VOAL

VOAL

INSIGHTS INTO ALBANIA’S HISTORIC ADMISSION TO THE LEAGUE OF NATIONS Interviewed by Rafaela Prifti – MA Cultural Anthropology

February 25, 2021

Komentet

NË RRAFSHIN KOMBËTAR TË BOTOHET REVISTA SHKENCORE PËR ONOMASTIKË- Nga Skënder Karaçica

Pikëpamje
 
Korpusi dalëzotësh të studiuesve shqiptarë në rrafshet,që hedhin dritë  për kahet në lashtësi të shqipes,të onomastikës,të trashëgimisë të hisës kombëtare shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan,do të ishte mirë që ato të bëhen pronë e institucioneve shkencore e akademike në Evropë e në botë.
Këto të dhëna të kohës, ishin disa nga pikëpamjet  tona me prof.dr.Bahtijar Kryeziu,që,bashkarisht u pajtuam në dritën e gjithë kësaj,ka ardhur koha që,të dyja shtetet shqiptare(Tirana,Prishtina zyrtare)të botojnë revistën shkencore e të botuar në gjuhën angleze,ku,në udhët e participimit të vlerave shqiptare do të afroheshin në këtë shekull të ri me popujt evropianë e në botë.
Tërë korpusi në rrafshin kërkimor-shkencor , që botohet në kuadër të institucioneve shkencore,mos të mbetët vetëm në qarkun në Prishtinë e Tiranë,ishte prorosia në rrafshin shkencor të pikëpamjeve  e,  të porosisë intelektuale me  profesor Bahtijar Kryeziu.
Popujt tjerë e kanë zgjidhur njëherë e mirë problemin e përafrimit të vlerave me popujt evropianë,përmes botimit të revistave  shkencore për onomastikë,që, dy shtetet tona,dy akademitë,dy institute shkencore e,jo një revistë për onomastikë dhe të fushave tjera të shqipes ,nuk është e shëndetshme për trupin e dijes shkencore shqiptare,e thamë në fund të shkrimit  tonë.
Çikago-Gjilan,tetor 2024

Agustin M. Mirakaj: Qëndroni të fortë e të bashkuar – shihemi në protestë më 26 tetor në New York

🚨Deklarate Publike mbi Protestën e 26 Tetorit në New York kundër Kryeministrit Edi Rama!

Dua të adresoj perpjekjet e fundit te avokatit te VATRA-s per te na ndaluar te marrim pjese në protestën e 26 tetorit ne New York kundër Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama.

Këto perpjekje permes email-eve dhe njoftimeve ligjore-janë perpjekje te qarta per te na heshtur dhe per te penguar ushtrimin e të drejtes sonë kushtetuese per te protestuar.

Ne jemi qytetare te lire dhe nuk do te lejojme te na trajtone sikur jetojme nën diktature.

“Kjo proteste do te mbahet sipas planit, dhe ftoj të gjithe atdhetarët që mbshtesin kauzën tonë të na bashkohen ne New York”.

Qëndroni te forte dhe te bashkuar—shihemi në protestë më 26 tetor në New York!

Protesta e 26 tetorit në New York ora 10:30 do të jetë lëvizja më e madhe e diasporës kundër Edi Ramës

Protesta e 26 tetorit ne New York ora 10:30 do te jete levizja me e madhe e diaspores kunder Edi Rames, politikes se zbrazjes se Shqipërise. Diaspora nuk blihet!

ANTOLOGJIA E POEZISË BASHKËKOHORE PËR KOSOVËN- Nga Skënder Karaçica

Letërsi

 

Brezi i poetëve të viteve `60 në poezinë bashkëkohore të krijuar në nënqiellin shqiptar,që,në krijimtarinë e tyre kanë zënë vend metaforat më të bukura poetike për Kosovën,janë poezitë e poetëve Din Mehmeti dhe Ali Podrimja.

