Ditën e fillon me kafe dhe cigare. Nga terasa e banesës së tij i hedh një shikim qytetit nga i cili dëshirojnë të ikin të gjithë, përveç tiij. Nga ora nëntë zbret në holtelin e tij në formë të patkoit. Andreas Wormser ka kryer për filologji me fokus persishten dhe për nga veshja nuk duket fare si shef i një shtëpie, e cila në komentet e vizitorëve përshkruhet si «shtëpia më e mirë në Kosovë», vërnë artikulli.
Vendi ishte një gërmadhë
Buzë pishinës, e fillon Wormser rrëfimin e tij: «Në fillim këtu dukej krejt ndryshe». Ende nuk kishin heshtur armët kur ai kishte ardhur për herë të parë në Prishtinë në vjeshtën e vitit 1999. Shkatërrimi kishte qenë i madh. Megjithatë, shumica e atyre që kishin ikur në Zvicër dëshironin të kthehen në shtëpitë e tyre. Ai vet në detyrë të Federatës duhej ta mbikqyrte kthimin e tyre dhe të kujdesej që ndihmat zvicerane për rindërtim të shkonin në duar të sigurta. Zyrtari i Berëns, tani pronar i një hoteli, atëbotë zinte një dhomë të një banese me më shumë persona. Për më tepër, në temperaturat e dimrit prej minus 27 gradëve ai flinte me gjithë mandel dhe me çizmet mbathur. Ndërsa shumë kosovarë strehoheshin te të afërmit e tyre, në ato pak dhoma që u kishin ngelur.
Trazirat e marsit 2004
Gjashtë muaj pasi Wormser filloi punën në Prishtinë, nisi kthimi i detyruar i refugjatëve kosovarë. Dy vite më vonë Zvicrën duhej ta lëshonin edhe romët e parë, për çka ai i kishte paralajmëruar autoritetet zvicerane se në disa rajone kjo nuk ishte e mundur. Ndërkohë cyrihasi kishte mësuar shqip. Me 17 mars, pak para skadimit të detyrës, u vërtetua droja e tij. Në një breg të periferisë së Prishtinës ishin grumbulluar rreth 10’000 të rinj shqiptarë të zemëruar. Ndërsa para zyrave në Prishtinë digjeshin veturat, në rrethinë të qytetit u ishte vënë zjarri shtëpive të serbëve dhe kishave. Mijëra serbë, romë dhe ashkalinj për tre ditë udëbuan nga fshatrat e tyre, transmeton artikulli.
Për Andreas Wormser këto zhvillime ishin një shok. Ai u bë gati ta lëshonte Kosovën dhe në këtë vorbull disa miqëve romë u dha para për të ikur, për çka nuk siguruan transport. Ndërkaq miqësinë me romët Wormser e ruajti edhe në kohët kur ai u kthye në Bernë dhe ushtronte detyra në vende të tjera në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pas përfudimit të angazhimit rreth cunamit në Azinë e largët, Wormser ndjente dëshirën të kthehej në Kosovë për të bërë diçka në përmirësimin e jetës së romëve atje. Por, kësaj radhe si ndërmarrës.
Fjala më e shpeshtë «nesër»
Ideja që kishte Wormser bashkë me disa miq të tij romë, shumëkujt i dukej një utopi: Një ekohotel, i cili do të vendoste standarde arkitektonike dhe që do të hapte vende pune për romë, serbë dhe shqiptarë. Asgjë nuk eci si e kishte planifikuar: «Arkitekti kosovar, në vend skicave të mëdha hartonte fatura të mëdha», fjla të cilën Wormser e dëgjonte më së shpeshti nga ustallarët kishte qenë «nesër». Edhe për lejen e ndërtimit ishte dashur të priste me muaj të tërë. Megjithatë, «pa partnerët e mi kosovarë nuk do të kisha mundur ta realizoj ndërtimin», pohon ai. Arkitektin e parë Wormser e zëvendësoi me një tjetër që i njihte të dy kulturat: Bujar Nrecaj, i cli ka lindur në Kosovë, por është rritur në Zvicër dhe ka studiuar aty.
