga posti në qershor 2021 dhe do të bëhej këshilltar.

Me më shumë se tre dekada si kreu i kompanisë, Suzuki raportohet të jetë një nga liderët më jetëgjatë në industrinë globale të automobilave.

Suzuki vlerësohet për transformimin e “Suzuki Corporation” në një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të makinave të vogla në botë. bw

Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean

Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmuar që një ushtar i Koresë së Veriut, që ka luftuar në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, është kapur nga forcat ukrainase.

Pheniani ka dislokuar mijëra trupa për të ndihmuar ushtrinë ruse, përfshirë në rajonin kufitar të Kurskut ku Ukraina nisi një ofensivë të befasishme në gusht.

“Përmes ndarjes së informacioneve në kohë reale me një agjenci të inteligjencës të një shteti aleat është konfirmuar se një ushtar i plagosur i Koresë së Veriut është zënë rob”, tha përmes një deklarate më 27 dhjetor Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut.

Ky njoftim i Seulit vjen disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pothuajse 3.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë “vrarë ose plagosur” që kur u janë bashkuar në luftime trupave ruse.

Shërbimi i inteligjencës i Seulit paraprakisht ka thënë se numri i ushtarëve të vrarë apo të plagosur verikorean është 1.000, duke shtuar se ky numër i lartë i viktimave mund të jetë për shkak se ushtarët e Phenianit janë të pafamiljarizuar me fushëbetejën dhe nuk kanë aftësi që të zmbrapsin sulmet me dronë.

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në qershor të këtij viti, dy shtetet nënshkruan edhe një pakt për mbrojtje të përbashkët.

Aleatët e Ukrainës e kanë cilësuar përfshirjen e Phenianit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës si “zgjerim të rrezikshëm” të konfliktit. REL

Njëzet vjet nga cunami që shkaktoi vdekjen e 230 mijë njerëzve

Një grua fshin lotët gjatë ceremonisë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të cunamit në Oqeanin Paqësor, në Banda Aceh, Indonezi, më 26 dhjetor, 2024/AP

VOA

BANDA ACEH, Indonezi – Familjarë e të afërm të viktimave të tsunamit u mblodhën për t’u lutur dhe vizituar varrezat masive në qytetin Banda Aceh të Indonezisë së enjten për të përkujtuar 20 vjetorin e cunamit në Oqeanin Paqësor, një prej katastrofave më të mëdha natyrore në historinë moderne.

Shumë prej të pranishmëve qanin ndërsa vendosnin lule në varrin masiv në fshatin Ulee Lheue, ku ndodhen mbi 14,000 viktima të paidentifikuara të cunamit. Kjo është një prej varrezave masive në Banda Aceh, kryeqytetin e njërës prej krahinave veriore të Indonezisë, që ishte edhe njëri prej vendbanimeve më të goditura nga tërmeti prej 9.1 shkallësh dhe cunamit masiv që e shkaktoi ai.

“Na mungojnë dhe ende nuk e dimë se ku janë. E tëra që dimë është se çdo vot e vizitojmë varrin masiv në Ulee Lhue dhe në Siron”, thotë Muhamad Amirudin, i cili humbi dy fëmijtë e tij para 20 vitesh deh kurrë nuk i gjeti trupat e tyre.

Tërmeti i fuqishëm në afërsi të ishullit indonezian Sumatra më 26 dhjetor të vitit 2004, nxiti cunamin që shkaktoi vdekjen e rreth 230,000 njerëzve në disa shtete, përfshirë disa prej tyre në Afrikën Lindore. Rreth 1.7 milionë njerëz u zhvendosën si pasojë, shumica në katër vendet që u goditën më së shumti: Indonezi, Shri Lankë, Indi dhe Tajlandë.

Mbi 170 mijë njerëz humbën jetën vetëm në Indonezi.

Ndonëse 20 vite kaluan që nga kjo ngjarje, të mbijetuarit në Indonezi ende po vajtojnë për të dashurit që i humbën kur valët gjigande rrafshuan ndërtesat deri në kryeqytetin Banda Aceh.

