I tha një fije bari një gjetheje të vjeshtës:
«Bën kaq shumë zhurmë duke rënë! I shpërndan andej këndej të gjitha ëndrrat e mie dimërore».
I tha e zemëruar gjethja: «Ti, lindur je poshtë, që poshtë të jetosh!
Idhnak i vocërr, pa këngë!
Ti nuk jeton në rajonin epëror të ajrit e nuk mund të shqiptosh as tinguj as këngë».
Pastaj gjethja e vjeshtës u shtri mbi tokë e u përgjum.
E kur erdhi pranvera, u zgjua: dhe ishte shndrruar në një fije bari.
E kur u rikthye vjeshta dhe gjumi i dimrit ra përmbi të,
e përmbi të në gjithë ajrin rrotull binin gjethe, mërmëriti me vete:
«Këto gjethet e vjeshtës! Bëjnë një zhurmë të tillë!
I shpërndajnë e përhapin të gjitha ëndrrat e mia».
Komentet