Napoli 6.X.1953 – Nr.30/2576 – 224/31840 – SINJALIZIM –
- DREJTUES ZYRES VIGJILENCES HUAJVE pranӫ Kuesturӫs, GENOVA
Me dt 2 tӫ kӫtij, i ardhur nga Roma ka arrit nӫ Napoli, duke u vendos nӫ Hotel “S. Lucia” , qytetari shqiptar, PRENK DEFRROK PERVIZI, mbi karvizitӫn e tӫ cilit, tӫ varur mbi valigjӫn, ӫshtӫ shkruar, “ PRENK DEFRROK PERVIZI, ish Gjeneral i Mbrohtjӫs Kombӫtare tӫ Shqipӫrisӫ.
Pasditӫn e djeshme, dt. 5 i kӫtij, ӫshtӫ pâraqitur nӫ hotel njӫ individ, me theks te huaj, i cili ka kӫrkuar takim me Gjeneralin.
Personelit tӫ hotelit, i panjohuri qӫ s’ka pranuar tӫ tregojӫ emrin e tj, ka deklaruar se duhet tӫ dorӫzojӫ PRENKES njӫ biletӫ, qӫ i pӫrkhyer nga anglishtja, kishte ketӫ tekst : “Koloneli JAMARAS Vasili nuk ӫshtӫ nӫ Napoli, por nӫ Gjermani. pa firmӫ. I panjohuri si mori vesh se PRENK nuk ishte nӫ hotel tha se do tӫ vinte pӫrsӫri. Deri tani s’ӫshtӫ dukur mӫ. Gjen. PRENK, qӫ ӫshtӫ objekt mbikqyrje, nga mbramja, po nuk ndryshoi vendim, do tӫ niset me tren pӫr nӫ Genova. Ai mban njӫ valigje luksoze dhe pô ashtu sende pӫrdorimi, si kuti cigarӫsh, çakmak, cigarishte dhe zinzxhir çelӫsash, tӫ florijtӫ. Rezevohӫmi tӫ njoftojmӫ çdo gjӫ tjetӫr tӫ dobishme qӫ mund tӫ jepӫt nga shӫrbimi i mbikqyrjӫs nӫ vazhdim.* Përsa i përket veprimtarisӫ së tij në mërgim, flasin disa dokumentë tё Ministrisë së Brendshme italiane, ku del se ai ndiqej nga sigurimi italian dhe mbahej nën vëzhgim për lëvizjet e kontaktet e tij në Itali , veçanërisht në vitin 1954, kur paskej bërë disa udhëtime e kontakte ne qytetet Romë, Napoli e Gjenova. Janë 11 dokumentë që na u dërguen nga miku dhe histioriani e diplomati Bejtollah Destani në Ambasadën e Kosovës në Romë, të cilit i shkojnë falemenderimet tona. Jo vetëm kaq, po nga një dokument tjetër del se ai ndiqej e vëzhgohej nga shërbimi sekret italiane edhe ne kohën e Mbretërisë kur ishte kolonel, e ku cilësohej i rrezikshën dhe besnik i Mbretit Zog, bashkë me diplomatin shkodran Ҫatin Saraçi. Dikush me pat njoftue se nje shkodran kishte gjashte letra tӫ Prenk Pervizit dergue Mehmet Verlacit nӫ Itali. Ky ishte i biri i Shefqet Verlacit e bante pjesӫ nӫ Bllokun Indipendent. Kӫto letra nuk na kane ra ne dore sepse ai personi as lajmӫroi as u interesue me i tёrheqё se pakut si kopje.
————————————
*– Dokumentёt e mёsipёrm i kemi cituar si një provë e veprimtarisë tё PrenK Pervizit edhe në kushtet e emigracionit politik kur u largua nga Shqipëria për në Greqi më 1946. Siç shihet, Prenk Pervizi, ndonse emigrant politik nӫ Greqi, ndiqej e vӫzhgohej nӫ lӫvizjet e tij, kur kalonte nӫ Itali. Ai i kishte agjentӫt e fshehtӫ pas shpine kudo qӫ shkonte e udhӫtonte . Patjetӫr se do te kӫtӫ edhe dokumenta tӫ tjerӫ tӫ llojit. Pёr tani ne u mjaftuem me kӫto dy shembuj.