Qindra njerëz u mblodhën për të marrë pjesë në lutje në Xhaminë Baiturrahman në qendër të kryeqytetit. Sirenat kumbuan nëpër tërë qytetin për tre minuta për të shënuar kohën kur goditi tërmeti.

Infrastruktura në Banda Aceh është rindërtuar dhe tani është më e qëndrueshme se atëherë kur goditi cunami. Sistemi i paralajmërimit të hershëm tani është vendosur në zonat bregdetare për t’i paralajmëruar banorët për rreziqet nga cunami.

Rindërtimi është mundësuar me mbështetjen e donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kontribuan fonde të konsiderueshme për të ndihmuar në rimëkëmbjen e rajonit.

Shkollat, spitalet dhe infrastruktura thelbësore, të cilat u shkatërrua gjatë kësaj katastrofe, u rindërtuan.

Në Tajlandë, banorët u mblodhën në një ceremoni përkujtimore në Ban Nam Khem, një fshat peshkimi në krahinën Phang Nga, i cili ishtë ndër vendbanimet e goditura më së shumti nga valët vdekjeprurëse në këtë shtet.

Cunami shkaktoi vdekjen e mbi 8 mijë njerëzve në Tajlandë, përfshirë ata që ende figurojnë të zhdukur, duke lënë një plagë të thellë në historinë e këtij vendi. Rreth 400 trupa ende nuk janë identifikuar.

Të afërmit e viktimave qajtën dhe përfaquan njëri-tjetrin ndërsa vendosën lule në monumentin përkujtimor. Rreth 300 banorë u bashkuan në një ceremoni modeste lutjesh muslimane, të krishtera dhe budiste.

Njëra nga të pranishmet, Urai Sirisuk tha se ajo shmang gjatë tërë vitit parkun përkujtimor pranë detit për shkak të tronditjes së humbjes së vajzës së saj 4 vjeçe.

“E kam ndjenjën që deti më mori fëmijën tim. Jam shumë e zemëruar në të. Nuk mund as ta fus më këmbën në det”, thotë ajo.

Por, thotë ajo, “ende e dëgjoj zërin e saj në veshët e mi, që po më thërret. Nuk mund t’ia kthej shpinën. Andaj më duhet të qëndroj këtu, për vajzën time”.

Në Indi, qindra banorë u mblodhën në plazhin Marina në qytetin jugor Chennai në krahinën Tamil Nadu. Ata derdhën qumësht në det për t’i qetësuar zotërat dhe dhuruan lule e lutje për të vdekurit ndërkohë që daullet kumbonin.

Sipas të dhënave zyrtare, 10,749 persona humbën jetën në Indi, përfshirë 7,000 banorë të krahinës Tamil Nadu.

“Kaluan 20 vite që kur goditi cunami”, tha 69 vjeçarja Sadayammal. “Jemi këtu për të shprehur respektin për njerëzit që humbën jetën”.

Në Shri Lankë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave të cunamit u mblodhën në fshatin bregdetar Pereliya dhe vendosën lule në monumentin përkujtimor që përkujton 2,000 udhëtarët që humbën jetën kur treni – ‘Queen of the Sea’ – me të cilin po udhëtonin u godit nga valët. Vetëm disa dhjetëra prej tyre besohet se mbijetuan.

Anura Ranjith iu bashkua turmës për të përkujtuar motrën e tij, Anula Ranjani dhe vajzën e saj 9 vjeçare, që udhëtonin me tren. Ai kurrë nuk dëgjoi më për fatin e tyre.

“Me vite i kam kërkuar gjithandej dhe ende nuk kam ndonjë informacion për to. E ndjej një pikëllim të thellë dhe dhimbje për humbjen e tyre. Ende po vajtoj”, thotë ai.

Mbi 35,000 njerëz humbën jetën nga cunami në Shri Lankë. Banorët e këtij vendi mbajtën dy minuta heshtje të enjten për të përkujtuar ata që nuk janë më.

