Sulmuesi i Suedise, Zlatan Ibrahimovic, beri te ditur te martën se do t’i japë fund karrierës ndërkombëtare pas Euro-2016, ne moshën 34-vjeçare.
“Ndeshja e fundit e Suedisë ne Euro do te jete e fundit për mua me Suedine”, deklaroi lojtari ne një konference shtypi ne Nice, para ndeshjes vendimtare ndaj Belgjikës ne grupin E. Kolosi (1,95 m; 95 kg) u largua ne maj nga Paris SG pas përfundimit te kontratës.
Ai ka debutuar per here te pare me seleksionin suedez perballe Ishujve Feroé (0-0) me 31 janar te vitit 2001 ne Vaxjo (Suedi). Para ndeshjes me Belgjiken ai numëron 115 seleksione, duke shenuar 62 gola.
Komentet