Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti është nga Figurat e rralla që ka mbetur si pikë referimi për Shqiptarët.
Ismail Kadare, shkrimtari i madh, gjithmonë fut në diskutime opinionin publik, ndarë në dysh midis adhuruesve të letërsisë dhe atyre që vëzhgojnë rrugën e Kadaresë si konformist e pragmatist, ndërsa shkrimtari Visar Zhiti është një figurë stoike, jeta e të cilit është një libër dhe film më vete.
Të të besojnë shqiptarët në vitin 2023 pas zhgënjimesh biblike është dhuratë e madhe, e merituar.
***
Sot do të ishte një ditë vjeshte e zakonshme, nëse nuk do të përballesha me fotot e Visar Zhitit në zyrën e kryeminisrit të Shqipërisë. Valentin Lumaj, një adhurues dhe mik i përbashkët do të mendonte se “Visarit ia kishin vjedhur profilin”. Përmes Inteligjencies Artificiale mund të krijohen truke pa fund.
Në fotot shfaqej Visar Zhiti, kryeministri e Namik Ajazi dhe shkak i takimit ishte ekranizimi i librit të shkrimtarit të shquart “Ferri i çarë”, një kryevepër e vuajtjeve njerëzore. Namik Ajazi e shihte veten në krahun e kryeministrit me pretendimin për të qenë regjisor. Siç dihet botërisht, regjisori Namik Ajazi është bashkëshorti i zonjës Majlinda Bregu, aktualisht Serkretare e Pergjithshme e Kshillit te Bashkepunimit Rajonal(RCC) , zyrtare e lartë dhe përfaqësuese e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare në Ballkan, emëruar prej kryeministrit të Shqipërisë, pra z. Namik Ajazi ka konflikt të hapur interesi.
***
Shkrimtari Visar Zhiti ka shkruar kryeveprën mbi vuajtjet personale dhe të bashkëvuajtësve, një vepër monument që duhet të mbetet e pastër.
Namik Ajazin e kemi parë herë duke shtrënguar duart herën me Berishën e herë me Ramën, ndërsa Visar Zhiti është simbol i koherencës dhe përfaqësues i denjë i shtresës së viktimave të diktaturës, i viktimave që i vranë nga torturat në burgun e Spaçit dhe burgjet mizore të regjimit kriminal. Visar Zhiti është përfaqësues edhe i ne të gjithë të gjallëve që e kemi shpopulluar atë vend nga keqqeverisja prej shpërdorimit të pushtetit.
Në lidhje me fotot e publikuara, kryeministri i Shqipërisë, rrënuesi i Teatrit Kombëtar, poshtëruesi dhe injoruesi nga pozitat e kryeshtetarit i Artistëve, Shkrimtarëve, Poetëve dhe gjithe Figurave të Kulturës, po e përdor Figurën Madhore të Visarit, që të pastrojë fytyrën e shpirtin tij të ndragur nga mëkatet që do ta çojnë në Ferrin suprem, të cilin diktatura mizore dhe zëdhënësit e krijuan për Shqiptaret e përndritur në Ferrin e çarë dhe Burgologjinë të skalitur nga Visar Zhiti.
Filmi sigurisht që ka një kosto të madhe, për financimin e të cilit përmes një VKM ka firmosur kryeministri i Shqipërisë, qeveritarët e të cilit i kanë mbushur burgjet shqiptare për korrupsion, duke vjedhur xhepat e shqiptarëve dhe duke i lënë pensionistët të dergjen si lypsa, kur kanë punuar mbi 40 vjet, me pensionet si skuadrone pushkatimi apo litar për t’i varur.
****
Mik i nderuar Visar Zhiti,
E kuptoj shumë mirë shqetësimin tuaj, është tragjike për një komb që nuk njeh historinë e vet, të cilën diktatura e ka fshehur për 80 vjet.
Ferri i çarë, Burgologjia, që e tejkalon Ferrin Dantesk, do të duhej të ekranizohej sapo e pa dritën e botimit dhe ekranizimi i tij është shumë urgjent dhe i rëndësishëm dhe duhet bërë tani. Për ta shpëtuar këtë popull, ai duhet nxjerrë nga amnezia kolektive, për t’i treguar rinisë vuajtjet e prindërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre.
Keni shumë të drejtë, kur i referoheni kostos së filmit.
Mendoj se paratë per filmin duhet t’i mbledhim ne si diasporë.
Me kete skenar te shkelqyer që meriton të kthehet një film ikonë pasi është një fragment nga Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve do te krenohet çdo regjisor i permasave boterore, që nga Steven Spielberg, James Cameron, Martin Scorsese deri tek Christopher Nolan, autorët e E.T., Schindler’s List, Saving Private Ryan, Avatar, Titanic, Oppenheimer.
Ndërsa paret për filmin nga VKM nuk i nderojne viktimat, perkundrazi.
Asnje viktimë, vuajtjet e të cilave Ju i pershkruani me aq dhimbje dhe dashuri nuk do te pranonte qe filmi i vuajtjeve te tyre te behej me paret VKM dhe me konflikt interesi.
I nderuar Visar,
Na trimeroni, mos na e ulni kokën, per emrin që gëzoni, për besimin dhe per vleresimin që te japim ne te gjithe shqiptaret.
Elida Buçpapaj
14.09.2023