Biznesmeni Juxhin Gjoni, i cili jeton jashtë vendit dhe është përfshirë në politikë nën siglën e Partisë Demokratike, në një intervistë me Skype në Programin e drekës në News 24 tha se është bashkuar me PD-në pasi është i djathtë.
Gjoni theksoi se e djathta e bën njeriun që të kërkojë më të mirën nga vetja. Ai shtoi se dëshiron që të kontribuojë për Shqipërinë.
Juxhin Gjoni, bizmesmen që jeton në Bruksel, angazhuar me PD: Bindjet e mia kanë qenë te djathta, sepse e djathta e bën personin që të kërkojë më të mirën nga vetja. Vetëm PD mund të sjellë ndryshime në vendin tonë. Nuk është e vërtetë në PD që nuk dëgjohen ide të reja. Berisha ka pranuar gjithmonë ide të reja. Sa herë që Sali Berisha ka menduar se ideja jonë është e vlefshme, e ka implementuar atë.
Secili prej nesh ka forcën e vet në shoqërinë tonë. unë kam ndihmuar vendin tim edhe me kompjuterë në disa shkolla. Unë kam hyrë në politikë që të ndihmoj vendin tim. Nuk është ideja që vetëm të shajmë kryetarin dhe deputetët, por të bëjmë diçka për vendin.