Hajdari flet në intervistë për çështje të ndryshme aktuale për atë kohë.
Lideri i studentëve të Dhjetorit përmend edhe raportin me Sali Berishën, në fund të intervistës.
Intervista e fundit e Azem Hajdarit
Qe nga dhjetori ’90 deri tek atentati. Prishja me Berishen, çeshtja Koha Jone, nisma e re politike, sindikatat, gjithe aktiviteti misterioz i njeriut te fuqishem te PD.
***
Xhakovente te zeze igeliti, pantallona te zbardhura bluxhins dhe nje pale kepuce me qafa. Ky eshte imazhi i pare dhe i pashlyeshem i demokracise shqiptare. I hipur mbi borduren e shatervanit te Qytetit Studenti, Azem Hajdari, student i Fakultetit te Filozofise, midis rremujes dhe kaosit, kishte gjetur veshjen me te kushtueshme te garderobes se varfer, per te respektuar ate qe do ta bente te famshem, Levizjen Studentore. Ishte 10 dhjetor 1990 dhe te nesermen Shqiperia do te ngrysej me nje dimension te ri dhe te panjohur, pluralizmin. Shtate vjet me pas, Azem Hajdari ka mundesi te beje bilancin e karrieres se tij plot sukses dhe mistere.
Pse u hoq nga Kryetar i PD: pse nuk u bashkua me mocionistet; pse u be KryetarBotues te Koha Jone; pse synoi sindikatat dhe si ndodhi qe u rikthyer pas perjashtimit po kaq i fuqishem ne PD? Kjo liste pyetjesh enigmatike e cila vetem pjeserisht dhe ne menyre siperfaqesore mund te marre pergjigje, eshte nje nder rruget, per te shpjeguar gjithe politiken shqiptare ne pergjithesi. Ne prag te vitit te trete te karrieres politike, Hajdari perpiqet te shpjegoje anet e erreta te politikes se tij blu. I martuar ne moshen 18 vjecare me Fatmiren, nje vajze ne ate kohe 16 vjec, me dy femije, Kirin, 13 vjec dhe Rudinen 10 vjec, Hajdari ka qene vazhdimisht politikani me i komentuar i shtypit. Nje here i sulmuar ashper nga ZP dhe i mbrojtur nga RD, me pas e kunderta, i vene ne shenjester nga RD dhe Albania dhe i mbrojtur nga ZP dhe Koha Jone, ai ka kaluar vazhdimisht nga faqet e njeres ne ato te tjetres, here si engjell e here si xhebrail. Aktualisht eshte rikthyer edhe njehere si njeriu me besnik i Berishes, duke perseritur slloganin qe i pelqen me shume: “Kam besim tek puna, zoti dhe fati”. Ne prag te vitit 1998 rrefen edhe njehere aventuren e tij politikem, natyrisht, jo me gjithe kompleksitetin e saj.Dhjetori ‘90
Nje bashkepjesemarres ne Levizjen Studentore, Arben Lika, ju ka akuzuar, duke deklaruar se policia kishte dijeni per pranine tuaj ne proteste, naten e 8 dhjetorit?
Azem HAJDARI: Jo. Asnjehere. E dine te gjithe, madje edhe ai vete. Ne muajin shtator-nentor 1990 kisha marre nje dhome ne qytetin student, por nuk rrija gjithmone aty. E ndieja qe ishte kohe per ndryshime. Kisha dhene nje interviste ne gazeten Zeri i Rinise ne prill 1990 ku flisja per domosdoshmerine e tyre dhe i kisha drejtuar dy pyetje Adil Carcani mesditen e 8 dhjetorit. Pas kesaj, nuk kishim zgjidhje tjeter vec ndeshjes se hapur. Mbremjen e 8 dhjetorit isha ne dhomen numer 109, godina 14. Po lexoja tekstin e pedagogjise. E dija qe dicka do te ndodhte, pasi gjendja ishte shperthyese nga mungesat e shumta dhe djegia e transformatorit. Kur filluan thirrjet nxorra jashte nje shokun tim, Bashkim Dedej, dhe i thashe te me lajmeronte nese ishin me shume se 20 veta. Ai u kthye dhe me tha se qene mbi 30. Dola. Ishin perpara godines. Hipa mbi stolin qe eshte perpara saj dhe ju thashe: “Po qe se keni kerkesa politike jam me ju. Ju ve ne hipoteke dy femijet e mi”. Disa si Spiro Curra, Arben Broci, Ndue Lugja … me njihnin. Te tjeret pyeten kush isha dhe per cfare studioja. Kur ju thashe me ndoqen pas.