Poezia ,,Kosovë,Zog i Diellit,,në opusin e krijimtarisë së poetit Din Mehmeti dhe ,,Miq,Kosova është gjaku im që nuk falet,,e poetit modern Ali Podrimja,do të mbesin në fushën e letërsisë shqipe dhe të krahut të vlerave të antologjisë të artit të poezisë bashkëkohore të nënqiellit të letërsisë në Kosovëtestamenti për brezat e sotëm dhe të ardhshëm lexues të poezisë shqipe.

(Mbresë leximi i poezisë shqipe dhe poetët Din Mehmeti e Ali Podrimja).

Tetor 2024

Shqiptaro-amerikania dhe restoranti me ushqime ‘të egra’

VOA/Burim Goxhuli

Në restorantin ‘Honey Badger’ në Bruklin të Nju Jorkut, shqiptaro-amerikania Fjolla Sheholli dhe bashkëshorti i saj, sipërmarrësi amerikan Junayd Juman ofrojnë një meny, me ushqime të egra dhe prodhime organike nga fermerët lokalë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Burim Goxhuli, çifti synon ndërgjegjësimin e klientëve mbi rëndësinë e ushqimeve natyrale dhe kujdesin për mjedisin.

Në Nju Jork ka mijëra restorante, disa prej të cilave nga më të njohurit në botë. Në këtë sektor, të arrish të vlerësohesh nga kritika nuk është e lehtë.

‘Honey Badger’ dallon mes kësaj morie restorantesh për menynë e veçantë që ofron.

Për gati 10 vite, ky restorant në lagjen Bruklin shërben produkte të egra – mish, perime dhe fruta krejtësisht natyrale – të kultivuara nga fermerë të vegjël lokalë përgjatë vijës verilindore të Shteteve të Bashkuara, nga malet e Meinit e deri tek ato të Pensilvanisë.

Restoranti drejtohet nga sipërmarrësja Fjolla Sheholli, që erdhi nga Kosova në Shtetet e Bashkuara para 21 vitesh dhe nga bashkëshorti i saj, sipërmarrësi amerikan me origjinë nga Trinidadi, Junayd Juman.

Zonja Sheholli shpjegon për Zërin e Amerikës se pasioni i saj për ushqimet e egra lidhet me fëmijërinë e saj, por edhe situatën e vështirë të familjeve në Kosovë në vitet ‘90.

“Pasi janë larguar të gjithë nga puna, kemi qenë të detyruar që ose të largohemi nga vendi, ose të gjindemi në forma të ndryshme. Sfidat që kemi pasur na kanë detyruar të prodhojmë gjithçka nga zeroja. Të kultivojmë djathin, gjalpin dhe mishin që të kishim furnizime gjatë gjithë vitit. Gjithmonë dilnim për gjueti, peshkim, kemi mbledhur kërpudha dhe çdo gjë nga mali”, thotë zonja Sheholli.

Edhe bashkëshorti i zonjës Sheholli thotë se konsumimi i ushqimeve të kultivuara në natyrë është traditë në familjen e tij.

“Në Trinidad ne hamë ushqime të egra. Kemi ferma, por kemi edhe xhunglën dhe produktet e saj. Pra, ushqimet e egra janë pjesë e kulturës tonë. Disa nga ushqimet më të mira në botë janë peshqit e egër, krahasuar me peshqit e kultivuar në fermë. Pastaj, mineralet që mund të gjesh në produktet e egra nuk krahasohen me produktet e tjera”, thotë zoti Juman.

Në restorantin ‘Honey Badger’ klientët nuk mund të porosisin një ushqim të caktuar, por mund të shijojnë 10 deri 18 gatime të ndryshme që ofron menyja sezonale, të frymëzuara nga dieta e fiseve indigjene amerikane dhe të kombinuara me kuzhinën moderne botërore.

“Shumë nga ushqimet tona kanë të bëjnë me mirëqenien. Jo vetëm shija, e kripur, apo e ëmbël, por edhe ndjenja që përjeton pasi mbaron së ngrëni. Një hamburger në aeroport është gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetes. Mënyra se si trajtohet kafsha nga fermeri ka rëndësi. Mishi nga kafshët në fabrika është mish skllavërie”, thotë zoti Juman.

