Te vegjlit e pelikaneve/desheve te detit perkdhelen,
ne shtepizen e vogel pas trupit, te ngrohte te prinderve te tyre,
pas pak duket se me te rriturit,
po “rrefejne” per ngjarjet e dites.
Pastaj ata vendosin,
njeri pas tjetrit sqepin e gjate,
mbi shpine dhe nata e tere,
fundoset ne imazhin e familjes,
se lumtur dhe bashkesise,
se ngushte.
Qetesia bie,
kenetat flene,
shtresa e reve ne kupen e qiellit,
u zhduk,
yjet shndrisin si perla te arta,
ne kadifen e e zeze te qiellit.
Disa lakuriqe nate turren,
ne nje fluturim te shpejte,
cafkat e nates bejne zhurme,
ne kalim e siper,
pervec kesaj,
cdo gje e gjalle,
nje enderr e heshtur,
e palevizshme.
Edhe une doja,
te mbyllja syte,
por mushkonjat depertonin,
nga cdo e care sado e vogel,
e velit qe kisha hedhur mbi sy,
e shendrrojne fytyren time,
ne nje forme te bucatun,
qe me me dhemb shume.
Kjo torture behet normale,
kaluan ore te tera,
me ne fund fresku lakjmeroi, lindjen e diellit.
Qysh ne oret e para te nadjes, degjova gugitje,
me pas dallova zogjte,
qe pushonin qetesisht,
njeri pas tjetrit,
si nje tufe patash .
Jashte ndodhet nje pelikan,
femer e rritur ,
me sa duket roja,
gjumi i saj i lehte u prish,
nga zhurmat e vogla,
dhe dyshuese,
ajo hodhi syte perreth.
Vetem kur detyra mbaron,
e bindur se nga larg,
nuk ka asnje rrezik,
kthehet me ngadale ne gjendjen,
e me parshme te qete.
Erresira fashitet,
nga drita e diellit,
me nje ze te lehte roja lajmeron, fillimin e dites se re.
Eksploratori i pelikanit Hugo,
ka zbritur ne fushen bregdetare,
ne Stomin e Neglave(FK),
ujin per te pire e mbush te Currili,
ne Pusin e Patanit afer grykes se Matit,
pikerisht atje,
ku eshte me veshtire,
krejtesisht prekese eshte,
sesi mikpritet europiani,
i cili paragjykohet nga populli ,
si nje i huaj fisnik.
I zoti i shtepise ofron,
me te miren,
ben me teper se mundesite,
te ngrenet luan ketu nje rol kryesor.
Kafja e zeze e pergatitur,
sipas menyres turke,
nuk duhet te mungoje,
bulmetrat jane te preferuar,
mund te shijosh kosin,
tamlin dhe tlyenin,
pjeserisht te perzier ne yndyr.
Mishi piqet ne helle dhe shijon shkelqyeshem,
specat djegsa ngrohin,
qiellzen e europioanit,
melcite dhe veshkat jane gjerat,
me te shijeshme,
koroniku, perpeqi, djathi i zier, pija kryesore rakia esht’.
Para se te filloi ngrenia,
me i vjetri uron: <<ju befte mire>!,
ndersa te tjeret pergjigjen:
<< ju lumshin duart>>!
Vendasi nuk e ze ne goje,
kete veshtiresi,
keto nuk jane te vogla,
ne gjithe kete fushe,
por mjaftohet me nje:
<<tungjatjeta>> !,
<<a je, si je>>?
<<a u lodhe>> ?.
Te marresh parasysh duhet,
kur viziton per nje ore,
nje shtepi,
aty do te behet me siguri,
ftese per te ngrene,
rrezik i shpeshte esht’,
te presesh dy ore per te ngrene, ndryshe, do te prekesh rende,
te zotin e shtepise.
Kurre nuk duhet ta refuzosh,
kasollen me te varfer po te jete,
nese te ka qelluar te ndalosh,
pa kthyer nje filxhan kafe,
ose qumesht.
Ky tipar karakteristik,
shume i kendshem,
do te lejonte disa,
t’i paragjykonin banoret ketu,
si altruiste,
ky iluzion zbutet shume shpejt,
kur i njeh ata nga afer.
Shtepite rralle jane me mure guri,
si ne Malsi,
shtepi provizore,
ketu nuk gjendet asgjekundi gur’,
duhet ta ndertojne,
shtepine provizore,
me nje thurje argjilore,
ky lloj ndertimi nuk zgjat shume ,
nevojitet me pak mund,
me derrasa, dy kateshe me derrasa, mbuluar me pullazina,
dritaret te vogla,
jane perseri.
Fshatarit te ultesires,
nuk i duhet te mundohet,
neper shtigje te ngushte,
rruget e tij nuk jane te mira,
dielli i thane ato,
i ben gjithe pluhur,
shiu me i paket i shendrron,
ne baltovine rreshqitese.
Keshtu bregdetari i fushes,
hipen mbi qerre dhe lekundet,
si ne nje anije mbi vale,
te dyja rrotat teper te medha,
te cilat rrotullohen,
rreth nje boshti druri te pa lyer,
renkojne si shpirtera mekatare,
ne ferr,
ne toke lene gjurme te thelle.
Qete zhyten,
ne detin e baltonvines,
cdo hap e bejne te fundosur,
deri ne gju,
mrekulli sesi keto kafshe,
durojne rruge kaq te gjata,
zotrojne kaq energji.
