Voal – Pak orë pas publikimit të lajmit se kreu i Prokurorisë së Përgjithshme është kërcënuar në celularin e tij, janë identifikuar edhe autorët e këtij kërcënimi.
Kjo gjë bëhet me dije nga ana e “News 24”.
Megjithatë, televizioni thotë se emrat nuk bëhen të ditur, teksa raporton se kërcënuesit i përkasin një grupi kriminal.
Për kryeprokurorin Llalla janë caktuar tre grupe të gatshme që e kanë nën mbrojtje. Edhe në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë gjithë kohës janë të pranishme forcat e Gardës së Republikës.
Gjatë ditës së sotme, kryeprokurori ka qëndruar gjatë gjithë ditës në zyrën e tij deri në orët e pasdites.
Dyshohet se autorët e kërcënimit janë pjesë e një grupi kriminal të njohur për gjobvënie.
Hetimi për këtë çështje është përqendruar për shkak të sekretit hetimor është përqendruar në duart e një grupi shumë të vogël prokurorësh dhe hetuesish.
Komentet