Mentor Sajmoli, një mësues vizatimi dhe një nga piktorët pejzazhist të qytetit, tani në pension, nuk i kishte humbur lidhjet me shokët e ngushtë të gjimnazit.
Ishte tip tradicionalist dhe lidhjet me miqtë e diasporës ishin të shpeshta falë revolucionit teknolgjik të mediat sociale.
Miku i tij i fëmijërisë, Pirro Muzina, tani një atashe kulturor në një ambasadë të një vendi fqinj i kishte kërkuar t’i mbronte një porosi duke e takuar fizikisht arkitektin e zot Sopot Vasili.Mik edhe i Mentorit. Ky punonte si të thuash paralelisht në dy studio. edhe në Athinë edhe në qytetin bregdetar të lindjes.
Pavarësisht nga ethet elektorale të zgjedhjeve vendore të prillit, gjej pak kohë dhe ma mbaro porosinë, i pati shkruar Muzina.
***
“I dashur Pirro,
Dëshiroj shumë që letra të cilën po ta nis me një mik me linjën Himarë-Janinë-Platia Karaiskaqi (Athinë) të të gjejë si kokrra e mollës!
Sa për porosinë që më ke dhënë që të takoj këto ditë inxhinier Sopot Vasili, mikun tënd për atë porosinë, HARROJE!
Harroje vërtet se ing.Sopot Vasili nuk gjëndet gjëkundi as qyteteti tonë të lindjes, as në Delvinë ku e ka ende gjallë gjyshen në Llakë. Domethënë e humbëm për së gjalli. Kam shkuar dymbëdhjetë herë jo vetëm te apartementi i tij përkarshi Korfuzit, por nuk e sheh fare nëpër qytet!. Telefoni i tij nuk përgjigjet.
Por ama ai, është vërtet, këtu në qytet.! Por i fshehur!
Siç e di edhe ti, vërtet Sopot Vasili punon në Athinë siç më ka thënë ne studion e njohur “Parios & CO”, por kokën ama e mban pas,.Këtu në qytetin tonë buzë detit ku i ka rënë koka dhe në Delvinë ku i griu gjunjtë e fëmijërisë nëpër koshtrat e Llakës, Xhermëhallës dhe Çoros.
Pyeta nja dy shokë të tij që dikur punonin në komunale e peshkim. Por më kot. Njeri nga ata flet me vete. Ia bën “Një, dy tre…. Rroftë shëtitorja Edi Rama!Tjetri, lufton të vërë emrin në Primaret e partisë në pushtet.
More, lumëmadh,-i tha njeri afër Limanit, ndo 20 metra nga ish bar ‘Leningradi’. Nuku ka ka Primare Socialistja, mo! Këtu je ti, apo në Mukërs!? E kanë prerë me limon dhe kaq. Do vënë një, edhe ai është edhe Primar, edhe Krietar, edhe kandidat!.
***
Bëra ç’bëra takova Tomin, të vëllanë e inxhinier Sopotit që punon me kondicionera. Tani, nuk ke nga më shpëton, thashë me vete.
-More Tomi ,- i them.-Që erdhi, erdhi se, e takova vetë dhe pimë kafe te Hotel “Lindi”para një jave. Edhe më tha do të qëndroj një muaj të plotë do kaloj edhe festan e Nëntorit se bashkia i bën bukur këtu me banda frymore, me spektakle e promovime për turizmin e integruar…
-Ç’thua mo Mentor,-ma preu i vëllai i arkitektit. Dhe e uli zërin e më bëri një shenjë që të qasesha më shumë se e dëgjonin të tjetër se, ishim para taksixhive që i kanë fjalët me para dhe nuk flasin fare, po vetë me shenja.
-Po ta them ty se ti je mik i Sopotitr: Në shtëpi është mo, në shtëpi! Po tani nuk del fare. E ka mbyllur edhe telefonin.
-E ka mbyllur? Përse? Ka frikë ? Nga se ? Ju jeni edhe familje dëshmori .Të merrni gjak në vetull…Me leje ndërtimi jo e jo , nuk ka gjë në dorë dhe punon në dhiasporë.Në hall të tij. Përse ështt mbyllur si Oso Kuka?
-Nuk është mbyllur fare, mo. Për kokë të mamasë! Po komunikon me dynjanë me laptop.Me atë fle,Me atë zgjohet.Edhe mitingun madhëshor të opozitës, me atë e ndoqi mo, si Grupi komunist i Korçës para Luftës, apo ai i Tiranës…
E pashë me habi. Ka humor Tomi, thash!
-More,- i them, këtu në qytetin tonë në kërthizën turistike të botës, janë çmendur që te gjithë, jo vetëm militantë e partive që e kanë hak nga vështirësitë e punës, nga betejat me kundërshtarët, me patronazhistë dhe Primare.
