Dorëshkrimi F 205 i Biblioteca Ambrosiana në Milano (Ilias Ambrosiana) me tekst dhe ilustrim të vargjeve 245-253 të librit XIII të Iliadës nga fundi i shekullit V ose të shekullit VI.
Iliada (greqishte e lashtë: Ἰλιάς, Iliás) ose Kënga e Ilionit, është një poemë epike greke e lashtë, në heksameter daktilik, tradicionalisht e atribuar Homerit. Vendosur gjatë Luftës së Trojës – rrethimi dhjetëvjeçar i qytetit të Trojës (Ilioni) nga një koalicion i shteteve ake – tregon për betejat dhe ngjarjet gjatë javëve të një grindje midis mbretit Agamemnon dhe luftëtarit Akil.
Edhe pse historia mbulon vetëm disa javë në vitin e fundit të luftës, Iliada përmend shumë nga legjendat greke rreth rrethimit; ngjarjet e mëhershme, si mbledhja e luftëtarëve për rrethimin, shkaku i luftës dhe shqetësimet që lidhen me të, duket të shfaqen afër fillimit. Pastaj tregimi epik merr ngjarjet që profetizohen për të ardhmen, siç është vdekja e afërt e Akilit dhe rënia e Trojës, megjithëse tregimi mbaron para se të ndodhin këto ngjarje. Megjithatë, pasi këto ngjarje janë paracaktuar gjithnjë e më shumë, kur mbaron, poema ka dorëzuar një tregim pak a shumë të plotë të Luftës së Trojës.
Iliada çiftëzohet me diçka të një vazhdimësie, Odiseja, poema epike tjetër që atribuohet Homerit.
Së bashku me Odisejan, Iliada është ndër veprat më të vjetra të letërsisë perëndimore, dhe versioni i saj i shkruar është datuar zakonisht rreth shekullit VIII p.e.s.[1] Sipas Michael Nagler, Iliada është një poemë më e ndërlikuar se Odiseja.
HOMERI DHE ILIADA E TIJ
Sikurse poezia epike dhe lirike që i paraprijnë poezisë dramaturgjike dhe gjinive e llojeve të tjera letrare, ashtu edhe eposet homerikë, bashkë me autorin e tyre legjendar, i prijnë gjithë letërsisë antike greko-romake dhe asaj gjithevropiane. Shikuar nga aspekti i vlerave historike, sot ekziston bindja e përgjithshme se Homeri ka një vend të veçantë në gjithë historinë e letërsisë evropiane ose, thënë figurativisht, për botën letrare ai është si një mbret dhe qëndron mbi poetët e tjerë.
Admirimi që kanë pasur grekët e vjetër për Homerin dhe për këngët e tij ndryshon krejtësisht nga ai që mund të kemi ne ndaj një poeti bashkëkohor, sepse vlera historike e të gjithë poetëve të mëvonshëm mbetet mbrapa Homerit në çdo pikëpamje. Dihet se grekët Iliadën dhe Odisenë nuk i kanë konsideruar libra të shenjtë, sikur bie fjala hebrenjtë Biblën ose arabët Kuranin, sepse ata në Homerin shikonin artistin, i cili në asnjë moment nuk ishte profet ose vizionar i tyre, por letrar dhe dijetar i dijes njerëzore me porosi jo të shpallura, por të krijuar në mënyrë njerëzore. Në Shtetin e tij Platoni shkruan: “Glauk, kur të takohesh me ata njerëz, të cilët thonë se Homerin duhet lexuar dhe studiuar vazhdimisht që t’i përmirësojnë rrethanat njerëzore dhe tërë jetën ta kalojnë sipas mësimit të tij, përshëndeti me respekt, si njerëz më të mirë të botës, duke u pajtuar me ta se, vërtet, Homeri është poeti më i madh dhe i pari ndër poetët e tragjedisë.”
Ky poet dhe veprat e tij zënë një vend qendror në të gjithë letërsinë antike, pse me origjinalitetin dhe përsosurinë artistike të tyre, kanë ushtruar ndikesë më të madhe mbi poetët e mëvonshëm grekë, romakë dhe të tjerë. Epërsia e tij mbështet në vlera të pamohueshme, që janë: teknika e përsosur epike e këngëve homerike, shprehja e pasur artistike, gjuha artificiale dhe shumë karakteristike e tyre, vargu “heroik” shumë e qëlluara, formulat e shpeshta të poezisë gojore e tjera. Në këtë mënyrë mund të thuhet se pa njohjen solide të këngëve homerike nuk mund të ndriçohet e as të kuptohet drejt zhvillimi i mëvonshëm i mendimit letrar, evropian përgjithësisht: thembra e Akilit, bukuria e Helenës, besnikëria e Penelopës, shkathtësia e Odiseut etj., janë bërë proverbiale dhe si figura stilistike janë mishëruar në letërsinë botërore, kurse Olimpi (grek) i Homerit, i cili atëbotë ka paraqitur njerëzinë e gjithëmbarshme, duke i shprehur shoqërinë e perëndive, të rrethuar nga heronjtë, shembëlltyrat e jetës së përditshme, në artin e fjalës së shkruar është bërë pronë e të gjitha kulturave.
Letërsia antike është më e vjetra dhe njëkohësisht më e njohura në letërsinë evropiane: ajo përmban veçori ballkanike dhe bazament parahomerik dhe mbështetet në kulturën e shumë popujve të tjerë kontinentalë dhe mesdhetarë që i zë ngoje edhe vetë Homeri. Prandaj edhe këtu, duke i dhënë lexuesit në dorë Iliadën shqip, shtrohen disa momente me rëndësi, si përkitazi me poezinë parahomerike ashtu edhe me autorësinë e këngëve homerike, me përmbajtjen dhe formën artistike-letrare të krijimit të tyre. Për lexuesin shqiptar interes të veçantë zgjon gjithsesi edhe përkthimi i Iliadës nga Gjon Shllaku, si një fenomen letrar i gjithë historisë së letërsisë së përkthyer shqiptare.
Që në fillim duhet thënë gjithashtu se pikërisht Homeri është poeti më i lexuar i të gjitha kohëve, ngase, sipas të dhënave statistikore të UNESCO-s për vitet 1950-55, Iliada dhe Odiesa qenë veprat më të përkthyera nga poezia e gjithëmbarshme botërore. Edhe ky moment është i jashtëzakonshëm, sepse të jesh më i pari dhe përsëri të mbetesh më i miri, duket sikur të ishte e pabesueshme. [3]
Në gjuhën shqipe kjo vepër gëzon dy variante të përkthyera, përkatësisht nga Gjon Shllaku dhe Ilia Ballauri. (Wikipedia)