 

 

Përkujtohen viktimat e cunamit në Oqeanin Indian

Njerëzit janë bashkuar për t’u lutur dhe kanë vizituar varret masive në provincën Aceh të Indonezisë më 26 dhjetor për të shënuar 20-vjetorin e cunamit masiv në Oqeanin Indian që goditi rajonin dhe që ishte një nga katastrofat më të këqija natyrore në historinë moderne.

Shumë njerëz vendosën lule në varrin masiv në fshatin Ule Lue, ku më shumë se 14.000 viktima të paidentifikuara të cunamit janë varrosur. Ky është një prej disa varreve masive në Banda Aceh, kryeqytetin e provincës më veriore të Indonezisë që ishte një nga zonat e goditura më së rëndi nga tërmeti prej 9.1 shkallësh dhe nga cunami masiv që u shkaktua më pas.

“Na mungojnë dhe ende nuk e dimë se ku janë. Të gjithë e dimë se çdo vit ne vizitojmë varret masive në Ule Lue dhe Siron”, tha Muhamad Amirudin, i cili humbi dy fëmijët e tij 20 vjet më parë. Trupat e tyre nuk u gjetën kurrë.

Tërmeti i fuqishëm që goditi në afërsi të brigjeve të ishullit Sumatra më 26 dhjetor 2004, shkaktoi cunamin që la të vrarë afër 230.000 persona në dhjetëra shtete dhe ai arriti deri në Afrikën Lindore. Afër 1.7 milion persona u zhvendosën, kryesisht në katër shtetet e goditura më së rëndi nga fatkeqësia natyrore: Indonezi, Shri Lankë, Indi dhe Tajlandë.

Vetëm në Indonezi vdiqën më shumë se 170.000 persona.

Qindra njerëz u mblodhën në ceremonitë përkujtimore në Banda Aceh. Sirenat u lëshuan për tre minuta në mbarë qytetin për të shënuar kohën sa zgjati tërmeti i fuqishëm.

Tani ky qytet është rindërtuar dhe janë vendosur sisteme paralajmëruese për cunami.

Edhe në Tajlandë janë organizuar ceremoni për të përkujtuar më shumë se 8.000 persona që vdiqën si pasojë e cunamit. Afër 400 trupa ende janë të paidentifikuar.

Afër 300 persona morën pjesë në një ceremoni të lutjeve ku kishte besimtarë myslimanë, të krishterë dhe budistë.

Në Indi, qytetarët u mblodhën në plazhin Marina në qytetin Çenai. Ata hodhën qumësht në det për të qetësuar zotat dhe ofruar lule dhe u lutën për viktimat.

Sipas të dhënave, në Indi kanë vdekur 10.749 persona nga cunami i vitit 2004.

Ceremoni përkujtimore janë zhvilluar edhe në Shri Lankë, ku u mblodhën të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave. Në këtë shtet më shumë se 35.000 persona kanë humbur jetën nga fatkeqësia natyrore që ndodhi dy dekada më parë. REL

E konfirmuar: Avioni ku humbën jetën 38 pasagjerë, u qëllua nga një raketë ruse

Të mërkurën, 38 pasagjerë humbën jetën kur fluturimi ‘8432’ i Azerbajxhan Airlines u rrëzua teksa përpiqej të bënte një ulje emergjente pranë qytetit Aktau në Kazakistan.

Burimet e qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar për Euronews International në Lyon se shkaku i rrëzimit të avionit ishte një raketë ruse tokë-ajër, e cila goditi avionin gjatë një aktiviteti ajror me dron mbi Grozny, në Çeçeni.

Raketa shpërtheu pranë avionit dhe copëzat e saj goditën pasagjerët dhe ekuipazhin e kabinës.

Goditja ndodhi gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, ndërsa avioni, i cili ishte dëmtuar rëndë, nuk iu lejua të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente.