PERSHKRIM KRONOLOGJIK
Shkollat, karriera e detyrat.
4 maj 1897, lindi në Skuraj të Kurbinit.
6 shtator 1977, vdiq në Jolimomt tӫ Belgjikës.
Shkollat :
1904 – 1914, kreu fillorën dhe gjimnazin në Shkodër
1914 – 1918, kreu Akademinë Ushtarake në Austri, Vienë.
1929 – 1934, kreu Shkollën e Luftës (Shtatmadhorisë) në Torino
Karrіera ushtarake.
1918:-1920 : Toger rethh komandanti i Krujës
1920-1922 : Kapiten me detyra të ndryshme.
1922 –1924 Kapiteni Kl. I-rë për merita lufte.
1924-1929- Zonë- komandant i Qendrës (Tiranë e rrethe)
1929- Major (në Shkollën e Luftës Torino)
1933 – N/Kolonel, pas mbarimit Shkollë Luftës.
1937 : Kolonel, më 25 vjetorin e Pavarësisë.
1942 -43: Gjeneral Brigate
1943-45 : General Divisoni, Ministër i Mbrojtjës.
1946-1977 : Gjeneral, emigrant politik.
Detyra e veprime ushtarake :
1918-1920. Reth komandan i Krujës
Janar 1920 : në mbrojtje të Kongresit të Lushnjë
1920-1921 : Në shtabin e operacionëve pë dëbimin e Serbëve.
1921 : në shtabin e operacionit për shuarjën e rebelizmit të Mirditës.
8-9 Mars 1922 : mbrojtja e Tiranës kundӫr rebele, shpartallimi i grushtit shtetit.
Nëntor –Dhjetor 1926 : shuarja e kryengritjës Dukagjinit
1929-1933 : Shkolla e Luftës e Torinos.
1933-1935 ; Ispektor i studenteve të Italisë.
1935-1936 : Në komisionin e Vezhguesve te Luftës së Abisinisë.
1936-1938 : Përfaqësues i Shqipërisë në Manovrat të Mëdha të Italisë.
7-9 prill 1939 : në Korçë, i panjoftuar për sulmin fashist, mbron e përciell Mbretin Zog në Greqi.
1941 : lufta italo-greke, urdhëron braktisjën frontit nga trupat shqiptare.
1941-1942 : si kundërmasë, izolohët në malet e Pukës.
Janar 1942, gradohet Gjeneral brigate.
8 shtator 1943 : kapituillimi Italisë, merr në dorëzim Komandёn nga Gjenerali Dalmazzo.
1943 – 1944: Ministër i Mbrojtjës me gradën Gjeneral Divizioni.
1944 : gusht-tetoir, me misionin anglez në mal.
1944-1946 : I arratisur ne mal, largohët në Greqi.
1946-1977 : . emigrant politik në Greqi, Itali e Belgjikë ku vdes më 6 shtator 1977.
Dekorata :
- Medalje e Artë e Trimërisë (1922)
- Medalje e triumfit te Legalietit (1924)
- Urdheri Skendrbeut (1927)
- Urdhëri kalorsiak i SS. Maurizio e Lazzaro (1933)
- Urdhëri i Besës (1937)
- Urdhëri i Kurorës së Italisë (1937)
Ka dhe dekorata të tjera që duhet të verifikohën.
Tituj:
- Qytetar Nderi i Bashkisë Laç – Kurbin, 2002.
- Qytetar Nderi i Skurajt-Kurbin, (vendlidja),2005.
- Qytetar Nderi i Komunës Milot-Kurbin, 2005.