Zonja Sheholli thotë se përbërësit në gatimet e saj dikur përdoreshin si ilaç nga fiset indigjene amerikane, por sot, shton ajo, ato vështirë se mund të gjenden në treg.

“Indiano amerikanët kanë qenë gjithmonë shumë të lidhur me natyrën. Çdo gjë është lidhur me formën e hënës. Është shumë e vërtetë që kur hëna është e plotë gjërat ndodhin shumë më ndryshe. Kjo reflektohet edhe në llojshmërinë e produkteve të natyrës. E gjithë kultura e banorëve indigjenë amerikanë bazohet tek Hëna. Faktikisht, ushqimet që ata kanë përdorur kanë përbërës shërues. Për shembull e merr këtë, sepse ndidhesh kështu. Një produkt tjetër është i mirë për diçka tjetër”, thotë zonja Sheholli.

‘Honey Badger’ furnizohet nga tre peshkatarë, pesë gjuetarë dhe 27 fermere që mbledhin produkte mali. Në këtë restorant rëndësi i kushtohet edhe pamjes së pjatës.

“Çdo pjatë duhet të jetë e shijshme dhe e bukur. Të ketë një histori të mrekullueshme pas vetes me të cilën mund të lidhesh. Shumë nga gatimet tona lidhen me fëmijërinë dhe kujtimet tona mbi magjinë e ushqimit. Mendoj se kuzhinierët janë magjistarët e fundit. Ne marrin përbërësit e egër nga natyra dhe e transformojmë në diçka të bukur që ju ta hani”, thotë zoti Juman.

Zonja Sheholli thotë se ‘Honey Badger’ nuk është vetëm një biznes, por edhe një mision për ndërgjegjësimin e njerëzve mbi rëndësinë e të ushqyerit me produkte natyrale.

“Fermerët kanë marrë një rrugë shumë ndryshe nga vitet 80. Ajo që konsumojmë sot nuk e dimë se nga vjen. Sa më thellë që jam futur (në studime) e kam kuptuar që edhe sëmundjet dhe çdo gjë që po përballemi vjen nga konsumimi i ushqimeve që nuk e dimë se nga vijnë”, thotë zonja Sheholli.

Zonja Sheholli thotë se praktikat e pashëndetshme dhe bujqësia industriale po përkeqësojnë ngrohjen globale dhe po kërcënojnë planetin duke helmuar tokën dhe ajrin.

(Video) Agustin Mirakaj: Diaspora së bashku me protestë të presë Edi Ramën: Më 26 tetor në orën 10:30

Fjala e lirë është gjithçka.

Kjo është thirrja ime, çfarë do Edi Rama këtu, çfarë do të na tregojë shkatërruesi i Shqipërisë.

Diaspora së bashku. Më 26 Tetor në orën 10:30 duhet t’i përgjigjet shkatërruesit me protesta të fuqishme.

Shqipërinë nuk e bënë komunistët. Shqipërinë e bënë atdhetarët.

Të gjithë bashkë do të jemi atje të gjithë bashkë do të protestojmë

PO VJEN LAJMI I SHËMTUAR ME SHEMBJE VLERASH: BIG BROTHER NË KOSOVË!- Nga Skënder Karaçica

