“Por ajo çka vertet vlen, ti vendosim emrin e tij gjimnazit të vetëm të Tropojës, i cili së shpejti feston 60 vjetorin e tij. E meriton këtë emër gjimnazi me traditë, do të ishte padyshim ikona jetëgjatë e arritjeve historike ndër vite dhe tregues i një epoke të lavdishme të kuadrove që sakrifikuan gjithçka për arsimimin dhe kulturën e Tropojës në veçanti dhe të Malsisë së Gjakovës në përgjithësi.”
Një grup intelektualësh nga Tropoja
Idriz Talush Logu lindi në Markaj të Tropojës më 12.05. 1937 në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Ai u rrit dhe u edukua me frymën e bujarisë dhe fisnikërisë malësore, me etjen për dije dhe me dëshirën e thellë per tu arsimuar, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike dhe mjedisit ngarkuar me paragjykime të vjetra.
Shkollën fillore e mbaroi në Bujan , një ndër shkollat e para të hapura në Tropojë, ndersa shkollën tetëvjeçare në qytetin B. Curri, nderkohë që Shkollen e Mesme Pedagogjike e perfundoi në Shkodër me rezultate të shkelqyera. Studimet e larta në Fakultetin Histori – Filologji të Universitetit Tiranës, në degën Histori, i kreu me rezultate shumë të mira në vitin 1964.Ai perfundoi gjithashtu edhe Kursin Pasuniversitar per drejtues shkolle, po në Tiranë.
Në vitin shkollor 1955-1956 filloi punën si mësues në shkollën tetëvjeçare të qytetit B. Curri dhe vetëm pas tre muajsh u caktua si inspektor arsimi, detyrë që e mbajti deri në vitin 1959, kur u emërua Drejtor i të parës shkollë të mesme në Tropojë, gjimnazit “ Asim Vokshi”.Pastaj më vonë drejtoi per shumë vite Seksionin e Arsimit dhe Kultures në rreth, me kompetence dhe aftësi komunikimi.
Ai ishte gjithashtu edhe drejtor i Shkollës së Mesme Industriale të Fierzës, gjatë kohës kur ndertohej Hidrocentrali i Fierzës, duke deshmuar veti të mëdha menaxhuese dhe duke e kthyer këtë shkollë në një qender të vertetë profesionale dhe vatër e lindjes së kuadrove të ardhshëm teknikë.
Ishte edhe drejtor i Shkollës Mesme Cerrnicë dhe më 1981 caktohet si drejtor i Kabinetit Pedagogjik të rrethit , detyrë që e mbajti per tetë vite. Në sajë të perzgjedhjes tij të qëlluar dhe të punës së spikatur studimore dhe shkencore, kabineti mbeti një orientues i pazëvëndësueshëm per zhvillimin dhe reformimin e arsimit lokal dhe më gjerë.
Pervoja e tij u pergjithësua nga Ministria e Arsimit, duke cilësuar si arritje zgjerimin e arsimit të mesëm në Tropojë, ngritjen dhe pasurimin e bazës materiale dhe didaktike, shkollimin dhe sigurimin e kuadrit vendas, kualifikimin adekuat të mësuesve si dhe afrimin dhe perfshirjen e komunitetit vendas, nderthurur kjo me vetë ndryshimin e mentalitetit të familjes tropojane drejt koncepteve të përparuara të kohës.
Kudo qe punoi, Idriz Logu, puna e tij qe e vlerësuar dhe e nderuar, sidomos si drejtues perfekt dhe me autoritet moral dhe shoqëror, si njeri publik dhe i angazhuar, si orator i veçantë, si njeri gjithmonë opozitar ndaj pengesave të zhvilimit, si demokrat i vertetë në marrëdhënjet njerëzore, si mik i njerëzve të thjeshtë , të cilëve u gjendej gjithmonë pranë, si prind model i edukatorit që di të percjellë gjithmonë te fëmijët i tij, tiparet me të mira.
