Futbollisti i PSG-së Ibraimoviç tha historinë e tij të jetës dëshiron ta rrëfejë në ekranin e madh, por beson se historia e tij nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm me një film
STOKHOLM – Futbollisti i kombëtares suedeze të futbollit dhe lojtari i ekipit francez Paris Saint Germain (PSG) Zlatan Ibrahimoviç deklaroi se mund të xhiroj film me emrin “Ibracadabra” në dhjetë pjesë, sipas modelit të realizimit të kultit hollywood-ian “Rambo”.
Ibrahimoviç, i cili i është me origjinë nga Bosnjë e Hercegovina, përveç se është një futbollist i suksesshëm, personi që me deklaratat dhe veprimet e tij tërheq vëmendjen e publikut botëror, padyshim se edhe kësaj radhe do ta bëjë këtë.
Përndryshe, Ibraimoviç ka deklaruar se historinë e tij të jetës dëshiron ta rrëfejë në ekranin e madh, por ai vlerëson se historia e tij nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm me një film.
“Shumë njerëz bëjnë filma për mua, për jetën time, dhe në bazë të kësaj fitojnë para. Duke patur parasysh se unë kam qenë objekt i filmit, mendoj se duhet të kem kontroll”, ka thënë Ibrahimoviç për gazetën suedeze “Dagner Industry”.
Ai në stilin e tij ka theksuar: “Bisedimet janë në rrjedhë. Mund të bëjmë shumë filma për mua. Ajo mund të jetë në formatin e serive të Rambos, prej një deri në dhjetë. Mund të bëjmë film Ibracadabra prej një deri në 10”.
Komentet