PRIMO SHLLAKU
Njeriu i malit mbetet i hapsinave të madhnueshme. Ai len e rritet në nji mjedis ku rretheqarku asht i mbushun me elementë që kanë përmasa viganisht shumfishore ndaj njeriut vetë: mali, lugnaja, qielli, shkambi, pylli, rrufetë, gjama e motit. I krahasuem me të gjitha kto njeriu realisht asht nji nënfish. Ε të gjitha kto elementë e kercnojnë njeriun, siq e kërcnon deti, p.sh., njeriun e detit, detarin, pra.
Kercnimi i njeriut te malit nuk asht nji kercnim eminent, real e i atyperatyshem qe duhet perballue sepse rrezikohet fizikisht ekzistenca. Mali me kontornot e veta qe e shoqnojne e kercnojne njeriun psikikisht. Raporti fizik mes tyne dhe evidenca dermuese e ktij raporti do ta hidhnin njeriun ne nji inferioritet po aq dermues dhe njeriu vertikal, homo erectus, e psikja e tij fluturuese do te petzoheshin e do te rrafshoheshin nen peshen e ktij mjedisi.
Por njeriu mbijetues e ka gjithnji zgjidhjen. Ai e ka gjete antidotin, ai e ka zbulue vaksinen. Ai shpiku hiperbolen.
Hiperbola
Nuk asht ajo e librave te* stilistikes qe i zmadhon sendet ne tepri per efekt pershtypje. Hiperbola e njeriut te malit asht nji relativizem i hatashem qe malin e peshat e randa qe e shoqnojne, i kthen ne guralece a thjesht gure shahu e lot me ta me nji lehtsi krejt familiare. Ky raport i ri litotik ne fakt zmadhon perpjestueshem peshen e vete subjektit njeri tue krijue nji barazi e nji harmoni te mrekullueshme. Aq sa zbret ne masshtab mali e mjedisi i tij vigan, aq fiton ksisoj njeriu mendues qe jeton mes tyne. Pejzazhi me “njeri e me mal” permbyset e na gjendemi para nji imazhi guliverian me male lilipute e njeri te madh perbind.
Ndoshta ne te gjithe letrat shqipe, qysh prej anonimatit e deri te kolonat, hiperbola dhe e madhnueshmjajane eksponate te vitrines qendrore. Na duket se ktij perballimi estetik i prin nji nenshtrese e hershme ekzistenciale ku njeriut i duhet te krijoje nji barazpeshim psikik e jetsor, ne mnyre qe ai te mos ndihet i huej e nomad. Te Muji e Halili bjeshket jane nji skenografi e “zmontueshme”, para syve te mahnitun te herojve. Mjeda e Fishta lozin kudo me sfonde gjigandografike malesh e kreshtash. Naimi apostrofon male e fusha si te ishte msues qe ban apel nxansish te vume ne rresht para tij.
Camaj ka mbete te mali ne nji mnyre tjeter. Hiperbola te ai nuk asht mali ma. Mali i Camajt asht ne mungese. Hiperbole asht kujtimi, kujtimi per malin “e ndaluem”. Fantazma e malit e kujtimi i tij kthehet ne ushqim qe ai duhet ta konsumoje pak e nga pak ne mnyre qe t’i mjaftoje per tane jeten.
Ton Zmali banon edhe ai ne shpine e hiperboles. Hiperbola e tij asht nji forme personale e entuziazmit. Njeriu “malor” asht optimist. Optimizmi i tij asht deri biologjik, digka e ngerthyeme prej natyre me psiken e tij dhe me raportet qe mund te vendose ai me boten. Njeriu i malit nuk ravgon, ai nuk “sorollatet”. Itinerari i tij ka gjithmone nji kohe, ka gjithmone nji cak, te perkohshem por te percaktuem. Edhe njeriu i Ton Zmalit asht nise per diku, ai diku shkon, ne mendjen e tij ndrit magjia e kjarte e destinacionit. Poezia e tij udhton, here panoramon, here panoramohet. Ajo ka nji triumf mbrende, triumf sendesh qe zbulohen e shkoqiten, ka nji skjarim ujnash e precipitim landesh qe shkojne drejt se kulluetes, drejt distilimit.
