Kjo elegji, marrë nga libri “Si na erdhi ai, i ndaluari”, është shkruar në Petersburg nga poeti Visar Zhiti më 2 qershor 2014.
Frymëzimi është përjetuar gjatë vizitës në Hotelin “Ingliterra”, moment i fiksuar edhe në fotografinë ku poeti Visar Zhiti ka dalë pranë pllakës memoriale për Eseninin, që dhe ajo duket si e thyer nga dhimbja.
Trupi i Eseninit u gjet më 28 qershor 1925 i vdekur në dhomën e hotelit. Kishte disa gërvishtje në krahun e majtë, një prerje të madhe në krahun e djathtë, një dëmtim nën syrin e majtë dhe lëndime të tjera.
Dëshmitë flasin për një poezi të shkruar me gjak në mëngjesin e 27 dhjetorit, të cilin do ta gjente një mik i tij. Hamendjeve për vetëvrasje iu shtohet opinioni se vetëvrasja ishte një montaturë, sepse ai në fakt u vra nga shërbimet sekrete sovjetike.




Komentet