Idriz Logu është autor i dhjetëra referateve, kumtesave e punimeve të ndryshme në sesione shkencore dhe në katër konferenca pedagogjike të rrethit si dhe në aktivitete të ndryshme kulturore dhe historike brenda dhe jashtë vendit, ku dalloi eksperienca e tij si metodist, por dhe bagazhi i vyer i njohurive historike per Tropojën dhe trevat e tjera shqiptare.
Nderkohë ishte bashkëpuntor i organeve pedagogjike dhe gazetave tjera, ku shkroi dhe mbrojti teza dhe projekte arsimore dhe kulturore si dhe të mbrojtjes së traditave të zones. Ishte bashkëautor i librit “ Historiku i Arsimit në Tropojë” ku shkroi pjesën “ Arsimi në vitet 1975-1990”
Pjesë e rëndësishme e Shoqatës së Historianëve, ai në fund të jetës tij, po punonte per ringritjen e Muzeut Historik të rrethit, perherë konstruktiv, koherent dhe i përkushtuar si nga ana shkencore , por edhe në pikëpamje të objektivitetit social dhe shoqëror.
Arritjet në fushën e arsimit në rrethin e Tropojës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me figuren, punën dhe mundin e Idriz Logut tek i cili ishin të mishëruara në mënyrë të harmonishme aftësitë shkencore dhe personale me artin e të drejtuarit, si rrallë tek ndonjë tjetër. Breza të tërë nxënësish kanë marrë dije prej tij dhe sot janë politikanë dhe pushtetarë,mjekë të shquar, shkrimtarë të njohur dhe shkencëtarë, të cilet e kujtojnë sot me shumë respekt këtë figure të madhe të arsimit.
Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e studimeve pedagogjike, psikologjike dhe historike. Edhe pas daljes në pension, nuk reshti së punuari per problemet e arsimit, të shkollës dhe mendimit shkencor si dhe të problemeve sociale që kalonte Tropoja. Per këto merita ai u zgjodh nënkryetar i Këshillit Pluralist të rrethit dhe anëtar nderi i disa organizatave tjera.
Idriz Logu, në kohë të ndryshme është vlerësuar me urdhra dhe medalje. Pas vdekjes u dekorua nga Presidenti i Republikës me medaljen “ Naim Frashëri” i Argjendë, vlerësim i cili ishte larg vlerave të verteta që mbart ai në kompleksitetin e ngjarjeve që shoqëruan jetën e tij.
Të gjithë e dinë dhe e pohojnë në Tropojë, Idriz Logu ishte njeri i fjalës së thënë hapur dhe ballas, kurrë i pajtuar me padrejtësitë dhe kompromiset konformiste, njeriu që kurrë nuk afrohej me servilët dhe kameleonët e çfarëdo rryme, njeriu gjithmonë avantgardë me të renë dhe zhvillimin, duke respektuar pandalur historinë dhe traditat e familjes dhe vendit të vet, njeriu që kurrë nuk vuri para parimeve njerëzore, meritat e veta personale, titujt dhe dekoratat.
Per shumë vite me rradhë ka qene evidente kerkesa e ish nxënësve, ish kolegëve dhe mbarë popullit të Tropojës, për të vënë në vendin e merituar këtë figurë të kompletuar të arsimit tropojas, si figura kryesore e tij, si drejtuesi i parë dhe jetëgjatë, si bartës i rezultateve të pamohueshme në fushën e arsimit dhe kulturës.
Vazhdimisht, intelektuale dhe përfaqësues të komunitetit kanë kërkuar vlerësimin e merituar të tij, tani si përfaqësues të brezit të sotëm, por edhe të veteranëve të arsimit tropojas, ti propozojmë Presidentit të Republikës, ti akordojë atij dhënjen e titullit: “ Mjeshtër i Madh i Punës” për Idriz Logun, por ajo çka vertet vlen ti vendosim emrin e tij gjimnazit të vetëm të Tropojës, i cili së shpejti feston 60 vjetorin e tij.E meriton këtë emër gjimnazi me traditë, do të ishte padyshim ikona jetëgjatë e arritjeve historike ndër vite dhe tregues i një epoke të lavdishme të kuadrove që sakrifikuan gjithçka për arsimimin dhe kulturën e Tropojës në veçanti dhe të Malsisë së Gjakovës në përgjithësi.
