Meta tregoi edhe dy dështimet më të mëdha të Edi Ramës: “Mendoj se dështimet më të mëdha janë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe të çështjes së drogës, që është një gjë e tmerrshme për Shqipërinë…”,- tha ai.
Z. Meta, duket se dashuria ose afrimi me z. Rama ka mbaruar…
Nuk është çështje dashurie, por është çështje përgjegjësie dhe përgjegjshmërie… Z. Rama ia dhamë shansin, ia dhamë mundësinë, por degradimi i qeverisjes së tij është i tmerrshëm, sidomos në dy vjetët e fundit. Përpjekjet e tij për të uzurpuar të gjitha pushtetet në vend janë të papranueshme dhe jashtë çdo lloj koncepti demokratik, kështu që kjo është një histori që besoj se do ta marrë përgjigjen shumë qartë më 25 qershor dhe as shefi i ri i OSHEE-së nuk e shpëton dot, pavarësisht nga angazhimi dhe zelli i tij. Ai po e bën mirë detyrën e tij, me thënë të drejtën…
Po punojnë aq mirë sa edhe stafet duket se i kanë bashkuar e po punojnë bashkërisht. Po më kujtohet kolegu ynë që ishte para pak ditësh, Edi Rama, më duket se Fuga ishte kryetari i fushatës elektorale…
Është i përbashkët ai…
Po pra, dukej si i përbashkët se, sapo doli Rama te Arjan Çani, e konfirmoi edhe Lul Basha që do të jem të premten tjetër aty. Pra, duket se i kanë bashkuar edhe stafet…
Është një gjë e mirë, se në fund të fundit një rilindje është, që nuk ka lidhje as me PS-në, as me PD-në, as me vlerat tradicionale historike të dy partive.
Po Edi Rama është më mjeshtër për t’i bërë këto.
Po, normal, se është edhe piktor dhe ngjyrat i bën më mirë…
Po, se e shau republikën e re të Lul Bashës, tha se duket si reklamë birre…
Po mund t’i bëjë ndonjë dizajn tjetër, kështu që ta ndihmojë pak…
Mund t’ia bëjë edhe ky vetë që republika e re të bëhet më e bukur. Tani, a mund të na thoni sot për publikun, z. Meta, se jeni edhe në fushatë elektorale dhe është mbase edhe e rëndësishme, dështimet më të mëdha të Edi Ramës në qeverisje.
Mendoj se dështimet më të mëdha janë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe të çështjes së drogës, që është një gjë e tmerrshme për Shqipërinë…
Komentet