Por le te kthehemi prape te hiperbola e Ton Zmalit. Te ai ajo i ka te kamuflueme kushtet e saj bazale antropologjike. Nga energji ekzistenciale ajo priret me u ba energji psikike, force e nji pozicioni ideo cstetik. Kur lexoja ne krye te heres vargjet e Zmalit qe ende s’e kisha asimilue, e qe ende s’me kishte shenue vemendjen, thashe me vete jo pa nderim: “Ton Zmali asht nji bande muzikore qe kalon neper rruget e qytetit ore e pa ore, diten, ne zheg e, naten, ne qetsi.”
Hiperbola e Zmalit ka elementet e saj specifike. Ajo fillon me vegimet e mbaron te fjala. Ajo zgjedh hapsinat ku do te demostrohet, zgjedh lojtaret e efektet e saj. Gati gjithnji skenogrfia e Zmalit asht profuze. Qielli-farke vetimash; mali-olimp njerzor ku jetojne zota te vdekshem; planete, kometa, universe te sjella ne poezite me kuptim litotik; histori biblike, tema te mdha goditese, dermuese. Hiperbola shkon larg ne hapsine e ne kohe. Ne hapsine kloni i tij asht deri astronomik. Ne kohe atij s’i mjafton historia, as edhe parahistoria. Ai shtyhet ne epoka gjeologjike. Te “Varka e Noes” me nji te rame te baketes na ςοη ne kohe te lashta biblike, gati-gati kozmogonike, paradeluviane. Lemja e malit prej ujnave te kataklizmes na vjen si simbolizim i vlerave qe nuk humbasin.
Nevoja per ngritjen e hiperboles nuk perfshin vetem leksikun poetik. Ajo shtrihet tinzisht edhe ne indin gramatikor, ku perdorimet formalisht te pasakta fitojne statusin e licences poetike dhe i bashkohen korit te hiperboles. Emnat femnore me permbajtje cilsore e qe mbarojne me mbrapashtesen -ijane emna abstrakte e nuk e kane shumsin. T.Zmali i ven ne shumes si p.sh., dashurite, madheshtite, virgjerite, sepse imperativi i hiperboles do gulshim, emfaze, gaz ne drrase e breshni te pakputun.
Krijimet e T. Zmalit i bajne kudo vend nji ndeshje kapilare e kozmike se mires me te keqen. Ngerthimi i ktyne dy kategorive te perjetshme te etikes njerzore asht i pranishem me “po”-te e “jo”-te e forta, te kelthituna ne kupe te qiellit e te amplifikueme prej hiperboles. Per autorin e mira asht po aq evazive sa e keqja. Shpesh fokusi i tij inkastrohet ne zonalitete te rrezikshme ku e mira dhe e keqja rrine fare prane e jane te mpleksuna intimisht me njena tjetren.