Konflikte absurde
Në prill të 2013-tës hoteli me tre yje dhe 15 dhoma i Andreas Wormser dhe dy partnerëve të tij ishte gati. Avantazhet e tij janë mikpritja zvicerane, konfori dhe dizajni. Ai është vendosur në një vend ku nuk ka shkelur ndonjëherë këmba e ndonjë turisti – në mesin e një enklave serbe në Kosovë – në Graçanicë. Prefeki i fshatit nuk u duk në celebrimin e hotelit, por presidentja e Kosovë e kishte ftuar trupindiplomatik në Kosvë për drekë aty. Punëtorë të rrjeteve të ndryshme rezervuan dhoma dhe turistë nga të gjitha vendet iu gëzuan specialiteteve ekskluzive të hotelit. Wormser ka organizuar mbrëmje letrare me autorë zviceranë dhe ekspozita me fotografë lokalë, por edhe pas dy vitesh punë ai është larg fitimit. «Hotel i bukur, por në vendin e gabuar», i thotë si shqiptarët, ashtu edhe serbët. Duke qenë se shumë plaforma hotelin që gjendet 10 minuta larg Prishtinës përtojnë ta përfshijnë në «kryeqytet», turistët e kanë vështirë ta gjejnë bujtinën, thotë Wormser.
Vizitorëve iu bie në sy që ndërmarrja është e organizuar horizoontalisht, pa hierarki. Kur i pyet në kuzhinë për shefin, ata e lëkundin kokën. Ai është një burrë i mirë, por paksa i rreptë – thonë. Atyre nuk iu hyn në kokë përse Wormser insiston kaq shumë në produkte lokale dhe bio. Edhe bashkëpronari Hisen Gashjani qesh me maniret e mikut të tij. Kurse ai vet pohon se e ka nënvlerësuar se çfarë do të thotë të jesh shef në Kosovë dhe të zbatosh satndarde. Punëtorët e tij janë të mrekullueshëm, por mundi për të zgjidhur konflikte është i madh, transmeton artikulli. Shpesh ato janë çështje nderi, apo ndjeshmëri, të cilat një i huaj nuk mund t’i puptojë kurrë – nga përzgjedhja e punëtorëve deri te ngjyrat e qilimave. Gruaja e Wormers-it – një gjermane – kishte refuzuar të përfshihet në ndërmarrjen e tij. Ajo nuk mund ta paramendojë të jetojë në një vend ku barazia është një dëshirë. Çdo gjashtë muaj e viziton ajo burrin në Graçanicë, çdo gjashtë muaj fluturon ai te gruaja.
Shumë ikin, Wormser qëndron aty
Hotelin e vizitojnë njerës të ndryshëm. Aty qëndrojnë vizitorë nga rrejte të ndryshem zvicerane, gazetarë perëndimorë, turistë me çanta në shpinë… Edhe pronarët festojnë aty. Meraku i Wormser është statusi i romëve. Ndërkohë ai e ka mësuar gjuhen rome. Gjendja e tyre në Kosovë nuk ka ndryshuar, por ajo e romëve që janë kualifikuar në hotelin e tij – po. Dy prej punëtoreve të tij tanimë kanë gjetur një punë përveç hotelit. Një mrekulli për rajonin ku papunësia shkon në 60 për qind», thotë artikulli. Sipas tij, te romët papunësia shkon në 98 për qind. Dhe kujton që dhjetëra mijëra e kanë lëshuar vendin dimrin e kaluar. Ndësra Andreas Wormser, ish zyrtar migracioni nga Zvcra – qëndron. «Aty ku ndodhin mrekulli të vogla, herëdo-kurdo do të pelegrinojnë edhe turistët», përfundon raporti. ks/dp
Komentet