Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka prezantuar programin e tij elektoral 2023-2027 për të ndryshuar qytetin në 4 vitet e ardhshme.
Në një video në Facebook, Cara ka renditur prioritet e tij si kryebashkiak i ardhshëm i Durrësit, ku vend të rëndësishëm zënë investimet në infrastrukturë, furnizimi me ujë, përpunimi i mbetjeve, ulja e taksave dhe tarifave vendore, mbështetja e turizmit komunitar, si dhe rritja e buxhetit për mbështetjen e shtresave në nevojë.
‘Si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme. Brenda 2 viteve mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë. Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje. Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet. Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve. Aktivizojmë industrinë lokale të riciklimit. Ulim taksat dhe tarifat vendore. Për të rinjtë një zonë rekreative në afërsi të stadiumit. Për më të vegjelët kënde lojërash dhe parqe të gjelbëruara kudo në qytet. Brenda mandatit qëndër rezidenciale me të gjitha shërbimet për të moshuarit tanë. Rritja e buxhetit për ndihmën dhe integrimin e shtresave në nevojë. Çdo rrugë e shtruar në territorin e bashkisë brenda 4 vjeçarit. Tregjet të rinj bujqësor në Sukth, Rrashbull, Katund i Ri, Ishëm, Manëz si dhe nxitjen e biznesit të agroturizmit. Mbështetje të turizmit komunitar përmes rendimit. Përplilimi i strategjisë së Durrësit si ‘Smart City’ dhe forcim i infrastrukturës digjitale. Në programin tim Durrësi 2023-2027 përcakton dhe sfida të tjera të përbashkëta. Së bashku mund t’ja dalim sepse qyteti je ti’.
POSTIMI I PLOTË:
Për Durrësin tonë! Një qytet që krijon mundësi, me hapësira të dedikuara dhe shërbime për të gjithë!
Bashkë bëjmë ndryshimin!
Qyteti je ti!
#durres #njereztelire #qytetijeti #Bashke #ndryshim #IgliCara #Voto1
syri.net