Ne vllimet e maparshme “Lulet e Ksenit” e “Dashurite e pashijuara” shkrumbi i jetes nen diktature asht solisti ma i forte. Ε keqja bie ne sy si ma e preferueme prej autorit. Ajo endet si magme e nxehte qe perzhit realitete e perfytyrime, por duket se pervlon ma fort kujtesen e kohes mbas, sesa aktualitetin e kohes se vertete. Kjo magme qe ka kalue mbi “dashuri te pashijuara”, mbi “rini te pajetuara”, mbi “lulet e serta te Ksenit” (kupto: mergimit) shperthen egersisht e, ndoshta, kunder natyres se autorit. Ε kam fjalen te poezia “Dashuria e djallit”, ku djalli ne dashunine e vet te mbrapshte, kambngul te baje seks me te parazgjedhunen e vet edhe mbas vdekjes se saj. Une mendoj se parabola e ksaj poezie asht e tmerrshme. Ne te bahet fjale per nji perdhunim mbas vdekjes, pra per nji veprim qe kryhetjashte rrethanes e kohes se natyrshme. Poezia ndertohet mbi nji inversion te hatashem. Vdekja e femnes asht vdekja e djallit, kurse perdhunimi seksual i tij asht pavdeksia e se keqes. Makabriteti i ksaj skene na thote se filmat thriller me drakula e vampire nukjane vetem frut i nji fantazie te smunde. Perdhunimi i femnes ndodh gjate kohes inerciale, pra atehere kur statusi i te vdekunit duhet ta anullonte impulsin epshor te djalli. Por koha inerciale, koha mbas vdekjes, vjen per t’i befasue te gjithe, njerzit, logjiken e bonsensin e tyne. Fusheveprimi i se keqes nuk ndalet para caqeve te vdekjes. Haragi inercial i saj asht i tmerrshem. Me vdekjen e instrumentit te se keqes – ky asht dhe inversion! – ajo jeton per inerci, metamorfozohet e forma e rishfaqjes se saj te befason me llahtare.
Malet e Qyqeshit
Ton Zmali e shef gjuhen si mjet plastik te plazmimit. Hiperbola si tonalitet baze i vargnimit te tij thrret emna sendesh e nocionesh vertikalisht e horizontalisht vigane, astronomike, planetare, biblike e kreshnike. Zani i tij kerkon te ngjitet ne mi-settima, ligjerata s’e ngop, po s’pati rropamen e bubullimes, kanga e tij angazhon deri ne plasje te dy mushknite e gurmazin, strofa e tij asht nji thes ku kputen e bien hyj e hana, ylbere e kometa, hone e zhgarravina rrufesh. Ndoshta pa e dite as ai vete ai po nderton nji mitologji, nji mitologji te re, mitologjine e ekzuberantes, e zanit te nalte, e vegimit te vaget e te permbajtjes “zgjidh e merr”. Nen penen e tij gjuha sikur ndihet impotente. Fjalet, tashma te konsumueme nga lngata paraardhese e antiletersise, shfaqin shenja lodhje e poroziteti. Nen emergjencen e fjales se lodhun, ai i sillet ekspedientit te fjaleformimit. Qiftzohen fjale, prodhohen kompozita, te cilat gjuhtarin e perkore do ta banin me rrudhe buzet. Teknika e kompozites nuk asht leksematizimi i nji togfjalshi qe rendomtizohet. Ai asht nji sajese e guditshme rranjesh pa kurrfare farefisnie as ne kuptim, as ne perdorim. Kuptimi rezultant duhet te jete i ri, i papritun, sugjestiv e sfidant per kah mungesa e modelit paraardhes, godites e me prag, e, sidomos, njihere i perdorshem si puna e shiringave moderne. Per mendimin tim edhe ky sforcim i gjuhes per te dhane derivate “njihere te perdorshem” ban pjese ne logjiken e hiperboles. Perqasja perdhuni e giftzimi i panatyrshem i rranje-kuptimeve ne kompozita deshmon nga ana e autorit per nji kuptim te “tepruem” te mundsive qe kane fjalet me u ngerthye ne ket lloj fjalefbrmimi. Zgjanimi i sforcuem i valencave te fjales per kombinime te ktij lloji tingllon prape si hiperbolizim.
Mendoj se asht shume i rralle rasti qe nji tonalitet te jete ba motivi e ky motiv te kete infestue kaq sistematikisht deri ne strukture krijimet e dikujt. Ajo qe asht shpesh e detyrimisht ndodh me copat muzikore ku motivi qendror perseritet me nuancime tonalitetesh, ne letersi paraqitet me shpeshtesi gati te pahetueshme qe shkon deri ne heterogjenitet.
Karakteri “asorti” i vargnimit te Zmalit si dhe prania konstante e elementit struktural, hiperboles, e afron krijimin e tij me nji cope muzikore. Personalisht kete gja e quej virtyt estetik.
