Ibrahimoviç i cili në sezonin e parë ishte golashënues më i mirë i skuadrës duke tundur rrjetën 28 herë, këtë sezon ka luajtur vetëm 187 minuta për shkak të një dëmtimi
Futbollisti suedez Zllatan Ibrahimoviç pasi ndërpreu kontratën me Manchester United, shprehu falënderimet për mbështetësit e tij.
Futbollisti 36 vjeçar në Twiter dhe Instagram shprehu lamtumirën admiruesve të tij duke theksuar se “Edhe gjërat e bukura e kanë një fund dhe pas dy sezoneve të shkëlqyera ka ardhur koha për tu larguar nga Manchester United. Shpreh falenderimet e mia për klubin, tizofët, ekipin, trajnerin dhe punonjësit e klubit të cilët kanë ndarë këtë pjesë në karrierën time”.
Ibrahimoviç i cili në sezonin e parë ishte golashënues më i mirë i skuadrës duke tundur rrjetën 28 herë, këtë sezon ka luajtur vetëm 187 minuta për shkak të një dëmtimi.
Ai pritet që të vazhdojë karierën e tij në skuadrën Los Angeles Galaxy në SHBA. aa
Komentet