Jeta e veprimtaria,
përmbledhje sipas datave kryesore
1987-1977
1897, 4 Maj 1897, lindja nё Skuraj tё Kurbinit.
1904-1914, kryen gjimnazin në Shkodër.
1914-1918, kryen Akademinë ushtarake në Vjenë t’Austrisë. Njihet e miqёsohet me Ahmet Zogun., me tё cilin kthehёt nё Shqipni mё nentor 1918.
.
1918 – 1920, toger, rrethkomandat i Krujës, kalon pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Martohet me Prena Gjokolaj (Paçukaj) nga Rrësheni.
Tetor 1920, merr pjesë aktivisht në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjes me kuadrot e tjerë oficerë dhe forcat ushtarake shqiptare.
1920 – 1922, në Komandën e operacionëve për dëbimin e forcave serbe, dhe kundër bandave të veriut bashkë me, Ahmet Zogun, major Preng Jakun, Bajram Currin, Elez Isufin, Alush Agën e Lumës, Ahmet Satën, Dërvish Dumën, Muharrem Bajraktarin, Gjon Fushën, etj., ushtarakë. Njëkohësish më 1921 me major Preng Jakun, shuejnë kryengritjen e Mirditës, e nxitun prej Jugosllavisë.
8 mars 1922, i lidhur me Ahmet Zogun, mbron Tiranën, nga grushti i shtetit të Elez Isufit, duke i shpartalluar forcat rebele që orvateshin të pushtonin kryeqytetin e Parlamentin e të rrëzonin Qeverinë ligjore. Kjo i dha mundësi Ambasadorit anglez Ayres të ndërhynte për të qetësuar gjendjën. Gradohet kapiten i Kl. I-rë për merita lufte e dekorohet me medalje e trimnisë. Nё Nёntor Ahmet Zogu bahet Kryeministёr.
24 Qershor – 24 dhjetor 1924, Perkrah dhe ndjek Zogun në Jugosllavi, ku ban pjesë në shtabin qendror te operacioneve me në krye Zogun, kolonel. Shtabi Qendror i operacionëve përbahej nga: Kryetar Ahmet Zogu, dhe kapitenët, Prenk Pervizi, Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine, Hysni Dema, Ceno Beg Kryeziu etj.

Fiqri Dine Prenk Pervizi Muharrem Bajraktari Hysni Dema
Katër Zonë Komandantët fuqiplotë të Shqipërisë, 1924-1929, qe bashkë me Zogun afirmuan Shtetin e Ri shqiptar, ku roli e ndikimi i tyne ka qenë vendimtar.
Një fotografi historike, prove e padiskutueshm e randësisë e autoritetit që kishin këta katër burra që me te drejtë, Julian Amery e quejti “Kuadrimvirat” (sundimi i te katërve) sipas termit latinisht të romakëve 1924 – 1929, Presidenti A. Zog, ndan Shqipninë në katër zona e krijon një kuadrumvirat (sundimi i të katërve) në rang guvernatorësh ushtarakë ose zonë-komandantë, me Prenk Pervizin, Muharrem Bajraktarin, Fiqri Dinen e Hysni Demën, me fuqi të jashtëzakonshme që vareshin vetëm prej tij. Prenk Pervizi caktohet zonë-komandant i Qendrës (Tiranës). Mbrenda pesë vjetëve ky kuadrumvirat i çeliktë vendos rendin e stabilizon përfundimisht vendin. Kjo përiudhë mund të quhet si periudha që u dominua nga këto katër oficerë, në rang guvernatorësh ushtarakë, ku Prenk Pervizi luajti rol kryesor e qëndroi pranë Zogut, si krah i djathtë i tij.
