Në këtë vorbullë habitë fakti se si shtetët, qarqet ose strukturat e ndryshme evropiane ose europerëndimore në bashkëpunim me një grup matrapazesh, demagogësh dhe hipokritësh të ndryshem joshqiptar dhe antishqiptar në Kosovë, po i mbyllin sytë para atyre aktëve dhe faktëve të kryera të” rikthmit të sofistikuar” të Serbisë në Kosovë! Dhe, kjo me “dorën e zgjatur” të SHBA-së ose Perëndimit. Gjegjësisht, në emër të ” stabilitetit” dhe një të të ashtuquajturi “partneriteti global” ose “gjeostrategjik” të SHBA-së dhe Perëndimit me Serbinë, Rusinë, Malin e Zi, Maqedoninë etj.
Se këndejmi, po të ishin aq shumë të interesuar SHBA-së dhe BE-së për paqe dhe stabilitet të gjithëmbarëshëm dhe të qëndrueshën në gadishullin e njohur ilirik ose ballkanikë? Respektivisht, për mirëqeniën, paqen, stabilitetin, pavarësinë, integritetin, sovranitetin dhe prosperitetin e gjithëmbarshëm të popullit ( kombit) dhe shoqërisë së sotme shqiptare ose kosovare : Në Kosovë dhe gjithandej, sot do kishim ngjarje, zhvillime, kushte, rrethana dhe situata shumë me të favorshme ose me të volitshme në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme.
Nuk do kishim krim të organizuar, korrupsion, prostitucion, nepotizëm, kontrabandizem, familjarizëm, bajraktarizëm, partikularizëm të tepruar ose inflator. Nuk do kishim ministra ose kryeministra të korruptuar, t´kontrabanduar ose nën ” trashe” dhe “rrogoze” të ndryshme komplotiste, konspirativiste, dekonspirativiste etj.
Nuk do kishim klanizime, privatizime, uzurpime, fosilizime, instrumentalizime, relativizime dhe monopolizime të gjithëmbarshme dhe të çfarëdollojshme të prones ( kapitalit) dhe moralit të njohur shtetërorë ose nacional nga ana e nipave ose sternipave te ndryshem te Serbise, Bosnje Herecegovines, Malit te Zi dhe te tjereve qe bartin emra dhe mbiemra shqiptaresh te kontrabanduar dhe inkriminuar ne majat me te larta te shtetit, pushtetit, kuvendit dhe te te gjitha insitucioneve te tjera ne Kosoven e pasluftes. Nuk do kishim ekstremizma ose radikalizma të ndryshnme fetare, sociokulturore dhe të tjera. Nuk do kishim ” gjykata” ose ” tribunale speciale” në Kosovë ose dikund tjetër. Nuk do kishim komplote vendore dhe ndërkombëtare kundër ish pjesëtarëve ose komandantëvë me në Zë të UÇK-së për qëllime ose lajtmotive të ndryshme konspirative, dekonspirative, komplotiste dhe të tjera të cilat u shkojnë gjithmonë për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura hegjemone, militare, imperiale, ekspanzioniste, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre natyrorë ,historik ose ideologjik- kundër popullit ose kombit shqiptarë. Dhe, jo projektëve ose planimetrive të ndryshme integrale, paqësore dhe stabilizuese në Kosovë dhe gjithandej.
Ndonëse, gjithnjë duke menduar këtu në shtetët e njohura ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike të Perëndimit. Gjegjësisht, në lirinë, dinjitetin, identitetin, subjektivitetin, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin e gjithëmbarëshëm moral, ligjorë, shtetërorë, nacional dhe politikë të individit dhe kolektivitetit sipas konceptëve, idealeve dhe vizionëve të njohura perëndimore ose helio-oksidentale.
Se këndejmi, të pritësh ose shpresosh në mrekullira ose zhvillime të ndryshme integrale, funksionale, pozive dhe të tjera në Kosovën e udhëhequr ( sunduar) nga gardistët ose bashkëpunëtorët e njohur të Titos dhe ish regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviqit në njerën anë si dhe nga personat ose individët e ndryshëm me pemë ose origjinë të dyshimtë familjare ose gjenealogjike si dhe më intelegjencë ose aftësi të kufizuara ( reduktuara) shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, profesionale dhe të tjera në anën tjetër: Të ngjanë në ” punë” Sizifi! Gjegjësishtë, në demagogji, hipokrizi, hedonizëm, alikimizëm dhe makiavelizëm politik etj.
U mor vesh se të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një populli ( kombi) dhe të një shteti, në instancë të fundit janë miq, partner, klient, participant, aspirant dhe aleat të përbashkët dhe te barabartë në të mirëm e gjithëmbarshme të popullit ( kombit), shtetit ose shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Por, gjithmonë duke i njohur dhe respektuar origjinën ose pemën e njohur familjare ose gjenealogjike së bashku me edukatën, kulturën, arsimimin ( emancipimin), moralin, kredibilitetin dhe aftësitë ose potencialet njohura shkencore, intelektuale, morale, profesionale, sociale, societale, psikologjike, funksionale, karieriste ( kadrovike) dhe të tjera të liderëve të ndryshëm shtetëror, institucional ose politik në Kosovë në funksion të një shteti dhe shoqërie të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane , integrale, pluraliste, parlamentare dhe demokratike në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, depresioni, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive. Gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë. Mbase, për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria ( moraliteti), toleranca, solidariteti, paqja sociale dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun, politikanin ose qytetarin e lirë, sovran dhe integral në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, moralitetin dhe ekskluzivitetin e tij.
Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore ( qytetare) dhe politike në njerën anë, gjegjësisht, integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm shteterore, nacional, ligjor, kulturorë, shkencorë, intelektual, profesional, social, societal, ekonomik dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.
Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, arsimimin dhe demokracinë së bashku me pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsenzusin, kompromisin, kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional, ushtrak ( luftarak), politik, historik etj. Dukë i nënkuptuar këtu edhe”universalitetin global” ose ” globalitetin universal” në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore, qytetare, shtetërore, nacionale, politike dhe të tjera gjithandej globit. ë gjithë botën.
Ndaj, mu për këtë, edhe evolucioni ose zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit, ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të “konsenzusit dhe kompromisit” të njohur të August Commtit, “Vetëdijes kolektive” të E. Dyrkhemit, “Aksionëve ” dhe ” Vetëdijes individuale dhe Kolektive” të Max Weberit, “Karakterit referent të veprimit ose reagimit” të T. Parsonit, “Karakterit nacional dhe historik” të Meadovit, “Karakterit Antropohistorik, Antropogjeografik, Antropolitik, Antropobiologjik ose Antropogjenetik.” të A. Gobinos, R. Chemberleinit etj. Dhe, jo sipas epshëve të ndryshme karieriste ose profiteriste të konjukturave ose politikave të ndryshme ditore ose periodike. Qofshin ato nga vendi ose nga bota.
Me kazualitetin e njohur çlirimtarë ose shtetërore, nacional, ushtarak ( luftarak) dhe politik të një populli ose kombit të tërë, nuk ka të drejtë të lozë ose tallet askush.
Komentet