Në vend të lajmit
Shteti i Kosovës me halle e probleme,thuaja në të gjitha fushat e jetës.Varfëria po na troket te dera e shtëpisë e,matanë sheshit në Prishtinë,po vjen lajmi i shëmtuar me shembje vlerash:Big Brother në Kosovë!
Në kryeqytetin e Kosovës,Prishtina, pa gezeta,pa biblioteka nëpër qendrat e Kosovës,pa lexues të librit,të ndarë e të përqarë,nuk e di kush është vëllai,nipi,daja dhe të afërmit tjerë.Në anën tjetër,jeta tiret me huqet tona me kthim të shpinës dhe,sa më larg njeri-tjetrit,pa dashuri e respekt,të harruar matanë sheshit të jetës…!Dikur,ju kujtohet,kemi qenë afër njeriut të këtij nënqielli,kemi qenë gjithmonë të tijtë!
E sot,po na vijnë vërdallë të veshur në të zezat,shpirti,mendja dhe dashuria për njeriun kanë shkuar matan sheshit,ku,dikush me etikën përtoke po ma plagos shpirtin ,do të thoshte poeti Xhevahir Spahiu.
E sot,në Prishtinë është hapur dera e shëmtuar e quajtur si lajm:Big Brother(Vip)Kosova!
Kjo nuk i bën nder kombit,shtetit dhe frymës shqiptare,jo e jo,në Kosovën tonë!
Tetor 2024

Takim i Vatra Mahattan Branch me Presidentin e Nderit të Vatrës z.Agim Rexha dhe figura të shquara të Vatrës nën moton “T’i kthejmë Vatrën vatranëve”

Dega Vatra Manhattan Branch, e drejtuar nga Kryetari Agustin Mirakaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Viktor Vorfi, thirri një takim diskutimi me Presidentin e Nderit të Vatrës, z. Agim Rexha, Sekretaren e Përgjithshme të Vatrës, znj. Nazo Veliu, anëtarin e Këshillit të Vatrës, z. Mark Mernacaj, dhe vatranin e përkushtuar ndaj historisë dhe vlerave, Idriz Lamaj.
Përmes linjës telefonike morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Vatrës, Ervin Dine, anëtarja e kryesisë, Marjana Bulku, Sekretari i Këshillit të Vatrës, Ramiz Mujaj, anëtari i Këshillit të Vatrës, Muhamet Omari, vatranin Valentin Lumaj dhe vatranin Prend Qetta, antarin historik i Vatrës Çezar Ndreu për të diskutuar situatën e rënduar në Vatrë dhe pengmarrjen që i është bërë Federatës nga disa individë.
Diskutimi kryesor u fokusua tek transparenca dhe aktiviteti i Vatrës, gjyqet e paligjshme që janë hapur ndaj vatranëve dhe mbyllja e dyerve të Vatrës.
Takimi ishte tepër i frytshëm dhe plot shpresë për të ardhmen e Vatrës.
Në ditët në vijim, vatranët do të mbajnë takime të tjera, me moton ‘T’i kthejmë Vatrën vatranëve’, ku e drejta e diskutimit, fjala e lirë dhe vota do të jenë promotorë të vlerave vatranë.

SHARKIA E FOLKLORIT SHQIPTAR TË MUJË KRASNIQIT DHE BEQIR GASHIT TË DËRGOHET NË MUZEUN HISTORIK TË KOSOVËS- Nga Skënder Karaçica

Nismë
Sharkia me të cilën kanë kënduar Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi (djalmenia e  UÇK-së të pushkëve për liri të Kosovës-së)do të  ishte mirë që të dërgohet në Muzeun Historik të Kosovës në Prishtinë.
Për  ketë nismë  të bisedohet me familjen e bijve të Sefë Mleqanit në katundin Mleqan të Llapushës si dhe me familjen e Mujë Krasniqit.
Kënga e folklorit shqiptar dhe sharki-qifteli në malet e Drenicës e të Llapushës,ishin porosia e motit të madh në luftën e drejtë kundër  hasmit shekullor të Serbisë fashiste!
Thirrje që të bashkoheni  nismës tonë!
Çikago,më 17 tetor 2024

Çështja e Kosovës dhe politika e jashtme, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan

VOA/Keida Kostreci

Ndërsa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, anketat e fundit tregojnë se gara mes dy kandidatëve, demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump është tepër e ngushtë. Rol vendimtar në këto zgjedhje pritet të luajnë shtatë shtete të pavendosura, mes tyre Miçigani, ku jeton komuniteti i dytë më i madh i shqiptaro-amerikanëve në SHBA, pas Nju Jorkut. Ekipet elektorale të ish-Presidentit Trump dhe Nënpresidentes Harris po përpiqen të sigurojnë votën e shqiptaro-maerikanëve. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me pjesëtarë të këtij komuniteti në Miçigan mbi ndikimin që mund të ketë politika e jashtme e dy kandidatëve, sidomos për çështjen e Kosovës, tek vota e tyre.

