Bjerraditës shekujsh mesjetarë,
rrugaçë pa trasta në krah ecën
mbas ravës së diellit skajeve
të dheut.
Pa pullaze mbi krye
brigjeve të paskaj mburren:
pjesën iau lamë vëllazënve,
e presim fundin në kambë,
ku rrëxohemi nuk çohemi ma.
Koca e eshtra na i qëron moti,
hala peshku mbi ranë,
dhe i lutemi detit të frymë t’i marrë!
E mos daltë njeri me gisht mbi to
e të thërrasë: qe, tek janë!
Komentet