Ia marr duart e saj në duart e mia
dhe e shtrëngoj në gjoksin tim.
Orvatem t’i mbush përqafimet e mia
me bukurinë e saj,
ta grabis me puthjet e mia
buzëqeshjen e saj të ëmbël,
t’i pi shikimet e saj esmere
me sytë e mi.
Po ku është?
Kush mund ta zhvatë kaltërsinë nga qielli?
Kërkoj t’ia marr bukurinë;
ajo më përvidhet
duke lënë trupin e saj
në duart e mia.
I lodhur e i dërmuar hiqem mënjanë.
Si mundet vallë trupi të prekë
lulen që vetëm
shpirti arrin ta lulëzojë?
Kryevepër.
Të përgëzoj Skënder nga zemra që e njeh gjithanshmërisht gjuhën tonë, pasuri-çelës për me u përkthye bukurisht. E sigurisht, e din ma mirë se kushdo.
Një poezi me finesën e tis-it të Xhakondës.
Poezi magnetizuese e shkruar me avuj.
Urime i nderuar.