Presidenti Donald Trump u betua për një mandat të dytë më 20 janar, duke u bërë presidenti i 47-të i vendit katër vjet pasi ai la detyrën si i 45-ti.
Në fjalimin e tij inaugurues, Trump u zotua të ndryshojë atë që ai e quajti “rënia e Amerikës”.
Trump foli me një ton kritik ndaj paraardhësit të tij, pa e përmendur atë, por gjithashtu u zotua për “unitet” për të ecur përpara.
Në fjalimin e tij, Trump konfirmoi planet e tij për të nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë në ditën e parë, duke përfshirë shpalljen e një emergjence kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, mbylljen e “hyrjes së paligjshme” dhe fillimin “procesin e kthimit të miliona e miliona kriminelëve ne vendet nga kane ardhur.”
Ceremonia e inaugurimit u zhvendos në ambiente të mbyllura mes temperaturave të ftohta në kryeqytetin e vendit, duke u zhvilluar në Capitol Rotunda dhe jo në pjesën e jashtme perëndimore të ndërtesës së Kapitolit.
Në përfundim të ceremonisë, anëtarët e klerit ndërfetar, duke përfshirë Atin Frank Mann nga Bruklini, Nju Jork, dhanë një bekim.
bw