Nendor – Dhjetor 1926, pelcet kryengritja antikombëtare separatiste e Dukagjinit me epiqendёr Shalë e Shosh organizuar, nxitur e paguar nga Jugosllavia, që rrezikonte vetë ekzistencën e Shtetit Shqiptar. Zgjidhja e kësaj krize të rëndë, iu besua nga Presidenti A. Zog, Prenk Pervizit, që i dha komandën supreme të operacionëve me fuqi të jashtëzakonshme. Me një strategji befasuese e mposhti kryengritjen brenda një kohë rekord, që mrekulloi e çuditi edhe këshilltarë anglezë dhe hollandezë, dhe i dha lavdi të madhe emrit tij. . Gradohet major. Qëndron në këtë detyrë deri 1929. Gjatë kësaj kohë bashkëpunon me Gjeneralin Percy për formimin e kuadrove të Xhandarmërisë.
1929 – 1934 vazhdon e kryen Shkollën e Luftës (Shtatmadhorisë) në Torino. Dallohet në manovrat të përfunimit të shkollës. Dekorohet me urdhërin e lartë kalorsiak, SS Maurizio e Lazzaro. Gradohët Nënkolonel. Transferohet në Firence ku caktohet me detyrën e inspektorit të stundentëve shqiptarë në Itali. Kthehët në Shqipëri, ku caktohet pranë Ministrisë së Mbrojtjes me detyra organizative, ku punon e ndikon për modernizimin e ngritjen profesionale të ushtrisë. Krijon e derjton kurset e plotёsimit ku jep vetё mёsim.
1935 – 1936 përfaqëson vendin në Komisionin Ndërkombëtar të Vezhguesve nё luftën e Abisinisë i përberë nga oficerë (kolonela), amerikanë, austriakë, japonezë, portugezë, rumunë, hungarezë, që qëndrojnë pranë shtabëve të Gjeneralëve, De Bono, Badolio e Graziani. Kupton qëllimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia (nga Musolini). paralajmeron Mbretin Zog për këtë rrezik. Me rasin e 25 vjetorit të Pavarësisë, 28 nentor 1937, gradohet kolonel e dekorohet me urdhnin e lartë të “Besës”, dhe me Urdhërin e Lartë të Kurorës së Italisë për misionin në Luftën e Abisinisë.
7 – 9 prill 1939 Pushtimi i Italisë fashiste e gjen në Korçë të palajmeruar e panjoftuar nga askush, as nga Ministria e Mbrojtjёs as nga Mbreti Zog. E merr vesh vetëm nga radiot e huaja. Me trupa tё pakta e pa armatime të mjaftueshme, vendos të organizojë luftën popullore me armët personale të popullit e furnizim armatimesh nga ana greke, tё premtuara ne rast rreziku nga Italia. Ky plan dështon sepse detyrohet t’i dalë zot mbrojtes e përcielljes së Mbretit Zog në Greqi. Para se të dale në Greqi, i ban thirrje mbretit për të leshuar kushtrimin dhe për të filluar luftën popullore në mal, por Zogu nuk pranon këtë propozim, sipas tij për të mos dëmtuar popullin e vendin. Kthehet në Shqipëri, me urdhër të fundit tё vetë Zogut, ku mban një fjalim n’emër tё tij. Ishte fundi i Mbretërnsë shqiptare.
1939 – 1940 Ka takim me Gjeneral Pariani (Mёkёmbёs), të cilit i parashtron se ushtria shqiptare do të qëndronte e pavarur dhe pasive, e nuk do të merrte pjesë në veprime kundër popullit të tij, krah ushtrisë italiane. Ai qëndroi përdokohë në dispozicion. Mbahet nën vëzhgimi te SIMI- it, ( Shërbimi sekret italian).
