Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar serb për krime gjatë luftës. Ky është Momir Pantic pjesë e MUP deri më 1999. Sipas Radio Evropa e Lirë,” duke iu referuar mediave të Beogradit, Momir Pantiq ka qenë komandant i Komisariatit të Policisë së Serbisë në Istog deri në kohën kur forcat serbe u larguan nga Kosova, pas ndërhyrjes së NATO-s. Pantiq nga ajo periudhë ka ikur nga Kosova, ndërkaq viteve të fundit ka jetuar në qendër të Serbisë, në Kralevë.”
Se Momir Pantic ka qenë pjesë e MUP e ka konfirmuar edhe ikona serbe e të drejtave të njeriut Nataša Kandić e cila në Twitter shkruan se : “Ish-kreu i OUP-së në Istok, Momir Pantiq, dëshmoi para Tribunalit të Hagës se në vitin 1999 kishte nën kontroll në komunën e Istokut, komandanti i së cilës ishte Princip Milosavljeviq dhe nënkryetari i atëhershëm i komunës, Malisha Peroviq. http://brigada e 7-të e këmbësorisë.”
Kjo e vërtetë e shprehur nga zonja Kandiç ka mjaftuar që ta sulmonin në Twitter me sharje e fyerje nga më të ultat, “duke e akuzuar për mungesë patriotizmi kundër popullit serb”.
Natasha Kandiç është një nga ato figura që e nderojnë Serbinë dhe popullin serb, por që natyrisht është e papranueshme nga ata që i kanë shërbyer kriminelit Sllobodan Milosheviç që e lau ish Jugosllavinë dhe Kosovën me gjak të pafajshmish.