Si rezultat, avioni u detyrua të fluturonte mbi det drejt qytetit Aktau në Kazakistan. Sipas të dhënave të tjera, sistemet e navigimit GPS të avionit u bllokuan gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, duke përkeqësuar situatën. sn

Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përballje me Ukrainën

Todd Prince

Nëse trupat elite të Koresë së Veriut prisnin një fushatë të lehtë kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, ata janë përballur me një realitet të ashpër në terren.

Afër 1.100 forca speciale të Koresë së Veriut janë vrarë apo plagosur në Rusi që kur kanë nisur përleshjen me Ukrainën disa javë më parë, raportoi Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut më 19 dhjetor. Një gjeneral raportohet se është në mesin e të vrarëve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 23 dhjetor se kjo shifër është më e lartë, mbi 3.000 apo çereku i forcave speciale të Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi, edhe pse udhëheqësi ukrainas tha se këto të dhëna janë preliminare. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë asnjë nga shifrat e raportuara.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, megjithatë, nuk duket se është i shqetësuar nga humbjet. Udhëheqësi autoritar raportohet se po dyfishon mbështetjen e tij për presidentin rus, Vladimir Putin, në këmbim të furnizimeve kritike të naftës, parave të gatshme dhe teknologjisë ushtarake.

Zelensky tha më 23 dhjetor se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa dhe armë në front. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut e mbështeti këtë parashikim, duke thënë se Pheniani po përgatitet për rotacion të ushtarëve apo që ta furnizojë Rusinë me trupa shtesë.

Mbështetja ushtarake e Koresë së Veriut po vjen në një kohë kritike të luftës. Rusia po synon që të mposhtë këmbësorinë ukrainase, e cila ka më pak ushtarë dhe burime, dhe të fitojë territor para se fuqia njerëzore dhe burimet e saj të kufizohen.

Rusia ka humbur më shumë se 600.000 ushtarë gjatë pothuajse 3 vjet luftë, tha Pentagoni gjatë muajit tetor. Moska ka shpenzuar shumicën e materialit të luftës dhe po përballet me vështirësi që të zëvendësojë artilerinë dhe raketat e saj që i duhen për shkak të sanksioneve perëndimore.

Tani, pothuajse dy e treta e mortajave dhe granatave që Rusia lëshon në Ukrainë vijnë nga Koreja e Veriut, ka raportuar Wall Street Journal, duke cituar Andriy Kovalenko, oficer të ushtrisë ukrainase. Dhe çdo e treta raketë balistike që gjuhet drejt Ukrainës është prodhuar në Korenë e Veriut, sipas zyrtarëve ukrainas.

Pheniani po rrit prodhimin e armëve për të përmbushur kërkesën në rritje të Rusisë, thanë ekspertët.

Lufta e llogoreve

Trupat ruse tani po fitojnë terren në lindje të Ukrainës me një ritmin më të shpejtë që nga nisja e luftës. Kievi ka kryer një inkursion të befasishëm në rajonin e Kurskut në gusht, duke marrë nën kontroll pjesë të territorit rus me shpresën që do të tërheqë forcat armike nga lindja e Ukrainës. Kjo ende nuk ka ndodhur, pjesërisht falë furnizimit me trupa nga Koreja e Veriut.

Shkuarja e trupave të Koresë së Veriut në Rusi në muajin tetor fillimisht u pa si një akt i dëshpërimit nga ana e Puinit, i cili u detyrua të rriste ndjeshëm pagat për të tërhequr rekrutë të rinj.

Megjithatë, The New York Times raportoi më 23 dhjetor, duke cituar zyrtarë amerikanë, se ishte Koreja e Veriut ajo që i ofroi Rusisë trupa dhe Putini e pranoi këtë ide. Është e paqartë se kur Kim e ka bërë këtë ofertë.

Putin udhëtoi për në Phenian dhe u takua me Kimin në qershor. Gjatë samitit, dy udhëheqësit u pajtuan për një traktat strategjik që përfshin mbrojtjen e përbashkët. Putin e nënshkroi në ligj këtë traktat gjatë muajit nëntor.

