HRW-ja ka njoftuar se forcat e regjimit sirian dhe të Rusisë ndaj forcave opozitare në Siri që nga shtatori e deri më tani kanë përdorur bomba thërrmuese (Cluster munition)
NJU JORK – Sipas burimeve të Organizatës “Human Rights Watch” (HRW) në Bejrut me seli në New York dokumentohet se forcat e regjimit të Sirisë dhe të Rusisë që nga shtatori e deri tani në masë të madhe kanë përdorur bomba thërrmuese ndaj forcave opozitare.
HRW-ja ka njoftuar se forcat e regjimit sirian dhe të Rusisë ndaj forcave opozitare në Siri që nga shtatori e deri më tani kanë përdorur bomba thërrmuese (Cluster munition).
Në raportin e HRW-së thuhet se bombat thërrmuese që nga 30 shtatori kur edhe kanë nisur operacionet e përbashkëta të Rusisë dhe Sirisë janë përdorur të paktën 20 herë, ku në sulmet e ndërmarra në 9 rajone kanë humbur jetën 35 civilë prej të cilëve 17 fëmijë dhe 5 gra.
Mes tjerash në raport potencohet se si pasojë e përdorimit të disa bombave thërrmuese në zonat përreth qarkut Duma dhe Damaskut jetën e kanë humbur 8 fëmijë.
Madje, nënvizohet se bombat thërrmuese të përdorura në Siri janë prodhim rus ose i ish-Bashkimit Sovjetik.
Komentet