VOAL –DETROIT – Barclay Oudersluys ka garuar në triatlon dhe ultramaratonë, por ai donte të bënte diçka më të bujshme, kështu miçiganasi mori pikënisje nga filmi i tij i adhuruar.
I frymëzuar nga Forrest Gump, njeriu i thjeshtë por qëllim-mire i luajtur nga aktori Tom Hanks më 1994, film fitues i çmimit Oskar, Oudersluys vendosi ta përshkojë Amerikën me vrap në 100 ditë.
“Unë vendosa se, kur Forrest Gump e përshkoi gjithë vendin, edhe unë mund ta bëj këtë,” tha ai në një intervistë telefonike pasi plotësoi ditën e 61-të të vrapimit, teksa rendte në Mount Pulaski, Illinois.
Duk u ngritur çdo ditë rreth orës 6 të mëngjesit, 23 vjeçari nga Birmingami, Miçigan, ka vrapuar 48 deri ne 53 kilometër në ditë, një distancë më e gjatë se një maratonë. Si Gump, ai vrapon nga Santa Monica Pier në Kaliforni deri në Marshall Point Lighthouse në Port Clyde, Maine, në një rrugë tashmë të përshkuar nga shumë vrapues të padokumentuar.
Dr. Paul Thompson, specialist në mjekësinë sportive dhe shef i kardiologjisë në Hartford Hospital në Kënektikët, thotë se Oudersluys po rend në të panjohurën. Gjersa kjo nuk është garë, ai mund të rendë më ngadalë, duke pësuar më pak dëme në muskujt dhe më pak stres për zemrën, tha Dr. Thompson. reuters
Komentet