S’do ketë kurrë si këto të bukura tabllo,
Mallra të lira, të një shekulli faqezi,
Këmbë në çizme, kastanjeta në gishta si ato,
Që një zemre si times do t’i jepnin kënaqësi.
Pas lashë Garvanin, poetin e gjetheve pa jetë,
Tufat cicëruese të bukurosheve të spitalit,
Që nuk po i gjeja mes trandafilave të zbehtë,
Lulen time të kuqe, shembëlltyrë e idealit.
Atë që i duhet zemrës, greminë e thellë e njerëzimit
Jeni ju, Zonja Makbeth, shpirti i fuqishëm i krimit
Ëndrat e Eskilit, në këtë mjedis çelur kanë
Si Ty Natë, që Mikelanxhelo të kish krijuar,
Me trupin shtrirë qetësisht të shtrembëruar
Gojëdhana lindur prej burrash Titanë.
Komentet