Idriz Logu ishte njeriu që vazhdimisht në mënyrë aktive, me bindje dhe me me një aktivitet per tu patur lakmi, përcillte gjithmonë ndershmëri, dinamizëm dhe ekuilibër të qendrueshem, tolerancë dhe respekt, kulturë dhe prespektivë, duke edukuar me energji, besim dhe kurajë ,elementët modern të intelektualëve të kohës, në skenën e këtushme, por jo vetëm, ai mbetet një shembull i papërseritshëm i intelektualit atdhetar dhe gjithmonë të angazhuar..
Kurrë nuk shikoi nga vetja, familja e tij apo interesa meskine të momentit, aq shumë të perhapura në kohë, por shpresoi dhe punoi, duke besuar në një të ardhme qytetare dhe evropiane , larg shablloneve vulgarë të ditës. Në mbledhje , konferenca dhe kongrese ku ai mori pjesë, u bë në mënyrë të natyrshme pjesë integrale dhe e admirueshme, njehkohësisht e respektuar dhe e vlerësuar edhe nga personalitete shqiptare, për elegancën, natyrshmërinë dhe pjekurinë e gjykimit si dhe maturinë e vendimit të marrë në kohë të ndryshme.
Edhe në momentet më delikate dhe të veshtira të marëdhenjeve politike në Tropojë, ai ja arriti të jetë një zë origjinal i mendimit dhe aksionit politik bashkekohor, kontributi i të cilit veshtirë të harrohet nga njerëzit e ndershëm tropojanë.
Idriz Logu vdiq i ri, vetëm 64 vjeç, mesditën e 1 korrikut 2001, një humbje e befasishme që hidhëroi te gjithë. As semundja e rëndë dhe e pashërueshme, nuk arriti ta vinte poshte, ruajti optimizmin deri në fund, vullnetin dhe kurajon për të qenë me dinjitet deri në çastin e fundit.
Por nuk vdiq në memorien e popullit tropojan, pjesa me krenare e të cilit tani është ai vetë, me veprën dhe figurën e tij. Koha e të qënit njeri , ka qenë gjithmonë, por tani me shumë se kurrë historia verteton se njerëzit e mençur mbeten, servilët, kameleonët dhe frikacaket bien, pavarësisht çdo lloj mbrojtje. Koha pranon njeriun dhe ngadalë ju nderton piedestalet në shpirtrat e njerëzve!
Idriz Logu e ka ndërtuar tashmë piedestalin e tij në kujtesën e Tropojës, koha eshtë t’ja ndriçojmë me tepër atë me vlerësimin e merituar!
Së shpejti festohet 60 Vjetori i Gjimnazit të Bajram Currit, një shkollë me tradita , e cila kishte si drejtor të parë Idriz Logun.Emri i tij do ta nderonte këtë shkollë, me godinë ta saporindertuar, e gatshme per brezat e rinj të demokracisë shqiptare, si një shkollë e nivelit evropian, e cila nderon kontributin e madh të mesuesve atdhetarë dhe idealistë si Idriz Logu!