Imam Shuajb Gërguri i Qendrës Islame Shqiptare në Miçigan dëgjon shpesh shqetësimet e besimtarëve të kësaj qendre dhe thotë sa ata kanë prirje të ndryshme politike, por në një pikë janë në emërues të përbashkët.

“Gjëja tjetër që është e rëndësishme për shqiptarët, përveç ekonomisë që mund ta ketë vendin e parë, është edhe qëndrimi partiak në lidhje me çështjen e Kosovës. Pra qëndrimi, apo deklarimi haptaz se si do të jenë, apo çfarë do të bëjnë për Kosovën, mund të jetë përcaktues se çfarë krahu do të marrin shqiptarët dhe nga do të votojnë në këto zgjedhje”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Imam Gërguri thotë se duke pasur parasysh rolin e ish-Presidentit demokrat Bill Clinton për ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e spastrimit etnik në Kosovë dhe veprimet e demokratëve të tjerë më pas, ka një lidhje mes komunitetit dhe demokratëve në Shtetet e Bashkuara.

Politika e Uashingtonit ndaj Ballkanit Perëndimor ka qenë në përgjithësi dy partiake. Kosova u njoh nga Shtetet e Bashkuara gjatë administratës së ish-Presidentit republikan George W. Bush dhe politikanë me peshë që kanë mbështetur Kosovën përfshijnë si demokratë edhe republikanë.

Valentin Lumaj, një aktivist shqiptaro-amerikan, i angazhuar me fushatën e ish-Presidentit Donald Trump, bie dakord se realiteti në Kosovë do të jetë një nga faktorët që do të përcaktojë vullnetin e shqiptaro-amerikanëve.

“Disa votojnë si amerikanë, por disa e kanë lidhur shumë qasjen shqiptare me vendin e tyre si patriotë që janë dhe dëshirojnë të votojnë për një person që premton më shumë për liritë dhe pavarësinë dhe njohjen e Kosovës më gjerë dhe garanton kufijtë e saj”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Por imami thotë se administrata e zotit Trump dukej se anonte nga Serbia kur bëhet fjalë për dialogun për marrëveshje mes dy vendeve.

Gjatë administratës aktuale të Presidentit Joe Biden, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka shënuar përparim dhe marrëdhëniet e Prishtinës me Uashingtonin janë në pikën më të ulët që kur Kosova shpalli pavarësinë, për shkak të atyre që zyrtarët amerikanë i kanë karakterizuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Aktivistja shqiptaro-amerikane Afërdita Rakipi, një demokrate, thotë për Zërin e Amerikës, se ndaj Ballkanit, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur një politikë dypalëshe.

“Nuk ka qenë as e republikanëve, as e demokratëve, sepse kemi pasur lëvizje, edhe mbështetje nga të dyja anët. Pavarësisht se kush shkon në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi ka edhe demokratë edhe republikanë. Kështu që çështja shqiptare, ka qenë kurdoherë bilaterale”, thotë ajo.

Imami Shuajb Gërguri thotë se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara tek konfliktet e tjera madhore në botë si lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme, gjë që mund të lërë në hije çështjen e Kosovës.

“Problemi si e shohim ne është që sot jetojmë në një kohë kur ka vatra të nxehta dhe shumë më të rëndësishme se sa Kosova në botë. Amerika është e zënë me punë të tjera kështuqë ne mund të jemi viktimë”.

Demokratja Kamala Harris dhe republikani Trump kanë qëndrime të ndryshme lidhur me Ukrainën.