1940 – 1941, Lufta italo – greke. Disa batalione shqiptare u përfshinë në divisionet italiane, Julia e Venecia. Prenk Pervizi u caktua në zonën e Korçës – Ersekë –Bilishtit, komandant regjimenti ku përfshihej batalioni “Tomorri” i major Spiro Mosiut. Lindën kundërshtime me italianët e ndodhën incidente, me asgjёsimin e n jё njёsiti shqiptar. Prenk Pervizi, kundёsrhtoi pranё komandёs italiane ku u shpre se “ushtria shqiptare s’bahej mish per top”. Planifikon me komandën shqiptare e urdhëron braktisjen e frontit. Italianët pësojnё një disfatë të madhe. Ushtria shqiptare hiqet nga fronti. Prenk Pervizi, izolohet në malet e Pukës me një pjesë tӫ ushtrisë. I pari oficer i lartë shqiptar në histori që nuk pranoi që ushtria shqiptare të luftojë përkrah një ushtrisë pushtuese. Në kundështim me pashallarët shqiptarë, që jo vetëm që luftuan përkrah ushtrisë së pushtuesit turk, por edhe kundër popullit të tyre.
8 shtator 1943, Kapitullimi i Italisë. Merr në dorëzim Komandën nga Gjenerali Dalmazzo, duke i imponuar lëshimin e urdhërit të dorëzimit të ushtrisë italiane, pranë komandave shqiptare efektive apo të malit (edhe NCl, etj.) Kështu u krye kapitullimi i Italisë në Shqipëri. Pas dorëheqjes së Gjeneral Aqif Permetit, në shtator 1943, emërohet Ministër i Mbrojtjës me gradën Gjeneral Divizioni.
1943 – 1944, në funksionin e Ministrit të Mbrojtjes (Komandant i Mbrojtjës Kombëtare), kërkon të riorganizojë Ushtrinë Kombëtare Shqiptare nën një komandë të vetme, por gjen kundërshtimin e gjermanëve, të cilëve u kundërvihet me vendosmëri duke mos i lejuar që të krijonin forcat SS në Shqipëri . Nga ky kundërshtim i acaruar, ai doli në mal bashkë me Keshillin e Lartë e Qeverinë dhe u bashkua me forcat e tjera nacionaliste të malit, si dhe me misionin anglez, me të cilin qëndroi deri në largimin e tyre në tetor 1944, duke i mbrojtur nga sulmet e gjermanëve dhe të komunistëve.
Sa ishte në Krye të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, rëndësi e përparësi të madhe ai i dha frontit të Kosovës, për të përballuar sulmet e forcave serbe, ku kishte dislokuar dy regjimentë efektivë të përforcuara me njësi vullnetare kosovare, duke caktuar dy kolonelët, Qazim Komanin dhe Fuad Dibren, në komandën e atyne forcave. Plane qe u sabouan nga partia komunsite shqiptare, që ishte lidhur pas politikës jugosllave, ku Kosova ishte viktima e parë që iu dorëzua Serbisë „motër“. Ky sabotim e tradhëti ndodhi edhe nga ana e Aleatëve që hoqën dorë e nuk ndihmuan nacionalistët, që kërkonin ta mbanin Kosovën. Sa ishte ne krye ushtrisё kombёtare shqiptare, kambё serbi nuk shkeli ne Kosovё.
1944 – 1946, Me ardhjen e komunistëve në fuqi, qëndron dy vjet i shtrehuar në malet e forta të Kurbinit, i mbrojtur nga besnikëria e madhe e banorëve të kësaj krahine, në pritje të një veprimi të mbeshtetur nga Aleatët (sipas fjalës që kishin dhanë). Aleatët nuk ndërhynë fare. Në shtator 1946, ndërmerr aksionin tepër të guximshëm të arratisjes për në Greqi, duke kaluar përmes Tiranës, ku qëndron 10 dit i strehuar tek disa miq besnikë mirditorë (Llesh e Ndue Gjeçi). Përcillet me makinë deri në kufi nga ish shoferi i tij korçar, trim e besnik, LLazi Sterjo.
1946 – 1965, qëndron 19 vjet në Greqi. Orvatet të krijojë me atdhetarët e tjerë, një forcë ushtarake ndërhyrëse më 1950 – 54 (me Muharrem Bajraktari, Fiqri Dinen, Hysni Demen, (e të tjerë oficerë e patriotë) në marrëveshje me Mbretin Zog, që gjendej në Kajro. Por Grekët, dhe kryesisht Anglezët e pëngojnë këtë organizim, duke mos e lejue Mbretin të vinte në Greqi, e duke venë kondita të papranueshme.
