Qëllohet me armë ndaj policisë. Dy pjestarë të tjerë të forcave speciale mbetën të plagosur dhe u transportuan në Tiranë
Një pjesëtar i Forcave Speciale të RENEA-s humbi jetën sot gjatë një përpjekje të armatosur në Fshatin Lazarat të Gjirokastrës , ndërkohë që dy pjesëtarë të tjerë të kësaj force policore morën plagë me armë zjarri pa rrezik për jetën.Të plagosurit janë transportuar në mesditë me helikopterë drejt Tiranës.
Burimet paraprake të Policisë së Gjirokastrës thanë se incidenti i rëndë ndodhi në brendësi të fshatit Lazarat ku forcat policore të trupës RENEA dhe forca të tjera kishin mbërritur për të arrestuar disa persona të dyshuar se gjatë natës së kaluar, kishin qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të Policisë në këtë zonë.
Sipas burimeve paraprake policore efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha , 31 vjeç , është qëlluar në kokë, ndërsa dy efektivë të tjerë , njëri në këmbë dhe tjetri në shpatull nga një banesë afër pikës ku forcat policore po kryenin një kontroll në një automjet ky dyshohej se ndodheshin disa nga autorët e sulmit të natës. Njësi të tjera policore dhe të trupave special nga qytetet e tera janë dërguar në Lazarat në mbështetje të një operacion në shkallë të gjerë të ndërmarrë në zonë për kapjen e personave që qëlluan mbi policinë. Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Cako mbërriti në mesditë në Gjirokastër ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet.
Incidenti i sotëm me humbjen e jetës së efektivit policor të forcave elitë të policisë RENEA është më i rëndi në fshatin Lazarat , i njohur për kultivimin masiv të marijuanës gjatë viteve të shkuara.
Në qershor të vitit të shkuar pas një përpjekje të armatosur disa ditore policia mori kontrollin në këtë fshat. Disa dhjetra persona u arrestuan dhe ndaj tyre kanë nisur tanimë proceset gjyqësore. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar incidentet e veçuara . za
Komentet