Nënpresidentja Harris ka premtuar se do ta vazhdojë mbështetjen e Kievit përballë agresionit të Rusisë. Ish-Presidenti Trump ka akuzuar administratën e Presidentit Joe Biden se ka zgjatur luftën dhe thotë se po të ishte ai president do t’i jepte fund asaj “brenda 24 orësh” duke përmendur “marrëdhëniet e mira” me Presidentin rus Vladimir Putin, por pa dhënë detaje për një plan në këtë drejtim.

Disa votues shqiptaro-amerikanë, si Esmeralda Demiraj e vlerësojnë këtë qëndrim.

“Mua më pëlqen shumë ajo që tha Presidenti Trump, për 24 orë bëj një telefonatë dhe mbyll luftën. Dhe unë dua ta besoj shumë dhe ta shpresoj që të ndodhë ajo”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

E pyetur nëse e shqetëson fakti që zoti Trump ka shprehur admirim për figura si Vladimir Putin dhe Viktor Orban, ajo thotë se e sheh qëndrimin e tij si “diplomatik”.

Por demokratja Rakipi, thotë se e shqetësojnë shumë qëndrime të tilla që ajo thotë se nuk janë të përshtatshme për një udhëheqës ose kandidat.

“Çfarë të mire mund të kemi ne, si amerikanë, si shqiptaro-amerikanë kur ky (Trump) i ka këta shokë, kur çdo udhëheqës tjetër qoftë republikan, edhe demokrat, ka patur kujdes në marrëdhëniet ndërkombëtare, në këto çështje?”, thotë ajo.

Lufta në Lindjen e Mesme është një faktor tjetër në votimet e këtij viti. Imami Gërguri thotë se ajo që po ndodh në Gazë do të ndikojë tek një pjesë e anëtarëve të qendrës Islame që ai drejton.

Në një shtet si Miçigani ku gara këtë vit është e ngushtë dhe çdo votë ka rëndësi, zgjedhja e shqiptaro-amerikanëve, një komunitet prej dhjetra-mijëra vetësh, pritet të jetë e rëndësishme për të përcaktuar fituesin.

AMBASADORI RICHARD GRENELL TAKOHET ME REPUBLIKANE DHE KONSERVATORE SHQIPTARE NE MIÇIGAN Nga Valentin Lumaj/Miçigan

15 Tetor 2024

Mbrëmë me 14 Tetor 2024, rreth 150 republikanë dhe konservatorë shqiptarë të Michiganit u takuan me ambasadorin Richard Grenell, i cili aktualisht po drejton fushatën e për zgjedhjen e Presidentit Trump.

Takimin e moderoi gazetari Arjan Konomi.

Takimi ishte i qetë dhe shumë informues. Grenell foli për situatën se fushates elektorale por u zgjat edhe ne gjendjen aktuale Kosovë -Serbi, dhe rolin e tij politik dhe negociues në të kaluarën. Nder te tjera ai tha se në këto bisedime ai ishte një djalë i ri, i rritur në Muskegon të Michiganit, u kishte thënë miqve të tij shqiptarë dhe serbë se nuk e dinte te kaluarën e tyre por dinte te ardhmen e tyre. “… e ardhmja juaj është Amerika, e ardhmja juaj është liria, prospereti ekonomik dhe një Kosovë që është pjesë e Kombeve të Bashkuara…E vetmja arsye që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara është politika… Ekspertët evropianë kanë bërë një gabim të madh që për 20 vite janë perqëndruar vetem në njohjen reciproke midis Serbisë dhe Kosovës dhe jo në zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik në mes tyre”. Ai mori si shembull Indinë dhe Pakistanin që nuk e njohin njëri tjetrin, por janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

Pyetjes nga avokati Ervin Tinaj për mardhëniet e ngurta me Kryeministrin Kurti, ai iu pergjigj se Kurti nuk ka perkrahur asnjë administratë presidenciale Amerikane në qendrimet e tyre ndaj Kosovës që nga Bush, Obama, Trump apo Biden. Nuk jam vetëm une, tha ai, por është edhe administrata Biden, edhe Franca, edhe Gjermania, edhe Nato që ankojnë se Kurti është një person problematik. Megjthatë Grenell tha se i mbeshtet deklarimet e Kurtit per anti-korrupsionin, por pret të shohë rezultate.

