Besnik Çinari, humoristi i mirënjohur shkodran ka pësuar një atak kardiak ditën e djeshme, ndërsa është sjellë me urgjencë drejt Tiranës në QSUT, ku menjëherë është në futur në sallën e reanimacionit.
Nga sa bëhet e ditur, mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren, ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër, për të stentuar dy enë të tjera që i ka të bllokuara.
Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se gjendja e tij është stabilizuar disi dhe pas ndërhyrjes së dytë do të shihet më mirë gjendja e tij.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës ‘Humor me Shkollë të Mesme’ ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.
Ndërkohë që ky infarkt i Besnik Çinarit vjen në ditën kur do të festohet në Shkodër, jo pak por 60 vjetori i krijimit të estradës profesioniste të teatrit ‘Migjeni’.
E rëndësishme në këto momente është gjendja e aktorit të madh që të bëhet më mirë.
Komentet