Zgjedhja e Murat Jasharit President i Kosovës, duket se është vetëm ide dhe propozim i liderit të Nismës, Fatmir Limajt. Ideja e tij për t’ia dhënë drejtim e shtetit Murat Jasharit nuk është diskutuar asnjëherë me liderët e tjerë të opozitës. Këtë fakt për Express e kanë treguar disa nga përfaqësuesit e subjekteve Opozitare.
Fatmir Limaj sot në një intervistë të dhënë në mediat e vendit ka thënë se Murat Jashari do të ishte njeriu ideal për president.
Muharrem Nitaj, zyrtar për komunikim me media në AAK ka thënë për Express se nuk ka informata se është diskutuar ndonjëherë në takimet e Opozitës emri i Murat Jasharit.
“Me sa kam informata unë nuk është diskutuar një emër për president në opozitë. Nuk është diskutuar as emri i zotit Jashari. Me gjasë kjo është vetëm një ide dhe mendim i zotit Limaj”, ka thënë Nitaj.
Qëndrim zyrtar për deklaratat e Limajt nuk kanë pasur në partinë që ai e drejton.
Jakup Krasniqi, i kontaktuar nga Gazeta Express, nuk ka preferuar të flas për qëndrimin e Limjat krahas Opozitës dhe diskutimeve mes liderëve të tjerë. Por, Krasniqi ka treguar se është për Murat Jashrin president.
“Nëse pyetem unë mund të them se Murat Jashari është personi me adekuat i përshtatshëm dhe unifikues për të gjithë. Madje, mendoj se ky propozim do të ishte mirë të merrej si serioz nga e gjithë opozita dhe pozita. Gjithashtu zoti Jashari mund ti bënte bashkë të gjithë politikanët që janë të ulur në sallën e Kuvendit të Kosovës. Zoti Jashari do të ishte personi më kredibil për ta marr postin e kreut të shtetit”, ka thënë Krasniqi.
Gazeta Express për këtë çështje ka kërkuar një përgjigje edhe nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, por ata nuk kanë dashur te japin asnjë qëndrim.
Komentet