Bëhet fjalë për 53 vjeçarin e papunë Thomas Mair, nga qarku elektoral i deputetes së vrarë Jo Cox
LONDËR – Avokati i të akuzuarit për vrasjen e deputetes opozitare britanike Jo Cox nuk do të ofrojë prova për të dëshmuar pafajësinë e tij.
Bëhet fjalë për 53 vjeçarin e papunë Thomas Mair, nga qarku elektoral i deputetes Cox.
Më 16 qershor deputetja laburiste, nënë e dy fëmijëve të vegjël, u qëllua tre herë me armë zjarri dhe më vonë u therr me thikë disa herë.
Ajo ndërroi jetë në spital. Mediat britanike shkruajnë se “avokati i të akuzuarit Mair, Simon Russell Flint, deklaroi se klienti i tij ka zgjedhur heshtjen dhe se pala mbrojtëse nuk do të ofrojë asnjë dëshmi”. aa
Komentet