Furnizimi me trupa për Rusinë mund ta ndihmojë Kimin që të shmangë sanksionet ndaj teknologjisë dhe materialeve me përdorim ushtarak. Koreja e Veriut është goditur nga sanksione ndërkombëtare pasi kreu testimin e saj të parë bërthamor më 2006.

Koreja e Veriut nuk është përfshirë në luftë aktive për dekada të tëra. Kështu, trupat e saj ushtarake – që janë mbi 1 milion – nuk kanë përvojë luftarake. Dislokimi në Ukrainë është një mënyrë që Kimi dhe ushtria e tij të përfitojnë këtë përvojë.

Megjithatë, trupat e Kimit nuk janë të përgatitur mirë për luftën e llojit të llogoreve, me përdorim të madh të dronëve dhe raketave, luftë me të cilën po përballen në Ukrainë, thanë ekspertët.

Hyunseung Lee, një qytetar i Koresë së Veriut që për tre vjet e gjysmë në vitet 2000 ishte pjesë e një batalioni të përgjimit, para se të dezertonte, muajin e kaluar i tha Radios Evropa e Lirë se trupat e Koresë së Veriut “nuk trajnohen me këto pajisje”.

Ai tha se ata nuk mund të mësojnë shpejt përdorimin e dronëve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Videot që qarkullojnë rrjetet sociale shfaqin dronë kamikazë ukrainase që godasin dhe vrasin ushtarë të Koresë së Veriut në fushat e mbuluara me borë në Kursk.

Duke komentuar për këto video, më 19 dhjetor Lee shkroi në X se këto pamje ishin një “rezultat i trishtueshëm dhe të parashikueshëm”.

Teknologjia moderne luftarake nuk është i vetmi faktor që çon në vdekjen në shkallë të gjerë të ushtarëve të Koresë së Veriut, sipas Institutit për Studimin e Luftës. Ky institut me bazë në Uashington tha se ushtarët e Koresë së Veriut po përballen me vështirësi në komunikimin dhe koordinimin me forcat ruse për shkak të barrierave gjuhësore.

Ndoshta më e rëndësishmja, koreanoveriorët tani po kryejnë sulmin fillestar në terren të hapur ndaj pozicioneve ukrainase, tha Instituti për Studimin e Luftës. Disa ekspertë ushtarakë e quajnë këtë taktikë luftimi “mish për top” pasi ajo shkakton humbje të mëdha jete në mesin e ushtarëve të përfshirë në këto operacione.

Yevgen Yerin, zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, i tha agjencisë së lajmeve AFP më 24 dhjetor se përdorimi i trupave koreanoveriore nga Rusia nuk ka pasur një ndikim të madh në fushëbetejë.

“Nuk është një numër kaq i madh personeli”, tha ai, duke shtuar se ata përdorin taktika që janë “primitive, të lidhura më shumë me kohët e Luftës së Dytë Botërore”.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Mimoza Sadiku

‘Vrima të dyshimta në avion’- A e qëlluan rusët avionin e Azerbajxhanit që u rrëzua dhe vrau 38 persona?

Pamjet e një aeroplani të Azerbajxhanit që u rrëzua dhe vrau 38 persona, tregojnë vrima të dyshimta në trup, duke çuar në zëra se avioni u rrëzua nga rusët.

Fluturimi nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në qytetin rus të Grozny u rrëzua me 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në bord pranë Aktau, Kazakistani perëndimor, mëngjesin e sotëm.

Sipas kursit të aeroplanit në Fluturimin Radar 24, ai po fluturonte mbi republikën e Dagestanit përgjatë bregut të Detit Kaspik, pas së cilës u zhduk nga gjurmimi, duke sugjeruar se ishte i ekspozuar ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore në Rusi.

Më pas u shfaq rreth një orë më vonë nga kursi dhe fluturoi ulët mbi ujë pranë Kazakistanit perëndimor, përpara se të rrëzohej.

Përpara përplasjes, ekuipazhi kishte raportuar një ndikim të fortë në byk. Ata supozuan se avioni goditi një tufë zogjsh, por më vonë u raportua se ishte shpërthimi i një rezervuari oksigjeni për të furnizuar kabinën në rast të uljes së presionit.