Nderkohe ate mbremje ju takuat Ramiz Aline?
Azem HAJDARI: Po. Ai kerkoi pas mesnate nje takim me 1- – 15 prej nesh dhe pranoi qe takimin ta bente ne Universitet. Kur u nisem, i thashe Arben Likes dhe Spiro Curres: “Po nuk u kthyem per 45 minuta vazhdoni protesten, ne nuk kthehemi me.” Kur u takuam, Ramizi dukej i lodhur dhe i pergjumur. Edhe Xhelil Gjoni qe rrinte ne kembe dhe fshinte derrasen e zeze. Te tjerat dihen. Pas kater ditesh u lejua pluralizmi dhe u formua Partia Demokratike.
Kryetari i PD
Ju qete Kryetari i Pare PD. Si ndodhi qe mbremjen e 13 shkurtit u zevndesuat me Meksin dhe te nesermen me Berishen?
Azem HAJDARI: Nuk eshte e vertete se jam zevendesuar me Meksin. Ne kishim shkuar ne nje takim me Ramiz Aline dhe kur u kthyem, gjetem ne seli nje mbledhjete kerkuar nga disa prej anetareve te Kryesise. Ata mendonin se meqe PD qe shndruar ne nje parti popullore, nuk ishte normale qe Kryetari i saj te ishte student. Natyrisht, kete e dija edhe une. Ate nate eshte votuar dhe kemi dale 9 me 9. Nuk ka fituar Meksi sic eshte thene. Madje sic e keni shkruar edhe ju ne librin “Piedestale pa statuja”. Une kerkova qe per kete ceshtje te vendose nje forum me i larte dhe thirrem mbledhjen e Aktivit. Kjo u be te nesermen ne nje nga sallat e Pallatit te Kultures. Aktivi zgjodhi Kryesine dhe po ate mbremje Kryesia zgjodhi Kryetarin. Qene kater kandidatura, Berisha, Pashko, Meksi dje une. Une u terhoqa ne favor te Berishes, Meksi dhe Pashko ndan votat midis tyre, ndersa Berisha fitoi 9 vota. Per kete e mbeshteten fort Neritan Ceka dhe Prec Zogaj. Kjo eshte nje gje te cilen une nuk mund ta mohoj.
Enigma e 2 Prillit
Ne daten 2 prill ne mesdite, Rober Koli, ish sekretar I PPSH per Tiranen ju ka akuzuar ne nje conference shtypi se ju po i prinit demostruesve qe po sulmonin Komitetin e partise se Shkodres?
Azem HAJDARI: Kjo dihet qe nuk eshte e vertete. Une isha ne Shkoder diten e diel, 31 mars. Ndenja aty edhe te nesermen per te pare si shkuan zgjedhjet. Mbasditen e dates 1 Prill u nisa me mandatin e deputetit ne xhep per Tirane. I rashe rruges se Gjadrit dhe ndalova atje per disa ore ne shtepine e nje student te dhjetorit, Shpend Jeshnica. Ne Tirane mberrita vone. Te nesermen me lajmeruan se ne Shkoder kishte problem dhe se policia kishte qelluar mbi protestuesit. Kryesia e PD vendosi te dergoje nje perfaqesi ne menyre urgjente. Isha une, Blerim Cela dhe Edmond Trako. Ne Bushat na ndali policia, por duke qene se une dhe Blerim Cela ishim deputete te porsazgjedhur te Shkodres u lejuam te kalonim. Ne qytet kemi hyre rreth ores 12.30 kur vrasjet qene kryer. Mbajtem nje fjalim tek Radio Shkodra dhe pas kesaj thirrem nje mbledhje te partive politike dhe komuniteteve fetare ne zyren e kryetares se Rrethit. Bene thirrje per qetesi dhe organizimin e nje varrimi madheshtor te nesermen.
