Imazhe satelitore të pajisjeve ushtarake që Rusia ka vendosur në afërsi të kufirit me Ukrainën. Foto:Maxar Technologies (Courtesy Image)
Fotografitë e publikuara më 20 prill tregojnë se si grumbullimin e pajisjeve ushtarake ruse në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Avionët ushtarakë rusë të tipit Sukhoi Su-34 shihen në pistën e bazës ajrore ruse, Morozovsk.
Fotografitë që janë përdorur në këtë tekst janë realizuar midis 27 marsit dhe 16 prillit nga Maxar Technologies, një kompani për imazhe satelitore që siguron “90 për qind të inteligjencës kryesore gjeohapësinore që përdoret nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”.
Tanke, kamionë dhe pajisje të tjera ushtarake shihen në zonën e stërvitjes Pogorovo në afërsi të Voronezh, në Rusi.
Kreu i Maxar Technologies, Dan Jablonsky, tha për The Wall Street Journal se kompania e tij i bëri publike këto fotografi sepse është e “përkushtuar për transparencë”.
Tenda të ngritura dhe pajisje të tjera janë vendosur në zonën e stërvitjes në Angarsy që gjendet në Krime, gjatë zbarkimit të fundit të ushtrisë ruse në këtë zonë.
Tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë rritur javëve të fundit dhe presidenti amerikan, Joe Biden javën e kaluar njoftoi për sanksione të reja ndaj Moskës, për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje dhe për sulmin masiv kibernetik SolarWinds.
Njësitë ajrore janë parë duke manovruar teksa ushtria ruse është vendosur në qendrën stërvitore Angarsy në Krime.
Zyrtarët amerikanë thonë se numri i trupave ruse në Krime dhe në afërsi të kufirit me Ukrainë është dyfishuar gjatë muajit të fundit.
Baza ajrore Kirovskoye në Gadishullin e Krimesë.
Avionët luftarakë rusë të vendosur në bazën ajrore Saki në Krime.
Tanke dhe pajisje të tjera ushtarake shihen në qendrën e stërvitjeve në afërsi të Voronezhit, në Rusi.
Rusia ka vendosur pajisje ushtarake edhe në qendrën stërvitore Opuk, në bregdetin e Detit të Zi në Krime.
Pamje satelitore nga qendra stërvitore në afërsi të Voronezhit të Rusisë.
Më 20 prill, ushtria ukrainase publikoi fotografitë të saja të ushtrimeve me tanke në një lokacion në “lindje të Ukrainës”, por nuk tregoi saktë se ku po zhvillohen këto ushtrime.
Ukraina ka kryer ushtrime me tanke në një lokacion të panjohur në lindje të vendit.
Ushtarët ukrainas vozisin makinat për sulme kundër-ajrore të tipit Tunguska.
Ushtarët ukrainas me tanke, marrin pjesë në një stërvitje ushtarake.
Më 19 prill, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kubela i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të “dekurajojë Moskën nga përshkallëzimi i mëtejmë i situatës”, duke kërkuar që ndaj Rusisë të vendosen sanksione të reja.
Komentet