Voal – Birra Peja është emblema e qytetit të Pejës dhe gjithë Kosovës. Prodhuesja më e madhe në vend me një prodhim prej 900 mijë hektolitër. Për cilësitë e saj të prodhimit Birra peja asht konkuruese edhe në tregjet Evropiane.
Ndërmarrja Birra Peja është ndërtuar në vitet 1968-1971 . Nga vitet 1971-2006 ishte në pronësi të shtetit. Në korrik të vitit 2006 u privatizua.
Në vitin 1999 ndërmarrja e Birra Peja u rrafshua nga trupat serbe ndërsa tërhiqeshin nga Kosova. Por me çlirimin e vendit u rindërtua dhe rifilloi prodhimin shpejt.
Uji për prodhimin e birrës është me burim nga ujrat e Drinit të Bardhë.
Produkti kryesor i Birrës Peja është Pilsner, shumë e njohur në botë, nga Bohemia në Republikën Ceke.
Birra Peja sot shitet në Shqipëri, Bosnjë, Mali i Zi, Slloveni, Zvicër dhe Britania e Madhe.
Birra Peja është sponsori kryesor i klubit të futbollit Besa Pejë.
Në Zvicër Birra Peja shitet prej vitit 2012 nga Coop, një nga dy më të mëdhatë rrjetet e industrisë ushqimore shpërndarëse në gjithë Konfederatën Helvetike.
Birra Peja konsumohet nga shqiptarë dhe europianë pa dallim se nga vinë, se çfarë rrace apo feje i përkasin.
Birra Peja më sjell ndër mend Pejën, Drinin e Bardhë, Kosovën. Prandaj unë e dua Birra Peja!
Ne e duam të gjithë!

Komentet