-Shëëët!-ma bëri sikur të ishte i deklasuar në kohën e Sekretarit të parë shokut Sirja Beu dhe do ta hiqnin nga shkolla e ta hidhnin në Volloder.
-Po si të mos fshihet, mo!-më tha.E di ti që i ka pjellë belaja sapo del në rrugë!?.Kur shkon tutje nga bashkia apo për një kafe .te Gjoni, Republika, NASTO, SOS-si..dhe ku të duash!
-Janë një grup njërëzish që i sulen me ca lista emërore në dorë si shqiponja apo miza kali që, nuk ka përëndi t’u shpëtojë dot….
-Nuk të kuptoj, Po ç’i kërkojnë o njeri? Ç’ka tani në dorë inxhinier Sopot? Opingën e Sheros ka!. As shkrun as vulos. Njeri, nuk i thotë mos! More Tomi, po ç’i kërkojë se ti do më çmendësh mua sot?
-I qepen dhe i kërkojnë të hedhë një firmë në një listë që e mbajnë në dorë.
-Po përse? Për leje ndërtimi? Ato, i ka bashkia .I ka Guraliu. I ka Rama sipër…
Tomi e humbi durimin sikur unë të kisha ndonjë listë me vete si ata, sulmuesit.
-I kërkojnë të firmosë që te shtohet numri më shumë se ca grupe të tjera që enden po me lista që i paraqesin pastaj në bashki dhe këshillin bashkiak për t’u bërë Qztetar Nderi !Ja kështu!
Po ka edhe të tjerë që enden me lista tani para zgjedhjeve të kërkojnë një firmë për këshilltar. Ikën një grup kur, hop, del përfaqësuesi i grupit tjetër.Ose edhe vëtë,përsonalisht ai që kërkon të bëhet Qytetar Nderi! Kemi mbledhur shumë firma, inxhinier dhe na duhet edhe firma jote si qytetar i vjetër i Sarandës. Si intelektual, domethënë…Vjen tjetri .Ne luftojmë që Qytetar Ndëri të bëhet një doktor që i ka shërbier në llohëra e suferina qytetarëve tanë. Ditën edhe natën… A thua se doktorët e nderuar kanë punuar pa asnjë kokërr leku të shkretët dhe kanë udhëtuar për te kryer detyrën nëpër pyje, e kullota…detra, liqene, lugina …
E pashë Tomin në kakërdhok të syrit.
-Po ata të grupit tjetër për kë duan dhe kush është sot në avantazh? Doktori, profesori, oficeri, inxhinieri, mitralieri, gjeologu, ???
O përëndi e madhe!
-Po nuk del fare, fare inxhinieri?As natën?…Të marrë ajër!. I shkreti inxhinier!
-Natë, edhe del nga pak. Po me kujdeeees….
-Po beteja e listave vazhdon këto ditë? Nuk kanë bërë njëçikë pushim.? Se këto ditë vjen edhe vetë Kryeministri…
-E di, Mentor vëllai? Më vjen keq për Sopotin si më i madh. Dhe e kemi patur në këmbë të babait të ndjerë që kur na la fëmijë.. Po edhe qesh ndonjëherë me atë.
Një ditë për shembull, shkuam për një kafe poshtë pallatit. Në ca tavolina bisedohej për Primaret. Në të tjera, për zonat e votimit …të majtë, të djathtë…Votues rrënjës, vendali, votues të ardhur,,,
Erdhi kamerierja.
“Ju si e doni kafen?-iu drejtua Sopotit si më i madhi.
Ky më kthehet mua:
-Lëviz pak, lëviz se më panë!
-Kush more Sopot? “Ata të listave!”më thotë!.
-Ekspres , ekspres i thashë kamarieres së bukur që mbeti si e hutuar dhe nënqeshi.
-Tomi vëllai, mos e kanë gjë nga covidi, more xhan? Ka lënë pasoja të mëdha thonë ata të shkencës…
-Nuk e di!. Ore, covidin ku ma gjeje, se vije një maskë deri të sytë , vije edhe një kapele deri te sytë edhe, hajde të të njihnin. Bëheshe si maskat e ‘97-tës! Nuk ta kapinin dot ata të listave për Qytetar Nderi.
Këshu më tha në kafe Sopoti…Vërtet! M’u dhimbs byrazeri.
E pashë me habi.
– I ngrati inxhinier, ç’e gjeti belaja!-i them të vëllait të tij, more Pirro.
Këto janë më të rejat fare, të furrës, nga qyteti ynë i dashur, kërthiza e turizmit të integruar në rajon.///
— o0o —