Vetem buajte ndjehen mire,
ne keneta te tilla,
kete e bejne me shume qejf,
stines se nxehte,
buallit i duhet te rrije,
gjithe diten ne uje,
lekuren e tij te zeze e mbulon,
nje shtrese e verdhe argjile,
gjendja e tij e brendeshme merr, hijen e nje qetesie filozofike,
megjithate ai,
nuk eshte shume paqesor,
per shkakun me te vogel kocinjt’,
luftojne me njeri-tjetrin,
ne lendine dhe ndeshin briret’
Ne mesnate me zgjoi njehere,
nje dem i kreshperuar,
i vjeter, si eger,
cadres ia kishte ngulur syte,
sic shikon dikush,
ate qe i takon,
dhe me nje goditje te brireve, grisi nje ane te tere te saj.
Por nuk i eci,
te me sulmonte mua,
pasi nje e shtene gjemoi,
ne veshet e tij,
iu desh te largohej,
per te mos u dukur me aty.
Po binte nje shi i stuhishem,
asnje njolle nuk dukej,
ne erresire,
mua me duhej te mjaftohesha,
me ngarkimin e aparateve,
dhe armeve,
te vendosja nuk mundesha,
te kerkoja ndonje shtepi,
aty prane passi ajo,
qe shqiptarve iu duket,
e natyrshme,
ne europianve na duket, vecanerisht naten,
teper e bezdishme:
ka atmosfere te keqe,
te renduar dhe keqberes,
te panumurt.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Hugo Adolf Bernatzik, lindur në Vjenë më 1897, i diplomuar si etnograf dhe fotograf, është themelues i disiplinës së Etnologjisësë Aplikuar. Kontaktet e para me shqiptarët i kishte që më 1914, në kohën kur Princ Vidi i dërguari i Fuqive të Mëdha kishte ardhur në Shqipëri për të vënë bazat e shtetit shqiptar. Në kohën e luftës së parë botërore ishte në Shqipëri në cilësinë e Oficerit të Amatës së Austrisë. Gjatë kohës që ishte në cilësinë e oficerit, ripërtëriu miqësitë që kishte krijuar me bijte e oficerëve shqiptarë, që kishin shërbyer në Gardën e truprojave të Sulltanit Abdyl Hamitit, gardë e përbërë kryesisht prej oficerëve shqiptar, të cilët me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar ishin kthyer për t’i shërbyer vendit të tyre.
Vetë Bernatzik do të shkruante se gjatë qëndrimit në Shqipëri kishte kaluar shumë ditë me shokët e fëmijërisë. I mahnitur siç duket nga bukurite natyrore dhe karakteri i njerëzve do të shprehej se nga koha e kontakteve të para nuk e kishte lënë të qetë dëshira për të vizituar Shqipërinë, deri sa përfundimisht në vitin 1929, i paisur me tendë fushimi, , me një barkë lundruese dhe një aparat fotografik realizon dëshirën e madhe të tij ”për ta njohur me themel atë vënd të veçantë dhe banorët e tij të guximshëm”. Ai do të shkruante se “shqiptarët janë popull me karakteristika të theksuara burrërore, të guximshëm, të ndershëm dhe mikpritës, tolerantë dhe bashkjetues, një popull që gjatë shekujve ka nxjerrë oficerë ndër më të mirët, burra shteti të njohur, nëpunës etj”. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri vizitoi Shkodrën, Krujën(Gjormin, Gurezin), Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Beratin, Voskopojën, Kënetën e Tërbufit dhe të Maliqit, Liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Gjurmoi ne vecanti faunen shqiptare, ne vecanti per te fotografuar pelikanin.
Të gjitha këto vende që vizitoi i fokusoi në aparatin fotografik dhe me përshkrime i botoi në një kapitull për Shqipërinë, Albanien-das Land des Schkipetaren(=Shqiperia vendi i shqiptareve).
Ne zonen e Gurezit/Fushkuqes eksploroi zonat me te thella bregdetare si ne anen jugore Neglat, Bregun e Gjapshit dhe ate veriperendimore Pusi i Patanit ne grykderdhje te Matit. Ne kete treve atij i ben pershtypje veshja e malsores se Nenshkodres dhe realizon te pakten kater fotografi si me poshte.
Hugo Adolf BERNATZIK(1897-1970), eksplorator i pasionuar ndaj PELIKANIT(=Dashi i Detit).
Nje grua me femijen e saj, Pusi i PATANIT, GUREZ-foto e H. A. Bernatzik, v.1929
Moment i improvizuar kur martohet nje vajze, nga dy gra te nje shtepie nga PUSI i PATANIT, sipas deshires se fotografit austriak, H. A. Bernatzik.
Gruaja nga PUSI i PATANIT, ne qender te fotos, gjurmohet nga fotografi H. A. Bernatzik, kur shkon ne nje nga te martat e fundit te qershorit v. 1929, ne kishen e Shen Ndues mbi qytetin e Lacit.
Eksploratori i Pelikanve ka fotografuar nje bari ne breg te lumit Gjapsh(ne drejtim te Koder Reke. Ne zonen e Tiranes quhet lumi i Tiranes, ne zonen e Ishmit quhet lumi Ishem dhe ne grykderdhje afer Kepit te Rodonit, quhet lumi i Gjapshit). Fotografi duke krahasuar bariun me drurin, kerkon te tregoi lartesine e drurit.
Pelikani i fotografuar nga eksploratori i faunes H. A. Bernatzik ne bregdetin e Gurezit/Fushkuqes ne v. 1929, quhet Dashi i Detit.
Momenti i uljes se pelikanit eshte fotografuar pas nje sakrifice nga ana e fotografit austriak, duke pritur i fshehur per disa ore, ndoshta disa dit’.