VOAL – Speci djegës ndikon në jetëgjatësinë e njeriut. Ky është përfundimi i një superhulumtimi që ka vëzhguar zakonet e të ushqyerit tek 500 mijë veta në Kinë për shatë vjet rresht, shkruan voal.ch. Ekipi ndërkombëtar i hulumtueseve, i prirë nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore, ka vënë re se ata që hanë ushqime pikante një ose dy herë në javë arrijnë të zvogëlojnë me 10% rrezikun e vdekshmërisë. Kush pastaj iu shton lloje pikatesh vakteve të tyre tri herë në javë, e zvogëlon vdekshmërinë 14%. Kjo duket se vjen nga përmbajtja e lartë e djegësirës (capsaicum), vitaminën C dhe vlerave të tjera ushqyese.
ANSA bën të ditur se hulumtimi i publikuar në British Medical Journal, ka marrë në shqyrtim njerëz të moshave 35-79 vjeç nga 10 zona të ndryshme të Kinës. Pjesëmarësve iu kërkua se çfarë kosnumojnë më shpesh dhe sa shpesh. Speci djegës, i përdorur gjerësisht në Kinë, ishte më i përdoruri. Studiuesja Nita Forouhi e Università di Cambridge se shumë cilësi të specit djegës – sidomos djegësira, alkaloid që është përgjegjës për cilësinë pikante të tij, janë të njohura: që nga ato antioksiadnte dhe atnipezmatuese deri tek antikancer.
Eskpertët tani për tani janë të kujdeshsëm. Studimi ishte vetëm ‘vëzhgues’. Prandaj kërkohen thellime teknike për të këshilluar një shkëmbim të stilit të të ushqyerit. “Kërkohet një tjetër hulumtim për të përcaktuar nëse konsumi i ushqimit pikant mund të përmirësojë shëndetin dhe të ulë shkallën e vdekshmërisë drejtpërdrejt apo është vetëm një shenjë e jashtme e faktorëve të tjerë të lidhur me zakonet dietike dhe stilin e jetës,” saktësojnë.
Komentet