T.Zmali mjetet i ka deklamative, jo permbajtjen. Ai, me sa duket, beson se poezia asht e afte per nji naltsim, per nji “eksitim” psikik e mendor, gjate te cilit te vertetat shfaqen ma te thjeshta e ma te kollajshme. Afrimi te kto te verteta me ndihmen e poezise bahet pa pjesmarrjen e detyrueshme te bindjeve e te parafabrikatit konceptual. Te vertetat e naltsimit poetik perthithen ne nji zone dijesh e ndjeshmenish qe qendron mbi e pertej niveleve te indoktrinimeve. Ato ofrohen gratis dhe perthithen gratis. Ato ndertojne sfonde permes nji procesi te gjate glirimesh qe ofrojne dijet e ndijimet e marra ne mnyre intuitive.
Edhe lufta mes te mires e se keqes ne nji skenografi universale jepet ne kuotat e naltsimit poetik. Zmali nuk shpallet askund luftar i se mires, por ai tepron gjithmone ne anen e saj fale thelbit te vet personal, fale farefisnise e lidhjes se vet endemike me “malin”.
Krijimet e T. Zmalit mbeten krijime te mbas diktatures. Ε kaluemja, me te cilen poetet nuk mund te ndahen e s’duhet te ndahen, ofron terren te sigurte e te qendrueshem per krijim. Kriza e patriotizmit, ekzodet e egra me nuanca te idhta atdhelshimi te ky autor nuk percillen si tema te forta kercitese, bombastike e aq ma pak si hiperbolike. Ajo qe realitet zhvillohet ne permasat e hiperboles, te T.Zmali nuk ka vend ne vargje. Po kshtu nuk ka vend as malli i perqyrrun i shqiptarit qe ka zbulue shijen e mrekullueshme te bukes se huej e s’ngurron me kerkue ma mire nji atdhe te gatshem, se sa me ndertue te vetin. Autori pershkruen nji kthim te thjeshte, nji te satin kthim te shoqnuem prej emocionesh te thjeshta, prej te satave emocione te thjeshta. Vendlindja ia mban shpirtin pezull, takimi me te e naltson, e eksiton te kaperxeje perditshmenine, deri veten e vet te perditshem.
Por takimi me atdheun e ven autorin ne kontakt brutal me paradoksin.
Te gjithe diktatoret kane hy ne histori si lirivrases. Sa kohe jane ne fuqi diktatoret e diktaturat, njerzit ikin e shperndahen si zogjte e korbit, sepse perndiqeshin per idete e kundershtimet e tyne. Me ramjen e diktatures njerzit vrapojne te mblidhen ne votrat e tyne e aty te ndertojne lirite e demokracine. Kjo asht rregulla, pak a shume.
Me shqiptaret ndodhi e kunderta. Liria i degdisi. Sidomos mbi intelektualet liria pati efektin e bombes. Ekzodi filloi mbas lirise (!). Asnjihere s’ishte pa nji liri kaq centripedale, kaq rrenuese, kaq shpimbyllese, kaq paradoksale. Qyqet e kukuvajat lshuen gjamen tragjike: “Paskemi qene ma mire atehere kur ishim ma keq”. Ky ishte paradoksi i madh shqiptar i sprint-dekades se fundit qe mbylli shekullin e XX.
I nisun nga nji koincidence fatlume fonetike, T.Zmali sajon nji tjeter paradoks me toponimine “Malet e Qyqeshit” , diku ne Puken e vet malore. Arbitrarisht atij i pelqen ta interpretoje kete toponimi si etimologjikisht me kuptimin “atje ku qeshin qyqet”.
Qyqja, shpendi legjendar i vajit e i trishtimit, per mos me thane, i denimit mitologjik me vaj, jaz e trishtim, qesh diku ne atdheun e tij te paradokseve. Por paradokset sa mohojne, aq edhe pohojne. Atdheu asht nocion neutral, te cilit i duhet perqase me gjakftoftesi e racionalizem. Nse diku tjeter shqiptari e ndien se robtohet, poshtnohet, asgjasohet, atehere do te ishte ma mire e ma me dobi qe kto te kqija t’i ndodhnin atij ne token e vet. Kujtesa historike shqiptare mund te kete shekuj qe s’njef te vdekun prej urise as ne kohe lufte, as ne kohe paqe.