Në vazhdim pati një bashkëbisedim me pyetje-përgjigje dhe në fund ai u takua dhe u pershendet me pjesemarresit dhe bënë fotografi.

Une dua te zgjatem pak per një fare presioni që aktualisht disa shqiptaro amerikanë ne Miçigan po bëjnë për të mos takuar ambasadorin Grenell. Nga naiviteti apo qellimshëm, kjo ështe një pyetje që vetëm ata mund t’i përgjigjen.

Pa dashur që të bëj “avokatin e djallit”, unë kam mendimet e mija të qarta në lidhje me Grenell dhe pozicionin e tij ndaj Kosovës dhe fushatës së Trump.

1. Takimi i mbrëmshëm ishte i nevojshëm dhe i suksesshëm dhe përveç mbështetjes për Trump i shërben edhe lobimit të çështjes shqiptare.

2. Unë jam një shqiptar patriot, e dua Shqiperinë, e dua Kosovën por e dua edhe Amerikën që na dha bukë e strehë.

3. Rick Grenell ka deklaruar se ka miq në Kosovë dhe miq në Serbi. Kjo shkon përshtat me politikën amerikane.

4. Grenell e ka deklaruar publikisht se në asnjë rast nuk ka biseduar apo kërkuar ndarje apo shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

5. Sado të takohet Richard Grenell me serbët, ne nuk duhet të bëhemi xhelozë dhe të distancohemi, por duhet të punojmë edhe më shumë që ta afrojmë dhe ta rrisim miqësinë më të, aq më tëpër në rast të fitores së presidentit Trump, Grenell mund të ketë pozitë të lartë drejtuese në administratë.

6. Marrëveshja Serbi-Kosovë që është arritur në 2020, me protagonist Grenell ka qenë një marrëveshje e mirë që i vendoste dy vendet në mardhënie badhkëpunimi dhe progresi ekonomik. Biden nuk dërgoi as edhe një emisar në ballkan dhe nuk bëri asgjë për implementimin e kësaj marrëveshje.

7. Rick Grenell është lindur dhe rritur në Michigan dhe po drejton Fushatën e presidentit Trump. Grenell është njeri i besueshëm i Trump.

8. Përveç se jemi shqiptarë, ne tashmë jemi amerikanë, duhet të flasim, shkruajmë dhe të veprojmë si amerikanë dhe duhet të jemi luajalë më sparit ndaj Amerikës

9. Momentalisht jemi në mes të fushatës për zgjedhjen e presidentit të Amerikës, vendit ku jetojmë, aspirojme dhe duam që të rrisim fëmijët tanë.

10. Në Miçigan, fushata është aq e nxehtë sa diferenca e votave mund të jetë shumë e ngushtë. Prandaj çdo sulm apo sabotim ndaj Grenell është një thikë mbas shpine ndaj Trump.

11. Republikanët shqiptarë duhet që të bashkohen në këtë fushatë, pa paragjykime në shërbim të fitores së presidentit Trump. Të rregullojmë shtëpinë tonë, Amerikën dhe pastaj të mendojmë për vendlindjet tona.

12. Edhe ata që janë dyshyes ndaj Grenell, le ti mbajnë dyshimet, por sot duhet të bashkohen për një qëllim tjetër, fitoren e Presientit Trump. “Armiku i armikut tim është miku im” thotë një fjalë e urtë e hershme.

13. Ka disa shqiptarë nga njëra anë bëjnë takime të selektuara me Edi Ramën dhe mbrojnë politikën e tij, i cili ka propozuar Ballkanin e Hapur, ka miqësi me Vuçiç më shumë se me cdo udhëheqës politik të Kosovës, por nga ana tjetër, këta shqiptarë bëjnë thirrje për të bojkotuar amerikanin Grenell. Ku është boshti i tyre politik dhe atdhetar këtu?

