Përfaqësuesi i kombëtares së Suedisë mbrëmë luajti një ndeshje të shkëlqyer duke u shënuar në listën e golashënuesve në fitoren e PSG-së ndaj Fiorentinës me rezultat 4:2, ndeshje kjo e luajtur në Shtetet e Bashkuara.
Javëve të fundit mediat italiane shkruajnë se Ibra mund të kthehet në Milano.
Por Ibrahimoviç tha se menaxheri i tij pyetet ku do të vazhdojë sulmuesi karrierën e tij futbollistike.
“A do të mbetem në Paris? E ardhmja ime është në duart e menaxherit Mina Raiole“, tha Ibrahimovic.
Duke komentuar ndeshjen miqësore kundër Fiorentines ai vuri në dukje se është i kënaqur me përgatitjen e mirë fizike.
“Ndeshje e mirë është mirë të fitohet, por kjo është vetëm një ndeshje miqësore. Është e rëndësishme që bëmë një punë të mirë, duhet të vazhdojmë kështu, të punojmë shumë dhe të përgatitemi për fillimin e sezonit të ardhshëm“, theksoi Ibra.
Para se të kalonte në PSG në vitin 2012, Ibrahimoviç kaloi dy sezone në Milano duke shënuar 56 gola në 85 ndeshje.
Komentet