Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka ngritur akuza për mënyrën sesi po trajtohen hetimet dhe korrupsioni në Shqipëri.
Në intervistën për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie, Ahmetaj theksoi se ai ka përgjegjësi para popullit dhe drejtësisë, duke vënë në dyshim trajtimin e çështjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në vend.
Ai ngre pikëpytje përse autoritetet nuk po merren me disa nga aferat më të mëdha të korrupsionit, duke përmendur rastin e inceneratorëve të Tiranës, ndërtimin e autostradave, dhe probleme të tjera që kanë prekur ekonominë e vendit.
“Pse nuk shkojnë drejtpërdrejt tek inceneratori i Tiranës? Pse nuk merren me hetimin e AKSHI-t apo çështjes McGonigal?”, shprehet ai gjatë intervistës.
Ish-zv.kryeministri po ashtu hodhi dritë mbi një tjetër çështje të rëndësishme, atë të humbjes së 130 milionë eurove në çështjen Beketi, duke kërkuar që SPAK të ndjekë gjurmët e dosjes dhe të verifikojë mesazhet kërcënuese të Edi Ramës, që sipas tij kanë ndikuar në vendimin gjyqësor të çështjes.
Pjesë nga intervista:
Përgjegjësi para kujt?
Para popullit dhe para një drejtësie më të mirë, të pavarur.
Si mundet që ata kanë ndërmarrë një ekspeditë gjuetie mbi jetën time? Pse nuk shkojnë drejtpërdrejt tek inceneratori i Tiranës? Pse po përjashtojnë nga hetimi njerëz që nuk duhet të përjashtohen? Pse nuk i qepen tunelit të Llogarasë? Pse nuk i qepen AKSHI-t? Është një rrëmujë totale! Pse nuk i qepen autostradës Thumanë–Kashar? Pse nuk i qepen EchoPark-ut?
Po çështjes Beketi? Shqipëria humbi 130 milionë euro në këtë cështje. Pse SPAK-u nuk i dërgon një letër gjykatës së arbitrazhit që gjykoi çështje Bekti dhe t’i kërkojë dosjen? Në atë dosje do të gjeni që Beketi ka fituar vetëm për shkak të mesazheve kërcënuese të Kryeministrit për mbylljen e televizionit të tij.
Pse nuk i qepen çështjes McGonigal? Pse nuk i qepen anijeve për prodhimin e energjisë në Vlorë, që është një aferë e pastër korrupsioni? Pse nuk analizojnë dhe ndjekin kostot e rrugëve, të cilat janë disa herë më të larta se në vendet më të shtrenjta evropiane? Ata ndërmarrin ekspedita gjuetie për të shmangur thelbin e shumë aferave korruptive. Ata marrin urdhra… sn