Dashi21. mars – 20. prill
Nëse nuk doni me te keni me probleme si një muaj me pare, tashme duhet te jeni me tolerante dhe me te duruar. Hapni rruge ne momente tensioni. Te dashuruarit, deri ne datën 20 do kalojnë ditë me pozitive, ndërsa me pas do fillojnë debatet. Respektojini mendimet e njeri-tjetrit, por edhe lirinë reciproke. Beqaret mund te fillojnë te flirtojnë kot me disa persona pa menduar se shpejt gjithçka mund te kthehet ne diçka serioze. Shëndeti për fat te mire nuk ka për te qene i keq. Mundohuni vetëm te mos rini gjate pa gjumë sepse do ndiheni te lodhur. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi. Ne pune ekziston edhe rreziku qe te keni përballje me koleget, por duhet te tentoni te bëni ato qe mendoni.
Demi21. prill – 21. maj
Ne tërësi jeta juaj do jete e qëndrueshme këtë muaj, megjithatë mundohuni te mos tregoheni shume indiferente ndaj disa çështjeve te ndjeshme. Diskutoni me hapur dhe me gjate me ata qe ju rrethojnë. Për çiftet do mbizotërojë harmonia dhe dashuria. Ata do gjejnë gjuhen e përbashkët dhe do dine çfarë hapash te hedhin. Beqaret do tentojnë edhe për ndonjë aventure afatshkurtër mjafton qe ne momente te caktuara te përjetojnë emocione. Shëndeti do jete i mire. Do keni energji dhe rezistence prandaj nuk do prekeni as nga viruset. Financat, por ditët t’i menaxhoni mirë deri në datën 1, çdo gjë më pas do jetë shume me e lehte. Ne pune do mbani gjithë përgjegjësitë qe iu janë kërkuar dhe do arrini atje ku keni dashur përherë. Ja qe asgjë nuk është e pamundur.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Gjatë këtij muaji do jeni shume te zënë me angazhime dhe nuk do gjeni kohe t’iu jepni këshilla miqve. E dini mire se ata kane nevoje për ju, por ja qe nuk do mundeni dot. E gjithë periudha do lëvizë me shpejtësinë e erës. Te dashuruarit duhet ta lënë veten me te lire dhe t’i shprehin ndjenjat siç i kane ne zemër. Komunikimi është pika me e forte e tyre qe edhe këtë muaj do e mbaje marrëdhënien te qëndrueshme. Beqaret do jene te turpshëm dhe pavarësisht se e pëlqejnë jashtë mase dike, nuk do kenë as guximin t’i shprehin ndjenjat. Shëndeti ka për te qene edhe me i mire se me pare. Do jeni plot energji dhe te gatshëm për te ushtruar aktivitete te vështira fizike. Financat vazhdoni t’i organizoni siç po bëni dhe nuk do keni probleme. Ne pune duhet thjesht t’i besoni instinktit për t’ia dale.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Ky ka për te qene një muaj disi i ndërlikuar sidomos pas datës 9. Nëse jeni ne një lidhje, pas kësaj date mund te ketë distanca dhe ftohje te marrëdhënies. Shpesh do jeni irritues dhe aspak te këndshëm, prandaj partneri do preferoje t’iu mbaje larg. Beqaret nuk do kenë shume kohe për t’ia kushtuar dashurisë sepse do jene te tejmbushur me aktivitete. Fundi i muajit mund te ketë disa takime rastësore, por asgjë me shume sesa aq. Shëndeti do mbetet i paqëndrueshëm. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi ne pjesën me te madhe te kohës. Buxhetin nuk do dini si ta mbani nen kontroll dhe vetëm ndihma e specialisteve mund t’iu shpëtojë. Ne pune do kaloni vështirësi te mëdha, por ne fund te muajit do arrini te nënshkruani një kontrate gjigande.
Luani23. korrik – 22. gusht
Gjate këtij muaji do jeni autoritare dhe do e kërkoni me ngulm te dale e juaja. Shpesh do bëni edhe gabime dhe mund te mërziteni. Çiftet here pas here do kenë probleme. Ata nuk do hapin as rrugë e as nuk do falin lehtësisht. Beqaret duhet te tregohen me te drejtpërdrejtë nëse duan ta gjejnë sa me pare dike për te kaluar jetën. Po u treguan te turpshëm kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer. Shpesh do jeni nervoze dhe mund te keni dhimbje fyti e barku. Me shpenzimet tregohuni sa me diplomate nëse nuk doni te mbeteni pa para. Nga ana tjetër ruajini mire paratë qe keni dhe mos jepni hua. Ne pune, padurimi mund t’iu çojë ne rruge te gabuar. Kujdes edhe me nervat. Dëgjojini këshillat e kolegeve dhe respektoni hierarkinë.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Këtë muaj gjerat nuk kane për t’iu ecur shume mire. Do jeni te paduruar dhe mund t’i vuani gjate gabimet qe do bëni. Për fat te mire disa miq do ju mbështesin dhe do ju këshillojnë si duhet. Beqaret do kenë probleme serioze nëse refuzojnë te bashkëpunojnë me partneri për te gjetur zgjidhjet e problemeve. Mos prisni qe gjithçka te ndryshoje si me magji. Beqaret me mire te hidhen ne sulm rreth datës 9 ose 11 sepse atëherë do jene më me fat. Shëndeti për fat te mire do jete i kënaqshëm dhe nuk do keni shqetësime serioze. Për financat gjerat nuk do ecin shume mire, megjithatë nuk duhet ta humbisni arsyen. Vështirësi mund te ketë, por ju duhet te bëni te pamundurën për ta stabilizuar gjendjen. Ne pune do iu jepen me shume autonomi dhe besim. Shfrytëzojeni këtë për te treguar sa vleni. Mos i mendoni fare personat qe iu kane zili, por shihni punën tuaj.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Ky muaj do jete plot energji dhe ju mjafton qe ta shprehni atë. Ata qe janë ne një lidhje do jetojnë ne një ambient përgjithësisht te qete dhe secili do beje gjithçka qe gjerat te vazhdojnë te ecin mire. Vetëm se javën e fundit mund te bëni diçka qe do e acaroje partnerin. Merrni masa qe ta rregulloni sa me pare problemin. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri, por miqtë do jene gjithmonë aty për te mos i lënë te mërziten. Mendërisht gjendja do jete me e mire se fizikisht. Kujdes me jetën qe bëni dhe me ushqimin. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen pas javës se dyte. Ne pune do qëndroni edhe me gjate vetëm qe te arrini me shpejt objektivat. Do keni vullnet dhe ide te jashtëzakonshme, prandaj mund te merrni edhe një propozim për ngritje ne detyre. mendohuni disa here para se te hidhni çdo hap.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Edhe ky muaj do vazhdoje te jete plot ngjyra. Do jeni gjithmonë optimiste dhe nuk do mendoni gjera te këqija. Nëse jeni ne një lidhje, pranoni te shkëmbeni ide dhe mendime me njeri-tjetrin sepse bashkëpunimi gjithmonë çon ne rrugën e duhur. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe do pranojnë te kenë njohje te reja. Mire është qe për te shmangur zhgënjimet, te mendohen disa here para se te hedhin hapa me tej. Besim te plote mos i jepni askujt. Shëndeti here pas here mund te ketë disa shqetësime te vogla. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe për çdo shqetësim merrni masa. Shpenzimet nuk do i kontrolloni dot, por për fat te mire familjaret do iu ndihmojnë. Ne pune do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe keni pasur dhe do ecni ne rrugën e duhur. Do i bindni edhe te tjerët ne baze te argumenteve.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Do ketë ndryshime rrënjësore këtë muaj ne jetën tuaj ne çift. Komunikimi do jete me i mire dhe kjo do ju ndihmoje t’i zgjidhni me qetësi disa mosmarrëveshje. Nga fundi i muajit mund te merrni edhe vendime te rëndësishme qe do lidhen me te ardhmen. Beqaret do jene shume te kërkuar dhe disa persona njëkohësisht do mundohen t’i bëjnë për vete. Nuk duhet te nxitohen, por duhet ta marrin çdo gjë me qetësi. Gjithçka do jete ne favor te tyre. Gjendja shëndetësore ka për te qene e shkëlqyer. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Buxhetin mbajeni nen kontroll sepse po kryet shpenzime te pamenduara mire mund te gjendeni ne vështirësi me pas. Ne pune do keni kujdes edhe për detajet e vogla dhe gjerat do ju ecin si i kishit planifikuar. Java e fundit do jete ajo me e begata.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Muaj përgjithësisht i mire do jete ky për te gjithë, megjithatë ndërmjet datës 9 dhe 21 duhet te bëni një bilanc te gjithckaje për te rregulluar ndonjë detaj te vogël. Për beqaret çdo gjë do ece për mrekulli javën e pare. Nga mesi i muajit mund te ndiheni disa dite bosh, por serish situata do përmirësohet. Pas datës 21 mund te keni edhe surpriza te jashtëzakonshme. Beqaret nuk do kenë takime ne çdo moment, por ato qe do realizojnë do jene te çmuara. Buzëqeshja do qëndrojë ne çdo moment ne fytyrën tuaj. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Moti dhe lodhja mund te jene shkaktaret kryesore. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por ama te mjaftueshme për nevojat tuaja. Ne pune nuk do ju mungoje as këmbëngulja dhe as krijimtaria kështu qe do hidhni hapa gjigante e do i habisni qe te gjithë.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Ky muaj do jete me pak elektrizues dhe mosmarrëveshjet do jenë me te pakta. Pas javës se parë qetësia do jetë absolute. Çiftet do kalojnë ne një tjetër stad dhe do dine t’i shprehin ndjenjat me diplomaci. Dy javët e para do jene shume te bukura ndërsa ne dy javët e fundit mund te ketë edhe ndonjë re te vogël ne qiell. Beqaret duhet te përfitojnë te bëjnë deklarata deri ne datën 12 sepse atëherë është periudha më me fat. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë here pas here nervoziteti do ju pushtoje dhe mund te ndiheni disi pa fuqi. Gjithsesi kjo mund te zgjasë maksimumi dy dite. Me financat do dini mire si te silleni dhe nuk do lejoni qe gjendja te përkeqësohet. Ne pune do jeni plot force, dëshirë për te çuar para dhe ambicie. Do shmangni edhe konfliktet me koleget sepse do e keni mendjen tek detyra.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Ky nuk do jete një muaj shume i qete. Mund te kaloni edhe periudha te tensionuara dhe me ankth. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i shtojnë dozat e fantazisë dhe duhet te tregohen te matur me kërkesat. Jo çdo gjë qe ju pëlqeni do i pëlqejë edhe partnerit, prandaj diskutoni para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një muaj te mbushur me takime dhe njohje interesante. Do bëjnë mire t’i shfrytëzojnë sa te mundin, por jo te hedhin hapa te nxituara. Shëndeti nuk do jete i keq, përveç ndonjë dhimbjeje te lehte koke, barku apo kockash. Ne planin financiar do i merrni ne dore frenat e menaxhimit dhe do mundoheni ta stabilizoni situatën. Me pak mundim do ja dilni. Ne pune do jeni diplomate dhe te arsyeshëm. Do i realizoni me shpejt nga sa kishit menduar projektet e filluara.
Komentet