Ju nuk dinit asgje dhe nuk kishit dhene aprovimin tuaj per organizimin e demostratave?
Azem HAJDARI: Absolutisht jo. Mora vesh per to me 2 prill ne Tirane dhe ne moment per te cilin me akuzoi Koli gjendesha rruges per Shkoder. Ndryshimi eshte se po shkoja atje per te shmangur gjakderdhjen dhe per te bere thirrje per qetesi.
Mocionistet
Ne mbledhjen e keshillit Kombetar te 6 gushtit 1992 dhe me pas ne Konferencen e Jashtezakonshme te 13 gushtit ju keni qene me prane kundershtareve te Berishes, hartuesve te mocionit. Si nuk u bashkuat me ta?
Azem HAJDARI: Eshte e vertete qe kam qene prane mocionisteve. Kam qene njohur me permbajtjen e mocionit disa dite perpara se ai te behej publik. Une isha kthyer nga SHBA ku gjendesha per nje kurs dhe ne shtepine e Arben Imamit, ne prani edhe te Spartak Ngjeles u njoha me permbajtjen dhe tezat e tij. Me disa isha dakort. Per disa kisha rezerva. Une i thashe Imamit se per ato qe mendoja se qendronin do ta mbeshtesja, per te tjerat nuk do te flisja. Dhe keshtu bera.
Ju u sulmuat nga shumica e diskutanteve. Si shpjegohet qe i shpetuat perjashtimit?
Azem HAJDARI: Ato kohe une kisha nje llogari te hapur Me Tomorr Dostin, te cilin e konsideroja njeri te rrezikshem per PD. Ata qe me sulmuan qene njerezit e tij. Por une kam qene i mendimit se per te mbrojtur idete e tua ne politike mund te gjendesh edhe poshte. Kjo ka pak rendesi.
Por Arben Lika qe ju sulmoi me ashper nuk ishte njeri i Dostit ?
Azem HAJDARI: Lika me erdhi nje dite me pare ne zyre. Me tha sinqerisht se ne parti kishte nje mendim se une duhej te goditesha dhe se kjo i ishte kerkuar atij. Lika me tha se i kishin premtuar dicka. Natyrisht, une i thashe te mos e bente. Ai e beri sepse keshtu e gjykoi me te arsyeshme.
Heqja e imunitetit
Ne shtator te vitit 1992 ju patet nje incident ne zyrat e PD me nje nga punonjesit e administrates. Pas kesaj ju hoqen edhe imunitetin?
Azem HAJDARI: Kjo ka qene nje histori e montuar nga dy kundershtaret e mi ne PD, Tomorr Dosti dhe Leka Toto. Nuk kam goditur asnje punonjes te administrates se PD. Sotir Qirjaci, e di kete, edhe pse luajti rolin e viktimes. Gjyqi, dhe heqja e imunitetit dhe gjithcka tjeter u be vetem qe te prekej reputacioni im politik. Natyrisht, krahas kesaj ata deshen te lartonin edhe figurat e reja politike.
Ju thoni se kjo qe nje histori e sajuar nga Dosti dhe Toto. Si shpjegohet atehere qe per heqjen e imunitetit tuaj kane votuar mbi 70 deputete?
Azem HAJDARI: E thashe, ideja e montuar e te dyve u pelqye edhe ne PD. Deshen qe permes kesaj te lartonin figura te reja.
Ato dite u tha se ne momentin kur ju paraqit lista e deshmitareve, e perbere nga mbi 20 vete ti je shprehur: une e kam qelluar ne zyre, jo ne stadium. Indirekt kjo do te thote se e pranon qe ke qelluar
Azem HAJDARI: Absolutisht jo.
Nisma e re politike
Ne Mars – Prill te vitit 1993 ju hodhet idene e “Nismes se re politike”. Rreth kesaj ideje u grumbulluan disa politikane dhe intelektuale. Ku konsiston kjo ide?
Azem HAJDARI: “Nisma e re politike” synonte evolucionin brenda PD. Ajo kerkonte t’i vishte politikes shqiptare frymen e harruar te dhjetorit dhe idealet e tij.
