Nëse qeveria dhe opozita nuk merren vesh për tejkalimin e krizës parlamentare, atëherë rreziku për një konflikt brenda shqiptarëve është shumë i mundshëm.
Madje konflikti mund të shkojë drejt një lufte të panevojshme civile, që do të ishte katastrofike për Kosovën.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri”, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe “rezistuesi i fundit” opozitar në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda.
Deda, ishte i vetmi deputet nga opozita i cili jo vetëm që qëndroi në seancën e ratifikimit të MSA-së, por edhe votoi pro dhe bëri që të futet shtesa “Republikë” në marrëveshje.
Deda për këto dallime me partinë e tij dhe bllokun opozitar ka thënë se është i gatshëm që të bartë përgjegjësinë individuale, edhe pse këto dallime në botën demokratike, sipas tij, janë normale dhe “ata që mendojnë ndryshe kanë probleme me të kuptuarit e demokracisë”.
Deputeti ka ftuar kolegët e tij deputetë që të mos jenë “piun” të liderëve politikë, por të bartin përgjegjësinë individuale.
Ndërkohë ka përmendur Komisionin e Venedikut si propozim i cili do t’i jepte fund maratonës së krizës.
Komentet