Digjet në ferr kjo pjesë e imja
që nuk ndihet mirë në asnjë vend
ndërsa njerëzit e tjerë gjejnë gjëra çka
të bëjnë në një kohë që kanë
vende ku të shkojnë bashkë
gjëra çka të thonë.
Unë jam duke u djegur në ferr
diku në ndonjë anë në veri të Meksikës.
Këtu lulet nuk rriten.
Nuk jam si të tjerët
të tjerët janë si të tjerët.
Ngjasojnë mes tyre të gjithë:
rimblidhen
rigjenden
ringjiten
janë gazmorë e të kënaqur
e unë jam duke u djegur në ferr.
Zemra ime është një mijë vjeçe.
Nuk jam si të tjerët.
Do të vdisja në livadhet e tyre të piknikëve
i mbytur prej flamujve të tyre
i zgërlaqur nga këngët e tyre
i padashur nga ushtarët e tyre
i dërmuar nga humorizmi i tyre
i vrarë nga shqetësimet e tyre.
Nuk jam si të tjerët.
Unë jam duke u djegur në ferr.
Ferri i vetes sime.
Komentet