Asnje raport nga Strasburgu nuk mund te jete kurrsesi brenda gjinise se kronikes. Ndonese dita e sotme dhe ajo e neserme do te jene te privilegjuara ne historine e shqiptareve. Thelbin e kesaj qe po ndodh ketu e shpreh me se miri atmosfera nen petkun e se ciles ajo ndodh. Zona e qytetit, skene e nje pjese te ngjarjes, iu perket sot thjesht pjesemarresve, gazetareve dhe forcave te rendit. Keto te fundit perbehen nga oficeret me profesioniste te sigurise qe ka Franca. Sapo jane perballur mbreme me ata qe quhen jo dashamires te NATO-s, ose pacifiste.
Ne mengjes kemi ardhur nder te paret ne Qendren e Mediave. Pjesa me e madhe e kolegeve kane shkuar ne aeroportin e Strasburgut per t`i pritur kryetaret e delegacioneve te vendeve anetare te NATO-s. Midis tyre jane edhe koleget shqiptare, te cilet presin per here te pare nje delegacion qe ulet si i barabarte ne tryezen e NATO-s.
Ekranet te medhenj ketu ne Qendren e Mediave sjellin papra live aeroportin e Strasburgut, ku ulen avionet e kryetareve te 28-shes, sa eshte tashme perberja e NATO-s, pra pas pranimit aty te Shqiperise dhe Kroacise. Vemendja kryesore, natyrisht, i kushtohej ardhjes se Presidentit Nikola Sarkozi, kryetarit te vendit mikprites. Sarkozi ka shume arsye per te qene ne qender te vemendjes me shume se gjithkush. Ai eshte njeriu qe, nga pikepamja aktuale, solli revolucion ne mendesine e vendit te vet. Mes te tjerash, pikerisht ne kuadrin e NATO-s. Ai i dha fund qendrimin te Frances larg NATO-s, duke e kthyer Francen ne komanden e NATO-s. Nuk eshte çkado nje zhvillim i tille dhe nuk mund te mos jete Sarkozi personazh kryesor i nje konteksti te tille historik.
Ne kete kontekst historik, nder te tjera, ku jehona e kthimit te Frances ne hierarkine e NATO-s, perben interesimin me te madh aktual, ndodh hyrja e Shqiperise dhe e Kroacise ne NATO. Nuk eshte pak gjithe ajo France te rimarre rolin e saj ne nje kohe me te domsdoshme e me jetike se kurre per fatet e NATO-s vete, per fatet e sfidave perendimore dhe per fatet e frymes globale.
Pas zbritjes se avionit te kryetarit te Frances ne aeroportin e Strasburgut, natyrisht vemendja e mediave u perqendrua tek Airforce One, avioni i kryetarit te Amerikes Barak Obama. Nje pasqyrim absolutisht mbreseles, prej kur nje mori mediash, edhe tani kur po i hedhim me shkrim keto mbresa ne trajten e kronikes, mbreses, analizes, persiatjeve, po japin gjithcka drejtperdrejt, pra live. Pas takimit te kryetarit francez me kryetarin amerikan, si dhe te zonjave te parat te te dy vendeve, me mediatiket se mund te kene qene ndonjehere zonjat e para, nje konference e rastit e perbashket e tyre, nje briefing, sic i thone me gjuhen e sotme te termave.
Samiti i 3 dhe 4 prillit 2009, i cili shenon edhe hyrjen zyrtare te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, perkon me 60 vjetorin e lindjes se NATO-s. Ajo qe do te lindte prej firmave qe hodhen 60 vjet me pare ne Uashington, ne te famshmin Washington Treaty (Pakti i Uashingtonit) nga te pavdekshmit Robert Schuman, Ernes Bevin dhe Dean Acheson, tani kremtohet simbolikisht ne nje zone trekendesh midis Srasburgut, Baden-Badenit dhe Kehlit, nje zone me e ngjeshura me luftera dhe konflikte ne historine e Europes prej kohes se Perandorise Romake e deri ne ditet tona.
