Sot, 28 Mars, ka ditëlindjen e 90të nëna jonë, Hirushja e harruar e artit shqipëtar. Prima Ballerina, Zoica Haxho, jo për nga radha se kur u shfaq në horizontin e vendit që e lindi, por në atë që arriti të krijojë në emër të tij, baletit dhe koreografisë kombëtare shqipëtare.
Qysh në fillimet e saj në Balshoi Theatër,(shkollën koreografike pranë tij) e cilësuar si talent i veçantë me një kercyeshmëri të lindur, e cila së bashku me partnerin e saj të skenës Argon Aliaj, fitoi çmimit e dytë në konkursin ndërkombëtar të baletit në Moskë në vitin 1956, me numrin koreografik Flakët e Parisit.
Më pas pjesë e pandarë dhe vitale e vënies në skenë të shumë veprave të baletit botëror apo kombëtar, ku me punën e palodhour dhe zhdërvjelltësinë e trupit të saj jo vetëm ndihu të krijoheshin e të viheshin në skenë, por me mjeshtërinë e vullnetin e paepur mbajtii për 30 vjet thuajse gjithë repertorin e TOBsë dhe jo vetëm, duke debutuar thuajse në çdo skenë teatri që nga Shkodra deri në Vlorë, nga Konispoli në Tropojë, në çdo cep të Shqipërisë, për të mëdhenj dhe vegjël, me një rekord shfaqesh ende të pa thyer deri më sot.
Kudo që debutoi në Europë apo në Kinë la mbresa të pashlyera dhe mori vlerësim maksimal për cilësinë e jashtëzakonëshme të kërcimit të saj.
Statistikat janë në arkivin e TOBsë. Me një galeri të pasur rolesh kryesorë që nga baleti i parë Kujdesi i Kotë, tek baletet Lola, Fadeta, Françeska da Rimini; Halili dhe Hajria; Delina, Petja dhe Ujku, Muza e Paganinit, Cuca e Maleve, dhe Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, ku e ngriti Nicën nga një rol dytësor në atë kryesor, deri sa e detyruan me forcë të dalë nga skena dhe Shkolla e Baletit për t’u mos u kthyer më kurrë atje.
Pa frikë, themeluesja e shkollës Koreografike e cila me kontributin e saj të veçantë, duke trokitur në çdo derë të burokracisë pushtetare deri tek nivelet më të larta, duke punuar natë e ditë jo vetëm si pedagoge por deri dhe në imtësiteë më të vogla të projektit me vendosmërinë, pasionin dhe reputacionin e saj të pacënuar, mundi ta nxjerrë në jetë. Simbol për të gjitha!
Pa asnjë dyshim solli një art krejtësisht të ri, baletin klasik, në një vend ku as mund të mendohej kurrë se mund të lulëzonte mbi rrënojat e një kulture sa obskurantiste po aq sa dhe të lashtë, Një Art modern me një fizionomi krejtësisht shqipëtare si pjesë e pandarë e trupit të saj. Një art, i cili do të kish në qëndrën e vet një grua plotësisht të kulturuar dhe të emancipuar e cila iu përkushtua tërësisht deri në vetëmohim.
Gëzuar ditëlindjen Hirushja jonë që edhe sot nuk ndalesh së bëri çdo mëngjes nën tingujt e pianos “ushtrimet” dhe këmbëngul të mbash gjallë ëndërren tënde që askush s’e cënoi dot, por çdokush do të dëshëronte ta admirojë e ta kish
Te tijën dhe zemrën ta mbushë me atë pasion të pashtershëm siç e ke pasur dhe e ke ti, gjithë jetën tënde kokeëartë dhe në heshtje, pa kërkuar dhe atë që të takonte!
Shëndet dhe jetë të gjatë nëna jonë fisnike dhe e shtrenjtë!
EA 3/28/23 all the rights and copyrights are protected.