Por ne “nisem” merrnin pjese shume vete qe nuk ishin te PD si p.sh. Ngjela, ne ate kohe Kryetar i Ansamblese se PAD?
Azem HAJDARI: Padyshim, ajo synonte edhe evoluimin e gjithe politikes shqiptare. Por mbi te gjitha une synoja riperteritjen e Kryesise se PD. Problemet kane qene dhe jane gjithmone te kalueshme. Kjo eshte filozofia ime. Ne ate kohe une isha jashte vendimmarrjes ne PD, por nuk u largova. Rezistova, bera luften time dhe fitova.
Ceshtja Koha Jone
Po ne kete kohe, ne Mars 1993 ju u bete Kryetar i Keshillit Botues te gazettes “Koha Jone”, ne ate kohe gazeta me e ashper kunder PD dheBerishes. Si shpjegohet kjo levizje?
Azem HAJDARI: Nje nate me erdhen ne shtepi Nikoll Lesi dhe Frrok Cupi. Aleksander Frangaj qe arrestuar dhe Nikolla me tha se kishin nje konflikt me Zhulalin. Kishin frike se ai mund t’ju mbyllte gazeten dhe me kerkuan qe te behesha Kryetar I Keshillit Botues. Une e pranova. Dua te te them se e kam respektuar gjithmone lirine e shtypit, ndersa konfliktin e tyre me Zhulalin s’e kam kuptuar kurre.
A nuk kishte nje kontradikte midis fatit qe ju ishit deputete i PD dhe ne te njejten kohe drejtues i gazetes me te ashper kunder saj?
Azem HAJDARI: Ne ate kohe ajo nuk ishte gazete e ashper, qe thjesht kritike. Une isha i bindur se “nje mikrofon jashte nesh nuk na prishte pune”.
Ka pasur nje ide se kjo qe loje e Berishes?
Azem HAJDARI: Pyesni drejtorin tuaj, Aleksander Frangajn qe t’ju tregoj se pse ma kerkuan qe te behesha Kryetar i Keshillit Botues.
Greva e urise se te perndejkurve politike
Koha Jone nuk ishte aventura e fundit. Ne gusht te vitit 1994 ju u futet ne greve urie ne perkrahje te ish te perndjekurve politike. A ngjan edhe ky veprim kontradiktor?
Azem HAJDARI: Ka ndodhur i njejti skenar si ne rastin e Koha Jone. Kurt Kola erdhi ne shtepi dhe me tha se Meksi donte t’i nxirrte me dhune nga greva. Une i premtova se po te behej nje tentative per kete do te hyja edhe une ne greve. Ato dy dite kontaktova edhe me Meksin e Musarajn. E kuptova se ata kishin vendosur qe t’i nxirrnin me force. Nga ana tjeter, Kopliku na tha se kerkesat qene te realizueshme, por ceshtjen po e personalizonte Meksi. Mbremjen perpara se t’i nxirrnin kontaktova Arben Ujken, Shefin e Komisariatit nr.1. Ai ma konfirmoi se do te nderhynte. Prandaj ne mbremje hyra edhe une me dy studente ne greve. Fatkeqesisht policia nderhyri dhe nuk pyeti per faktin qe une isha deputet dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar per rendin, mbrojtjen dhe Shik. Pas kesaj, per gati 8 dite e vazhdova greven ne shtepi.
Kontrabanda
Gjate ketyre viteve ka pasur shume komente se ju keni realizuar kontrabanden e naftes, tranzitimin e droges etj.
Azem HAJDARI: Asnjehere. Madje une as i kam degjuar keto. Jam gati t’i pergjigjem cdo lloj akuze kudo qe te jete. Mos harro se gjate pese viteve asnje pjesetar i familjes sime apo gruas nuk ka qene ne pune shteti. As ne dogane, as ne polici financiare as kerkund.
Zgjedhjet e 26 majit
Shume here eshte thene se ju keni ushtruar dhune ne zonen tuaj gjate zgjedhjeve te 26 majit
Azem HAJDARI: Pyesni me mire konkurrentin tim te PS Luan Rama per kete.
Sindikatat
Krejt papritur, ne tetor te vitit te kaluar ju u deklaruat Kryetar i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise. Si ndodhi kjo?
