Nga Skënder Karaçica
Në moshën 103-vjeqare ka ndërruar jetë veprimtari më i vjetër në krahun e diasporës shqiptare në Amerikë, Hafëz Jusuf Azemi i lindur më 1920 në fshatin Dobrosht të Tetovës. Jusuf Azemi qysh në moshën e rinisë, thuhet në kronikat e kohës,i pati vërejtur padrejtësitë historike ndaj popullit shqiptar qysh nga koha mbretërore e Jugosllavisë (1918-1999) e deri në fund të shpërberjes të këtij shteti i formuar në vitin 1918 dhe një ogurzezë për shqiptarët e robëruar, që, në këto rrjedha historike asnjëherë nuk e njohën për shtetin e vet dhe në krah të saj Serbinë.
Për shkak të rrethanave të rënda pas ardhjes së pushtetit komunist në hapësirën etnike në Maqedoni,Hafër Jusuf Azemi me një grup të rinjsh shqiptarë marrin udhën për në Greqi, ku prej nga shkojnë në Bari të Italisë për të gjetur afër nacionalistët shqiptarë të udhëhequr nga Balli Kombëtar në krye me Mid`hat Frashërin, Vasil Andonin, Zef Palin, Hasan Dostin etjerë,që ishin të preokupuar me fatin e popullit shqiptar.Tërë rrjedha e këtyre ngjyrjeve të kohës janë zhvilluar në vitin 1945-1946,dhe në Itali në ketë vend Jusuf Azemi e takoi për herë të parë kryetarin e Ballit Kombëtar, Mid`hat Frashërin.
Jusuf Azemi si djalë i ri dhe në krah të Ballit Kombëtar zhvilloi një aktivitet me shpirt kombëtar, ku duhet theksuar se me vendimet e Kongresit të Ballit Kombëtar të mbajtur në Regio Emilia të Italisë, Mid`hat Frshëri e pati angazhuar Jusuf Azemin që t`i njoftojë anëtarët e ballit Kombëtar nga Kosova për rianëtarësim në frymën e Ballit Kombëtar, të cilën detyrë Jusuf Azemi, djali i ri nga Tetova e kryen me kënaqësi dhe nivel të lartë.
Në kujtimet e Jusuf Azemit tashmë në dritën e historisë kombëtare,thuhet se takimet me burrin e madh të kombit dhe të trualllit shqiptar,Mid`hat Frashëri kanë mbetur të paharruara deri në fund të jetës .Në takimet tona në Çikago,Jusuf Azemi për takimin e tij me burrin e madh të kombit i kanë mbetur në zemër dhe në shpirt ndër vite të tjetës.Nga ai takim me Mid`hat Frashërin,në rrethet e aktiviteteve tona kombëtar në Çikago,Jusuf Azemi i thoshte me zemër e shpirt:,,Fjalët e fundit të shqiptarizmit e kanë Prishtina dhe Tetova,,-u kishte thënë burri i madh i truallit Frashëri.
Në këto vite,Jusuf Azemi u dallua në krah të Komitetit ,,Shqipëria e Lirë,,pas shpalljes në Paris më 26 gusht 1949 dhe angazhimi i tij për themelimin e organizatave tjera politike ishte pjesë e frymës kombëtare shqiptare.Ndonëse në Londër më 6 shtator 1949,në një konfrencë të shtypit të mbajtur nga Mid`hat Frashëri,që e ndërpret për shkak se nuk ia mundësojnë të flasë për Kosovën dhe për ketë arsye lindi iniciativa që të themelohej Lidhja Kosovare nga përfaqësuesit e Ballit Kombëtar me bijtë më të mirë të lindur jashtë kufinjve të Shqipërisë londineze.
Për jetën dhe veprimatrinë kombëtare të Jusuf Azemit,profesor Riza Sadiku,botoi Monografinë me të dhënat historike dhe të bollshme arkivore,,Hafëz Jusuf Azemi,një jetë për kauzën shqiptare në mërgim,,Botues:Muzeu i Kosovës,Prishtinë,2012
Mërgata shqiptare në Amerikë po ndahet sot nga veprimtari më i vjetër në mërgatën Jusuf Azemi dhe, si thuhet me gjuhën e De Radës,këndej detit në Amerikën e largët me kujtimet tona se e patëm për nder të punojmë e të veprojmë afër me zemrën dhe shpirt atdhe,që,shpeshherë na thoshte:Po të kem edhe një jetë,unë përseri do të bëja luftën time për kombin dhe popullin shqiptar për një Shqipëri Etnike në Ballkan!
Prof.Skënder Karaçica