Kryetari i LSI-së Meta udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së nesërme. Pyetja është se a do të pritet kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta në Departamentin Amerikan të Shtetit?
Në muajin qershor të këtij viti gjatë vizitës në Tiranë, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland nuk e takoi kryeparlamentarin Meta. Nuland në Tiranë takoi gjithë zyrtarët e lartë, me përjashtim të Metës.
Kush po ja organizon takimin Ilir Metës dhe cilat janë raportet e kreut të LSI-së me lobuesit e “Podesta”? Kujtojmë që Ilir Meta sulmoi ashpër këtë kompani ditën që u largua nga koalicioni me Sali Berishën. Gjë që nuk e ka bërë më.
Por burime të afërta pranë kryetarit të LSI-së bëjnë me dije se qëllimi kryesor i vizitës është kontakti me prokurorë amerikanë. Në rast se kjo arrihet dhe Ilir Meta vjen në humor nga SHBA, ka shumë gjasa që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë menjëherë hetimin ndërkombëtar të aferës CEZ-DIA. Kjo pasi kryeprokurori Llalla mund të ketë në dorë edhe listën me emrat e prokurorëve të huaj që kryeparlamentari Meta do të ishte i gatshëm të hetohej. Syri.net
Komentet