Poezia “Malet e Qyqeshit ” ka nji dalje te forte kah fryma. Mesazhi optimist i saj, shume diskret e i permbajtun, nuk e mshef dot dozen e ironise ndaj foshnjerise se perjetshme te njeriut shqiptar. Shqiptaret i duen prrallat – thote autori – Le te rrezikoj e t’ua them edhe une nji “.
Honeve te askundit
Ton Zmali i perket nji çete shume te veçante njerzish qe merren sot me artin e shkrimit. Ai si shume te tjere nuk ka rini krijuese. Shtatzanite ne moshe te madhe jane me rrezik. Rrezik deshtimi, asht fjala.
Zmali ka medyshje te mdha. Medyshjet e tij jane krijuese. Flurudha e shkrimeve te tij tregon se ai kerkon, perpunon nji stil te vetin. Ai po nderton profilin e vet. Krijon dhe e len te lire damarin e vet te fjales fluturake. Ngarkohet e shkarkohet me dinamizmin e njeriut te gjalle qejeton per vete e krijon per te tjeret. Depozitimet e pashfaquna te se kaluemes lypnin edhe ata nji dritare ndaj botes. Dhe e moren. Jane dy librat e pare. Koret, dregzat, cipat, shkumat, flakrimet, sprovatjane atje. Tashti per autorin ka fillue vetmia, dialogu me veten e puna e mundimshme per formimin e individualitetit. Per kte e shofim ne kerkim. Sonda e tij na duket se e ka kaperxye shtresen e pershtypjeve. Shkrimet e tij perhere e ma teper po marrin shijen e te idhtes. Kjo na duket se ka pozitivitet.
Te gjitha rruget te çojne ne tamth.
Ma fort se i gjendjes se shqiptarit, me duket se T.Zmali po rreket te bahet zadhanes i intelektualit shqiptar ne kete hapsine lirie te paimagjinueshme, te cilen ai s’po di ta fuse ne pune dhe per kte asht fute ne krize. Kjo krize asht krize identiteti, krize personaliteti. Sidomos njerzit e artit letrar qe asht aq ngusht i lidhun me gjuhen amtare, po jetojne nji blackout total e te frikshem. Ky lloj intelektuali qe s’ka kerçik per kozmopolit, ka mbete pezull edhe mbi token e vet e nuk lshon hije. Ai ndihet jashte hapsines.
Ton Zmali thote se e ka ndie kukzimin e boshllekut mbi veten. Boshlleku i tij, kuptohet, quhet hon, ne perputhje me kodin e vet stilistik.
Ovidi, i internuem ne Trapezunde te Detit te Zi, fliste per nji taedium vitae (neveria e jetes). Ma vone Sartri do ta rimerrte ate shkendi te antikitetit e do t’i gjente vend kryesor ne teorite e tij te ekzistences. “Ai boshllek – thote Zhan-Pol Sartri -asht shija e te qenit”.
Ne, shqiptareve te vonuem, po na takon jo t’i ndiejme, por t’i klasifikojme gjendjet tona ne koordinata filozofike sot 60-70-vjeçare.