Image

Ky presion i supozuar i papritur i cilindrit, shkaktoi dëme të konsiderueshme në byk dhe ‘shpërndarjen e tij në fragmente’.

Por pamjet e reja që tregojnë vrima të hapura në anë të rrënojave, kanë ngritur pyetje nëse zogjtë ose një rezervuar oksigjeni i shpërthyer mund të kishin rrëzuar avionin.

Ka pasur sugjerime se mbrojtja ajrore ruse mund të ketë shkaktuar rrëzimin, pasi “kjo nuk duket si zogj”.

Gazetari i Wall Street Journal, Yaroslav Trofimov tha se spekulimet nga mediat ruse përfshinin se mbrojtja ajrore ruse ngatërroi avionin e pasagjerëve me një dron ukrainas.

Bëhet e ditur se avioni Embraer 190, që i përkisteAzerbajxhani Airlines, po tentonte të ulej në aeroportin rus Grozny, kryeqyteti i rajonit të Çeçenisë, i cili në atë kohë ishte nën sulm nga dronët ukrainas.

Avionit iu ndalua ulja – me arsye zyrtare si ‘mjegull’.

Dihet se Çeçenia dhe tri zona kufitare ishin nën sulm, dhe se një qendër tregtare u ndez në një ferr me një sulm me dron fitoi Vladikavkaz, kryeqyteti i rajonit rus të Osetisë së Veriut.

Raportohet gjithashtu nga zyrtarët e sigurisë se mbrojtja ajrore çeçene hapi zjarr ndaj dronëve, duke goditur dhe shpërthyer të paktën njërin. Tani janë ngritur pyetje nëse avioni u dëmtua nga të shtënat anti-drone nga toka, teksa kërkonte të ulej në Grozny.

Autoritetet në Kazakistan thanë se kishin filluar të shikonin versione të ndryshme të mundshme të asaj që kishte ndodhur, duke përfshirë një problem teknik, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Pamjet e filmuara nga një pasagjer, tregojnë njerëz të tmerruar duke u lutur dhe disa maska ​​oksigjeni të ulura me dëmtime brenda kabinës, disa minuta përpara se avioni të rrëzohej dhe të shpërthehej në Kazakistan, duke lënë 38 të vdekur.

Pamjet e tjera tregojnë kaos brenda aeroplanit pas rrëzimit, ndërsa shpëtimtarët hynë brenda pjesës së pasme të prerë të avionit, ku disa njerëz mund të shihen të shtrirë në tokë. Çuditërisht, disa u gjetën ende të gjallë.

Një grua e bllokuar u bërtiti shpëtimtarëve: ‘Më ndihmoni të lutem!’. Një zjarrfikës e pyeti nëse kishte nevojë për ndihmë për t’u ngritur dhe ajo konfirmoi se do të duhej të hiqej nga mbeturinat.

Mësohet se 29 personat e raportuar se i kanë mbijetuar përplasjes, u gjetën në pjesën e pasme të avionit, ndërsa pjesa e përparme u shkatërrua keq nga zjarri.

Shifrat e fundit tregojnë se 22 nga 29 të mbijetuarit po trajtohen në spital, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Të paktën dhjetë persona kanë vdekur, pasi thuhet se janë hedhur nga kabina.

Një video e frikshme tregon momentin kur avioni shpërtheu në flakë dhe u shpërbë në disa pjesë ndërsa u përplas në tokë, me tym të zi të dendur që ngrihej nga avioni i shkatërruar më pas.

Më vonë pasagjerë të gjakosur dhe të mavijosur, mund të shiheshin duke u penguar nga një pjesë e trupit të avionit që kishte mbetur e paprekur.

Azerbajxhani Airlines, transportuesi i flamurit të vendit, tha se Embraer 190 kishte ‘bërë një ulje emergjente’ rreth tre kilometra nga Aktau, një qendër nafte dhe gazi në bregun lindor të Detit Kaspik.