14. Për demokratët shqiptarë në Miçigan, ‘gurët” që po hedhin ndaj Grenell kam frigë se do t’ju bien kokës. Prandaj hapini sytë dhe mendjen sepse po dëmtoni mardhëniet më miqtë amerikanë, po krijoni armiq dhe distanca të panevojshme. Kosova ka nëvojë për miq në çdo kohë.

15. Të mërkurën në Imperial House do të jetë takimi i madh i Donald Trump Jr. dhe përfaqësues të lartë të Partisë Republikane me komunitetin republikan shqiptar. Asnjë perfaqësues i lartë demokrat nuk ka kërkuar të takojë komunitetin shqiptar. Ata nuk mendojnë për ju e as për Kosovën. Presidenti Trump po kërkon votën tonë dhe ne duhet tja japim, për të mirën tonë, për të mirën e Amerikës, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

 

AKADEMIK IDRIZ AJETI DHE STUDIUESI BEGZAD BALIU- Nga Skënder Karaçica

Recension i shkurtër
Akademik Idriz Ajeti,ishte figura intelektuale,shkencore,pedagog i brezave në Universitetin ,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë,që jetoi dhe mori frymë për një shekull në nënqiellin e Kosovës.
Opusin e tij shkencor ndër vite,me prorosinë e Akad.Idriz Ajeti iu besua për fushën e studimeve kërkimore-shkencore dr.Begzad Baliu dhe,tevona të angazhimit të Dr.Bahtijar Kryeziu,që për frymën në dritën e shkrimit shkencor,Akad.Idriz Ajeti ia ndërtuan panteonin e shekullit të dijes akademike për fushën e gjërë të shqipes në vijat e gjuhës së lashtë indoevropiane dhe të kulturës shqiptare.
Në një studim për figurën e albanologut të shekullit të kaluar Akad.Idriz Ajeti,në shkrimin e dr.Begzad Baliu me ka rënë para syve dialogu i shkurtër me profesorin Ajeti në apartamentin e tij në Prishtinë.
Në historinë e frymës shkencore dhe letrare,studiuesit dhe shkrimtarët,tashti janë bër përmendore në shkencën e gjuhësisë dhe të letërsisë, bartësitë e fushës shkencore-letrare dhe,na është prezentuar nga kritika se si ata e parandjejnë orët e fundit të jetës .
Në takimin e tij me Akad.Idriz Ajeti,i këndshëm,i afërt me taktin e Tij prej shkencëtarit e pedagogut të brezave shqiptarë në Kosovë,dr.Begzad Baliu,pena e tij prej studiuesi hodhi dritë në bisedën në relacionet e jetës,që,sipas profesor Ajeti,tashti ka ardhur fundi,-i thoshte ai studiuesit të ri Begzad Baliu.
-Nuk kam shumë kohë të pres,-me përseriti duke buzëqeshur.E kishte fjalën profesor Ajeti se mosha e tij një shekull jete në botën kërkimore-shkencore në fushë të shqipes dhe,sipas tij trokitja e orëve të fundit të jetës.
– Jo,jo- i thoshte profesor Baliu,-do të keni kohë e do të prisni Ju kur do të dalin në dritë botimet e dorëshkrimeve të tij të dijes për shqipen dhe kulturën shqiptare!
Njerëzit e panteonit të dijes shkencore dhe letrare,tashmë jemi në dijeni se si e dijnë për orët e fundit të jetës,shkruajnë kronikat tona dhe ato të përbotshme.
Profesor Begzad Baliu e mbajti fjalën dhe dorëshkrimet që ia dha në duart e tij Profesor Idriz Ajeti,dolën në dritë dhe u bën pronë e dijes për institucionet shkencore,akademike dhe universitare në hapësirën gjithë shqiptare.
Ne të gjithë jemi të tijtë të Akademik Idriz Ajeti!
Çikago,më 15 tetor 2024

Send this to a friend