Thelbi i Traktatit te Uashingtonit ishte: besimi ne parimet e Kombeve te Bashkuara, deshira per te jetuar ne paqe me popujt dhe qeverite, vullneti per te punuar se bashku per paqe dhe siguri ne zonen transatlantike, bazuar ne parimet e demokracise, lirine individuale dhe sundimin e ligjit: mbi te gjitha, nje percaktim se siguria e popujve te Amerikes se Veriut dhe te atyre te Europes eshte nje dhe e njejte. Keto parime e udhehoqen NATO-n pergjate gjithe Luftes se Ftohte, te cilen ajo e fitoi. Dhe e fitoi per krejt Perendimin, e fitoi per krejt hapesiren ne te dy anet e Murit te Berlinit, e fitoi per gjithe hapesiren tjeter te globit. Ishte e natyrshme qe epoka pas Luftes se Ftohte do te ishte nje epoke e frymes globale. Dhe, ne kete kontekst, NATO-ja do te vihej perballe sfidave te reja. Ajo me vendimtarja pas mbarimit te Luftes se Ftohte ishte Kosova. Duke ia dale me sukses Luftes se Kosoves, NATO-ja afirmoi veten, ne 50 vjetorin e saj, se paku edhe per Shekullin XXI.
Sfidat e sotme perballe NATO-s jane ne Europe e pertej Europes, jane ne te dyja hemisferat e percaktuara nga meridianet, ne te dyja hemisferat e percaktuara nga paralelet, pra ne Perendimin e botes e ne Lindjen e Botes, ne Veriun e botes dhe ne Jugun e botes. Pas mbarimit te Luftes se Ftohte NATO-ja u zgjerua me vende ish sovjetike, ish jugosllave, ish evrolindore. Krahas kesaj, ajo krijoi marredhenie partneriteti me levizje e organizime te tjera rajonale e boterore. Marredheniet e NATO-s me BE-ne, edhe kjo vazhdimisht e zgjeruar keto vite, marredheniet e NATO-s me OSBE-ne, marredheniet e NATO-s me Partneritetin per Paqe prane vete Aleances se Paktit se Atlantikut Verior, marredheniet me vende te medhenj ne hapesira te tjera te botes qe jane edhe demokraci te zhvilluara, si Japonia e tjere, do te njohin rritje dhe cilesi te dukshme. Kjo do te jete ne kuadrin e asaj qe quhet revolucion i NATO-s, pra ndryshim rrjenjesor, sasior e cilesor, i NATO-s ne kuadrin e luftes kunder terrorizmit boteror, ne kuadrin e krizes boterore ekonomike, ne kuadrin e katastrofave te papritura botetore e tjere.
Hyrja e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO ne kete kontekst historik e zbeh sadopak ceremonialisht kete ngjarje. Por kjo nuk ia ul aspak peshen dhe rendesine asaj. Shqiperia te cilen e enderronin rilindas si Sami Frasheri apo vizionare si Hasan Prishtina, nuk mund te percaktohet kurre si nje vend asnjanes, aq me teper ne nje kohe si kjo jona, kur asnjanesia eshte me e pamundura. Gjeopolitika ia ka percaktuar dhe ia percakton Shqiperise pergjithmone qe te jete e perfshire ne zhvillimet. Koha do te tregoje q]e shqiptaret do te kene nje periudhe te arte kur do te nxjerrin talente te medhenj ushtarake, diplomatike e tjere, duke shkelqyer edhe ne perberje te kesaj aleance te madhe, te cilen Barak Obama e quan me te madhen aleance te koherave qe ka luftuar e lufton per sigurine e perbashket.
Nderkohe qe samiti vazhdon, ne mesin e gazetareve, tema me e mprehte per te cilen sillen hamendje eshte se kush do te jete Sekretari i ri i Pergjithshem i NATO-s, ai qe do te pasoje hollandezin Jah De Hup Shefer. A do te heqe dore Turqia nga pengimi i kandidatures se Rasmusenit, kryeministrit aktual te Danimarkes ? Edhe kjo perben nje sfide me vete.
Fati eshte ai qe na ndrit ne shqiptareve gjithsesi. Duke qene se emri i vendit tone fillon me A, ne radhen e flamujve te NATO-s, tashme vendosur ne hyrje te qendres se mediave, eshte flamuri i Shqiperise. Edhe re radhen e personaliteteve te delegacioneve perkatese jane emrat e Bamir Topit, Sali Berishes, Lulzim Bashes e Gazmend Oketes, perkatesisht Presidentit, Kryeministrit, ministrit te Jashtem dhe ministrit te Mbrojtjes te Shqiperise.
Duke qene te simbolikat, le te shenojme se flamuri i Shqiperise do te vendoset zyrtarisht ne radhen e flamujve te NATO-s ne Bruksel, me 7 prill 2009. Dicka e ngjashme me simboliken qe permendem me lart, ate te trekendeshit Strasburg, Baden-Baden, Kehl. Me hyrjen e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, Adriatiku eshte tashme perfundimisht zone e NATO-s, burim i paqes per Ilirikun, per Mesdheun dhe kontinentin.
Radha per te folur Shqiperia eshte neser, me konferencat qe do te japin ketu ne Strasburg Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha.
Komentet