“Një aeroplan që bënte rrugën Baku-Grozny u rrëzua pranë qytetit të Aktaut. Ai i përket Azerbajxhanit Airlines”, tha ministria kazake në Telegram.

Embraer E190AR me numër regjistrimi 4K-AZ65 dërgoi një sinjal shqetësimi, në një lartësi prej 2,125 këmbësh mbi Detin Kaspik. / Daily Mail. sn

Pse Papa i hapi pas shumë vitesh dyert e shenjta të Bazilikës së Shën Pjetrit

Nga Knuth Lampe, BILD

Në një ceremoni simbolike në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hapi derën e shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila ishte e mbyllur prej disa vitesh.

Viti i Shenjtë i Kishës Katolike ka nisur zyrtarisht.

I ulur në një karrocë, Françesku (88 vjeç) trokiti disa herë në derën e rëndë prej bronzi, kurse ndihmësit e hapën atë nga brenda.

Françesku, i cili lëviz me një karrige me rrota për shkak të një problemi të rëndë në gju, u ul në pragun e derës dhe qëndroi në lutje të heshtur për një moment.

“Vëllezër dhe motra, në Krishtlindje ne përgatitemi për të hyrë në Derën e Shenjtë me besim. Hapat e rrugëtimit tonë janë hapat e të gjithë Kishës, e pelegrinëve në botë dhe dëshmitarëve të paqes”, tha Françesku.

Duke kaluar pragun, besimtarët do hyjnë në “kohën e mëshirës dhe faljes”.

Më pas, Papa kremtoi meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në predikimin e tij, Françesku i nxiti besimtarët të sillnin shpresën si “pelegrinët e dritës në errësirën e botës”. “Kjo është nata kur dera e shpresës i është hapur botës, kjo është nata kur Zoti i thotë secilit: Ka shpresë edhe për ju!”

Kisha Katolike zakonisht feston të ashtuquajturin Viti i Shenjtë, i njohur gjithashtu si Viti Jubilar, çdo 25 vjet.

Sipas kuptimit katolik, besimtarët mund të marrin faljen e mëkateve të tyre përmes lutjes dhe pendesës gjatë një viti jubilar.

Këtu përfshihet edhe pelegrinazhi në Romë dhe kalimi nëpër portat e shenjta.

Viti i Shenjtë 2025 përfundon zyrtarisht më 6 janar 2026.

Motoja është “Peregrinantes in Spem – Pelegrinët e Shpresës”. Sipas Françeskut, kjo moto synon të inkurajojë besimtarët në mbarë botën që të “sjellin shpresën atje ku ka humbur”. sn

Mes të mbijetuarve edhe dy fëmijë- Detaje nga aksidenti ajror në Kazakistan

Autoritetet e Kazakistanit kanë dhënë detaje në lidhje me aksidentin ajror e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një avion i cili po udhëtonte drejt Rusisë u përplas në tokë dhe u përfshi nga flakët.

Njoftohet se nga 67 persona të cilët gjendeshin në bord, përfshirë edhe stafin, dyshohet se 39 prej tyre kanë ndërruar jetë.

“Sipas informacioneve paraprake nga pala Azerbajxhan, në bord ndodheshin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit”, tha Ministria e Transportit, ndërsa shtohet se 28 persona i kanë mbijetuar përplasjes.

Shumë prej tyre janë të shtruar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, mes tyre edhe dy fëmijë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Kazakistanit tha për ABC News se disa nga të dërguarit në spital janë në gjendje kritike.

Autoritetet kazake kanë nisur një hetim për rrëzimin, duke u fokusuar në disa pista, si goditja nga disa shpendë, difekt teknik apo detyrim për të devijuar si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit.

Midis pasagjerëve ishin 37 shtetas azerbajxhanas, gjashtë nga Kazakistani, tre nga Kirgistani dhe 16 nga Rusia, tha Ministria e Transportit, duke shtuar se këto ishin të dhëna paraprake.

Azerbajxhani Airlines tha në një postim për “X” se avioni bëri një ulje emergjente rreth 2 milje nga Aktau.bw


Send this to a friend