Ish-balerini shqiptar Ilir Kerni emërohet Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit, në Kroaci.
Ky teatër është shembull i një objekti të lashtë trashëgimie, pasi mbart një histori 126 vjeçare, si një nga teatrot më të vjetër të Kroacisë.
Artisti që mbart disa tituj si “Artist i merituar”, Urdhëri “Naim Frashëri”, “Oskar Ormosh” (2 herë), “Çmimin më të lartë në Kroaci”etj., dha kontributin e tij për afro 3 vite edhe Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Shqipëri, si drejtuesi i këtij institucioni, derisa në verë të 2016-ës dha dorëheqjen
Lajmin e ka bërë të ditur sopranoja Ermonela Jaho, e cila uron kolegun e saj në rrjetet sociale.
“Urime Ilir Kerni për emërimin e merituar si Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit dhe komplimenta kroatëve për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike kombëtare shqiptare si ju”, shkruan sopranoja.
Komentet