Me duket interesante te ndalem pak te landezimi poetik i Zmalit lidhe me fenomenin e te vetndiemit jashte hapsine. Asht fjala per poezine-kolone “Honet e askundit”. Mungesa e koordinates hapsine jepet direkt me fjalen askund, kurse ndjenja e boshllekut dhe e pezullimit jepet me fjalen hon. Ky titull e ky konceptim patjeter qe asht produkt i nji shestimi spontan e intuitiv. Ne pranine e njena tjetres te dy fjalet e togfjalshit te titullit psojne nji zbehje semantike, tue ia pasue njena tjetres veshtrimet kategorike perkatese. Krijohet nji qark vicioz kembimi veshtrimesh mes dy fjaleve. Ky kembim qe te krijon idene e nji qarkullimi te mbrendshem, e ban rreshqites, te pakapshem kuptimin. Aparati i vemendjes nuk e fikson. Mendimi s’rrokdot objektin. Tamam ajo qe duhet. Sapo boshlleku i fjales askund fillon te bahet i kapshem, vjen fjala hon qe e shkatrron ate, sepse kjo e dyta sillet si nocion konkret gjeograflk, si toponimi e pergjithshme – hapsine pingule mes malesh te rripta -, pra ajo asht diqka, diku, jo asgja, askund. Sapo ndjenja e ramjes qe sugjeron honi merr peshen e kryefjales, ndjenja e ramjes se pahirte shkatrrohet prej fjales askund qe ia heq, si me magji, fundin shkambor me thepa honit, perplasja nuk ndodh, pezullimi perjetsohet.
Ky titull shume special ne fatlumnine e sendergjimit te vet, sugjeron ramjen e lire, ekuilibrin e prishun e te parestaurushem, marramendjet e kryeankthin qe e shoqnojne.
Vargje njifjalsha, si lemza ose si zhurma perplasjesh trupash qe thyejne qafen (me kujtojne zhurmen e mbytun te shpendve qe bien pertoke nen zjarrin e çiftes se gjuetarit) ndertojne indin e ksaj poeme, nji koktej historiko-personal ndijimesh, nji perpjekje e pafrut per t’i dhane titull gjendjes. Perqasjet shkak-pasoje nuk i japin ma parashtute atij qe bie pingul. Ne mes te gjithe atij eksitimi mendor, shkendija ndriçimesh vetojne mes vargjesh.
Sekse
Kellefe
………..
Korbat hane
Zemren e pellumbit
Vetdija nderton sintezen permes therrimesh. Ne ramjen e gjate thrrimet jane shume. Vargu i fundit rinderton saktsisht prej thrrimeve imazhin e “bukes se plote” prej kah u shkputen thrrimet:
Kalores te mosqenies.
Formulimi e titulli i krizes.
Dhe fillon te shfaqet para nesh nji Don Kishot aspak qesharak. Njeriu -rob i jetes, rob i rastit, rob i mendjes se vet. Ky gur i madh qe rrzohet e bie senalti – kalores te mosqenies – ne mos qofte moskrijimi, patjeter qe asht mungesa e hapsinave per te krijue. Mosqenia hyn e pame si produkt mendor, si oferte shoqnore e si angazhim intelektual. Vdekja si e tille duket se asht e mergueme prej vargjesh te tille.
Para se me e mbylle, e shof me vend te them dy fjale per fjalen e T. Zmalit.
Autori i ktij libri lufton per rehabilitimin e fjales, per rikuperimin e saj. Fjala e vrame mund te ringallet, thote autori. Ket sakramend, pra mrekulline e ringjalljes, autori ua njef vetem poeteve e shkrimtareve. Ai vete asht i angazhuem ne ket front.
Fjala e tij ka nji force epshi, nji epsh shpirti qe realizohet e shperblehet ne aktin sublim te shprehjes. Fjala e tij e ngjyrosun me hiperbola, me te madhnueshmen ka nji shperthim te bute, te gjane e paqsor. Vegimet e intuites e sajesat e nenndergjegjes, me gjithe vrullin “kercnues” te paralajmrimit te tyre, shperthejne si nji dallge poleni qe niset pa adrese por jo pa piksynim: te pllenoje, te bonifikoje. Tamam si ai shiu qe lajmrohet me krisma rrufesh e vetima lbyrese, por, kur shperthen, bie bute, jetdhanes, bamires.
Ky cikel krijimesh poetike nuk asht fillim, as kulm. Ky liber asht ngjitje ne “malin” e vet…
Primo Shllaku Korrik 2001
Komentet