ME PLIS TË BARDHË PARA HASMIT PËR LIRINË E KOSOVËS
Në fshatin Baicë të Drenicës,sot ka vdekur i burgosuri politik i viteve 1981,Sejdi(Sadri)Leku,i cili tërë jetën ishte në krah të frymës kombëtare për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.Me punën e tij të ndershme ai në punëtorinë e tij bënte dyer e dritare për shtëpitë e reja në Drenicë.Në punë dhe në veprimzarinë e tij prej veprimtari e burrit të odës,nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka.E kishte për nder e për kujtim të traditës e të porosisë së babait Sadri Leku,njeriu i përkushtuar për tokën e bukës dhe për rritjen e fëmijëve, të djemëve dhe të vajzave në Drenicën e halleve të kohës…
Ishte viti 1981 kur tërë Kosova vlonte nga brohortijet e demonstratave të rinisë,të studentëve dhe të popullit,në kërkim të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.Regjimi shekullor i Serbisë e kishte mbushur kupën me kurthat,hilet,vrasjet dhe skenarët e varfërisë dhe të shfarosjes për shqiptarët në tokën e vet.Kosova në këto vite ishte pjesa më e varfër e ish-Jugosllavisë dhe,për këtë nuk i prishej rahatia regjimit antishqiptar të Serbisë.Për shqiptarët në Drenicë,edhe kur shkonin në arat e bukës për të punuar,jetën e kishin luftë me regjimin serbo-jugosllav.
Sejdi (Sadri)Leku,në Gllogofc të kohës punoi si mjeshtër i mirë për dyer e dritare të reja.Ai gëzohej kur shihte që në fshatrat e Drenicës ndërtoheshin shtëpitë e reja dhe,mjeshtria e tij e vyer,bëhej pjesë e kulmeve të kuqe të shtëpive të reja,ku,bëhej dasmë e gëzime të familjes shqiptare nën vëzhgimin e pa rreshtur të regjimit se çfarë po bëjnë në Drenicë…?!Djali i Baicës,djali i Sadri Lekut,njeriut të vuajtur të udhëve të jetimit,e kishin burrëruar para kohe djalin e madh të tij Sajdiun,që me plis të bardhë,më ballin e hapur punoi natë e ditë për të mbajtur familjen me shumë anëtarë.Sejdiu u bë i njohur si mjeshtër për dyer e dritare në Drenicë dhe,përmes ,,fabrikës,, së tij ai mbijetoi kundër regjimit të kohës,vrastare dhe antishqiptare…
Në kronikën e jetë së tij ai kujtohet kur në demonstratat e rinisë shkollore në Gllogofc(1981)e mbylli duqanin e tij dhe u bashkua me turmën e shpirtit liridashës në Drenicë,me thirrjen e zëshme përtej maleve,,Kosova Republikë,,!Nuk u ndal vetëm me kaq,përditë Sejdiu në krah të rinisë e të demonstratave…Pushteti serb dhe udbashët e kishin përcjellë hap pas hapi burrin nga Baica dhe,në fund të udhës të shpirtit kryengritës të rinisë së Drenicës,e ndalin Sejdi (Sadri)Leku dhe ia vëjnë hekurat në duart e tij për të dërguar prapa grillave të burgut në Prishtinë.Aty nis kalvari i vuajtjeve,të maltertimeve,të rrahjes me hekurat shkopinj të policisë për të kërkuar fjalën e tij:Se kush qëndrona pas turmës së madhe të historisë më të re të Drenicës kundër regjimit serbo-jugosllav dhe për parollën me motive të platformës kombëtare,,Kosova Republikë,,!
Në burgun e Prishtinës dhe më vonë në burgjet e Serbisë,i denuar për veprimtari armiqësore sipas ligjeve të kohës,Sejdi(Sadri)Leku në tërë kalvarin e përgjakjes së trupit të tij,nuk e hoqi nga koka plisin e bardhë ,shenjë e traditës të maleve për liri të Drenicës…!Kështu mbeti tërë jetën burri dhe kryengritësi me frymën e lëvizjes së madhe,deri në kohën kur në Drenicë,doli para regjimit vrastar të Serbisë dhe para botës UÇK-ja në varrimin e mësuesit të vrarë në shkollën e Llaushës.
Tashti në vitin 1998 në Gllogofc,kishin ardhur forca të shumëta policore,ushtarake dhe paramilitare për të vrarë,për të djegur e shfarosur Drenicën.Në udhëkryqin Gllogofc-Skenderaj gjëndej shtëpia e vëllait të tij Gani Leku dhe,për shkak të rethimit e të bombardimit me armat më të rënda serbe,shumë familje shqiptare ia mësyen qendrës së Gllogofcit,që të shpetojnë nga skenarët e Serbisë të njohur për kohën,,Patkoj,,!Çaste të rënda,kishin ardhur për këtë anë të njohur në luftëra të prëgjakura,ku,në historinë shekullore të pushtimit e të ripushtimit nga Serbia,nuk ia ndali pushkën në malet kazerma të Ahmet Delisë,të Azem Bejtës,të Shaban Palluzhës dhe së fundi kryengritja e kthesës së madhe të historisë të Komandantit Legjendar të UÇK-së të Adem Jasharit.
Gllogofci në vitin 1998 ishte i rrethuar nga të katër anët nga forcat serbe.Sejdi (Sadri)Leku kishte dalur tek shkallët e shtëpisë dhe kishte filluar të grinte pak duhat(kaçak)për kutinë e burrërisë së tij.Në këto çaste po i thonë Sejdiut,hajde më shpejtë se jemi të rrfethuar e,hasmi nuk na pret…!Paksa si me humor,Sejdiu ua kthej fjalën:Pa e gri duhanin,nuk e kam ndërmend me e lshua shëtpinë…!Hjade me shpejt se ata erdhën në oborrin tonë,i thanë ata të shtëpisë përseri.Sejdiu nguli këmbë dhe,forcat armike të Serbisë i priti në tokën e vet,me plis të bardhë e para vdekjes…!
Përseri pas torturave të përgjakura,Sejdiu për herë të dytë u gjënd në burgjet e Serbisë,i dërmuar para vdekjes…!Dhe,në katrahurën deri në shkallë të gjenocidit,Kosova dhe shqiptarët,në vitin 1999, në krah të ndërhyrjes së forcave ushtarake(NATO) të aleatëve të udhëhequr nga Amerika,rrezet e diellit të lirisë së Kosovës erdhën me Lirinë dhe Pavarësinë.Në odat e Drenicës,historia shqiptare është shpjeguar se qyshse nga viti 1912-1999,shqiptarët asnjëherë nuk e kanë pranuar për shtet të vetin Jugosllavinë e aq më shumë Serbinë fashiste.
Sejdi(Sadri)Leku,kohën e Lirisë e të Pavarësisë së Kosovës e pati pritur ne zemër hapur dhe,shpeshherë thoshte:Të qofshin falë plagët dhe gjaku im,Kosova e Lirë!