*Skënder Buçpapaj, Haki Zllami, Ibrahim Zhana, Kadri Basha, Petrit Zeneli, Isuf Çela, Mehmet Hyka, Nushe Doçi, Rukie Rama, Kadë Mulosmani, Frrok Vukaj, Muhamet Vatoci, Naim Sadikaj, Hasan Selimi, Gjon Neçaj, Fran Ukcamaj, Ramiz Lushaj, Muje Buçpapaj, Sadete Sellaj, Sadri Oruçi, Petrit Prengzaj, Gjon Markokaj, Ibrahim Kadria, Bukurie Berisha, Astrit Margjekaj, Nuredin Ahmetaj, Kujtim Hajdarmataj, Ali Berbati, Drita Elezaj, Guxim Alimani, Riza Lataj, Rexhe Byberaj, Asllan Osmanaj, Zenel Çelaj, Zeqir Lushaj, Azem Baliaj, Xhane Ymeri, Rexhep Shpati, Shaban Haxhia, Zeqir Hasanpapaj, Elida Buçpapaj.
Nje shkrim i rrallë për meritat e njeriut të përbetuar e dashuruar në arsimin dhe arsiminin e popullit te ti, ne kushte te veshtira te kohes qe kaloi. Shkrimet e tilla,pos që na motivojnë e freskojnë idenë ndaj personaitetit ne fjalë,duhet të kenë qasje edhe strukturat ne vijen vertikale e horizontale te shtetit e pushtetit për të bërë ate që e kërkon masa e njerzëve, qytetarët si pjesë e pandarë e të mishnuar me njeriun që i edukojë me përkushtim gjithë jetën e tij. Do ishte mëkat sikur të mbetët në harresë, të mos i dilet borxhit një figure të skalitur,sikur Idriz Logu,një copë histori e trevës së Malësisë së Gjakovës në ngitjen e arsimit dhe edukimit në ato kohë me shumë e shumë paragjykime. Kjo familje,me sa unë kam dituri,ka traditë e etje jetë për dije, si trashëgimtarë të arsimuar ndër breza Këtë vlerë njerëzore ua kanë shpërndarë të tjerëve ndër vite e decnie. Prandaj,duke ndarë mendimin me artikullshkruesin,shpresoj se dëshira e qytetarëve të Tropojëes,e Malëssë së Gjakovës në përgjithësi,do plotsohet sipas mendimit te z. Skender Buçpaja,një përsonalitet (sot) i trojeve shqiptare.
Me respekt nga: Tahir Bezhani
Gjakovë
Ju përshëndes juve si media dhe gazetarin tonë Skender Buçpapaj duke ju falenderuar për përpjekjen tuaj për ta lartësuar këtë figurë të arsimit tonë! Me gjithë meritat e permendura në këtë shkrim mendoj se ky propozim nuk është shumë korrekt, pasi nga vetë gjoja inisiatorët e propozimit ka kundërshti dhe mospajtim në përfshirjen e tyre për këtë propozim.
Emrat e tyre jan vënë pa kerkuar dakortësinë as pa i kontaktuar fare për këtë gjë. Në bisedat personale me gjashtë veta nga këta persona të përfshirë në këtë listë që mendoj se e ka perpiluar djali i të ndjerit Idriz Logu, drejtori i Zyrës Arsimore B: Curr që ka vartës gjithë drejtorët dhe personelin arsimor në rreth, duke rënë në konflikt interesi propozimi i inicuar prej tij dhe i shfaqur nga gazetari ynë, 5veta nga gjashtë me të cilët komunikova jo vetëm që nuk jan pyetur por as që jan dakortë me këtë ndrrim emri të Gjimnazit të B. Currit. I ndjeri Idriz Logu, megjithë këto kontribute ndër vite nuk e përmbush fiks me ndonjë vepër të veçantë në sherbim të Arsimit, shkencës, Atdheut, lirisë apo demokratizimit të jetës së vendit dhe si i tillë nuk jemi dakortë duke e krahasuar me persona me më shumë kontribute në arsim dhe sidomos patriot të shquar, dëshmor të Atdheut tonë real që i nderon i gjithë kombi ynë.Në përgjithësi njerëzit jan të mendimit që mos ti ndrrohet fare emri ose përndryshe të bëhej shoshitja e saktë dhe të sygjerohen persona krahasimishtë me më shumë kontribute.
Rrespektë!