1965 – kalon në Itali, ku i propozojnë të mbajë gradat e detyrat si Gjeneral, me kusht që të merrte nënshtetësinë italiane, gjë që ai nuk pranoi dhe kalon në Belgjikë si refugjat politik, ku u bashkua me mikun e madh, kolonel Muharrem Bajraktarin. Ndërkohë ai kishte hartuar një plan për krijimin e një detashment shqiptarёsh për të luftuar në Vietnamin e Jugut, plan qe ia paraqiti qeverisë amerikane me një letër dretue vetë Presidentit John Kennedy. Ky projekt s’u pranue nga fakti se nё atё luftё merrnin pjesё vetёm forca tё shtetёve anёtare OKB.
1966-1977, nӫ Belgjikӫ, i nderuar e respektuar nga shqiptarӫt dhe belgӫt. Lidhur me miqӫsi tӫ madhe me Muharrem Bajraktarin, nӫ bashkӫpunim pӫr ceshtjӫn kombӫtare shqiptare. U shque pӫr fjalimet e tij ne raste festash ku bente thirrje pӫr Bashkim, ku kritikonte ndasirat nӫ partina e organizata, qӫ krijonin mosmarrӫveshje e pӫrcarje. Mosha bёn tӫ veten dhe me 6 shtator 1977, pas një sëmundje të rendë e të shpejtë, ai ndërroi jetë në spitalin Jolimont, duke pasur te kryet, mikun e shtrenjtë Muharrem Bajraktarin e miq të tjerë shqiptarë. U përcoll në varrim nga gjithë mërgata e Belgjikës dhe të vendeve të tjera. Mbajtën fjalimet e rastit, Patër Ambroz Martini, kolonel Muharrem Bajraktari e patrioti Rifat Kolgjini. Familjarët e tij gjendëshin të mbyllur në burgjet e kampet e diktaturës. Vetëm pas 45 vjetëve të bijtë, Valentini dhe Leka me familjet e tyre patën mundësi t’ia nderonin varrin ku prehej prej kohësh i vetmuar, e të vendosnin lule te freskëta mbi atë varr.
FOTOGTRAFI HISTORIKE E SHTABIT Të LARTë
TE USHTRIS KOMBETARE SHQIPTARE
TIRANE, 28 Nëntor 1944.

Gjeneral Prenk Pervizi, Ministër i Mbrojtës dhe Zv. tij Gjeneral Mirdashi mes oficerëve madhorë në festën e 28 Nëndorit 1943.
Kёta oficerë shtamadhorë u masakruen nga dikatura komuniste, përveç Prenk Pervizit , dhe Kol.Von Kishner (me shёrit tёb zi), tё arratisur.

Mbreti Zog e Prenk Pervizi u takuen edhe në mërgim disa herë për çeshtjen shqiptare. Mbreti vdiq më 1963 në Paris 24 vjet pas largimit nga Shqipnia. Gjeneral Prenk Pervizi vdiq në Belgjikë më 1977 pas 31 vjet mërgim.
.
Në 100 vjetorin e lindjës dhe 20 vjetorin e vdekjës, 1997, shqiptarët e Belgjikës
e nderuen kujtimin e Prenk Pervizit bashkë me familjarët e tij
që te ky varr u gjetën vetëm pas 45 vjet.
Arkivoli i Prenk Pervizit në kishë.
Fotografi e ruejtun nga miku Ded Mjeku nga Puka.

Lek Pervizi, i biri, te varri në 20 vjetori i vdekjës me djemi e nipin
e familjës së patriotit Refat Kolgjinit mik i Gjeneralit

I nënshkruemi para spitalit “Jolimont” të qytetit La Louvière,
ku im atë u shtrue dhe vdiq më 6 shtator 1977
Komentet