Incidenti që ka ndodhur me 2 rusët dhe 1 ukrainas në uzinën e armëve në Gramsh ka bërë xhiron e mediave botërore.
Agjencitë më të mëdha mediatike kanë shkruar për këtë ngjarje, ku mbetën të plagosur dy ushtarë shqiptarë, të cilëve ju hodh spraj neuroparalizues.
“Shqipëria arreston 2 rusë dhe 1 ukrainas, tentuan të hynin në fabrikën ushtarake”, është titulli i Reuters, në artikullin e të cilit shkruhet se “Kryeministri Edi Rama tha se 3 personat janë të dyshuar për spiunazh. Autori përdori një sprej kundër ushtarëve teksa po përpiqej të arratisej por u ndalua nga rojet”.
Edhe britanikja The Guardian ka shkruar se “3 shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase janë përpjekur të hyjnë në fabrikën ushtarake. I dyshuari i parë përdori sprej paralizues ndaj rojeve të sigurisë pasi u kap duke tentuar të fotografonte në uzinën e Gramshit”.
“Dy ushtarë shqiptarë u plagosën nga përleshja me dy shtetas rusë dhe një ukrainas të cilët tentuan të hynin në një objekt ushtarak në Shqipërinë qendrore”, shkruan Deutsche Welle në artikullin e saj.
Ndër të tjera, në artikullin e DW thuhet se njëri prej të arrestuarve, 24-vjeçari rus M.Z. tentoi të fotografonte fabrikën e Gramshit që përdoret për demontimin e armëve të braktisura. syri.net
Komentet