Azem HAJDARI: Une nuk u deklarova, u zgjodha. Dy miq te mi sindikaliste me informuan per mbledhjen e Konferences se Jashtezakonshme ne Durres dhe kerkuan qe une te angazhohesha. Ate dite isha me Fidel Yllin ne zyren time dhe ata me kerkuan me urgjence. Kur shkova atje ishin mbi 300 sindikaliste qe kerkuan te vihesha ne vend te Xhekes. Une ju kam thene se nese nuk ishin kunder Berishes dhe se kishin si simbol dy gishtat ishin me ta.
Mos ishte kjo nje levizje kunder Meksit? Ju gjithmone e keni kritikuar ate, disa here ndoshta pa te drejte?
Azem HAJDARI: Meksi nuk duhej rizgjedhur Kryeminister. Nder kater votat kunder tij qe e imja. Sa per sindikatat, ai qe i pari qe me telefonoi, pa u kthyer ende nga Durresi.
Si shpjegohet qe Berisha u pozicionua kunder jush?
Azem HAJDARI: Ate e di me mire Berisha qe hyri ne loje.
Mos e gjitha kjo qe nje loje midis jush?
Azem HAJDARI: Une kisha gati gjashte muaj qe nuk kontaktoja me Berishen. As direkt as ne telefon. E kam kontaktuar pas gati nje viti vetem ne prill 1997.
Problemi i Ministrit te Brendshem
Azem HAJDARI: Pas rikthimit po kaq te cuditshem ne PD pas zgjedhjeve te 29 qershorit papritur Berisha ju propozoi per te zene vendin e Celos si Minister i Brendshem.
Cfare kulisash kane funksionuar ate nate?
Azem HAJDARI: Ministri i Brendshem qe arratisur dhe Berisha kerkoi zevendesimin e tij. Fino tha se ai ishte ne Fier, por bodigardet e tij dhe biletat e avionit deshmonin te kunderten. Ai ishte ne Athine. Nuk e di se si ka ndodhur, por di qe Shehu dhe Demi kane derguar kandidaturen time tek Fino dhe Berisha. Une e mesova naten vone nga televizioni. Vetem ne mesnate me lajmeruan. Nuk e di me gjate, por di qe Fino pranoi ta zevendesonte Ministrin e Brendshem me nje kandidature tjeter nga PD. Per kete u zgjodh Ali Kazazi.
Plagosja
Plagosja juaj ne parlament eshte nje ceshtje e njohur dhe e diskutuar. Me i rendesishem eshte opinion juaj. Vertet mendon se ai nuk qe nje akt personal, por nje atentat politik i parapergatitur?
Azem HAJDARI: Per kete jam i sigurte dhe kam prova. Ka pasur nje plan me te hershem per ekzekutimin tim. Qe nga janari 1997. Arsyeja eshte organizuar nga Mejdani, Nano, Dokle dhe Gjinushi. Mbase ky i fundit nuk ka qene aktiv. I kam te gjitha provat.
Per shembull?
Azem HAJDARI: Nuk sjell shembuj tani. Do t’i nxjerr ato ne momentin e duhur.
Atehere perse nuk shkuat ne ne gjyq?
Azem HAJDARI: Nuk mund te pranoj nje gjykate te posacme. Gjykatesja e ceshtjes qe ushtarake. Une shkoj vetem ne gjykaten civile.
Marredheniet me Berishen
Si i keni pasur marredheniet me Berishen gjate ketyre viteve?
Azem HAJDARI: Shume te mira dhe shume te keqija. Ne raste te caktuara ka qene i ashper me mua, por e dija qe ka qene i dizinformuar.
Te gjithe jane te bindur se ne shume raste ju keni bere lojen e tij?
Azem HAJDARI: S’kam bere kurre lojen e Berishes. Edhe ai nuk kishte arsye te bente lojra. Ishte president dhe kishte gjithcka ne dore. Megjithate, per te qene i sinqerte duhet te them se ideja se beja lojen e Berishes shpesh me ka interesuar. Per kete edhe nuk jam deklaruar publikisht. Me kete ide gjithmone ne veshtrim te fundit ruheshin nga une. Kjo me interesonte.
(Revista Klan, Gusht 1998)
Komentet