Dashi21. mars – 20. prill
Këtë muaj do ndiheni shume here me mire se një muaj me pare dhe ditët pozitive do jene mbizotëruese. Ata qe janë ne një lidhje do ndërmarrin iniciativa dhe do bëjnë gjera me te veçanta me atë qe kane ne krah. Deri ne datën 20 nuk ka për ta pasur asnjë lloj debati, ndërkohë qe me vone çdo konflikt do jete pa pasoja serioze. Beqaret do kenë një muaj te lulëzuar dhe te mbushur me ngjyra. Për ta do ndryshojnë rrënjësisht disa gjera. Për shëndet me te mire duhet te kujdeseni me tepër për ushqimin qe konsumoni dhe nga ana tjetër nuk duhet ta teproni me alkoolin, yndyrën apo pikantet. Ne planin financiar do keni mbështetjen e familjareve dhe miqve dhe nuk do ndesheni me probleme. Ne pune do keni me tepër besim tek vetja dhe do filloni disa projekte gjigande.
Demi21. prill – 21. maj
Gjate këtij muaji do i kushtoni rëndësi me te madhe familjes dhe shoqërisë. Do plotësoni te gjitha boshllëqet qe keni lënë dhe do ndiheni te plotësuar edhe vete. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë edhe momente delikate kur do kenë nevoje për ndihme nga te afërmit për te vendosur qëndrueshmërinë. Kokëfortësia e te dy palëve do jete një problem i vërtetë. Beqaret do kenë jave te qeta, por edhe jave te animuara. Me shume fat do kenë pas datës 18. Shëndeti mund te ketë edhe ndonjë shqetësim te vogël. Stresi dhe ankthi do jene problemet me te madha. Gjendja e financave nuk do jete e keqe, megjithatë po u treguat te matur do keni vete me tepër përfitime. Ne pune do iu jepen mundësi te reja për te treguar te gjitha vlerat dhe aftësitë qe keni, kështu qe duhet t’i pranoni propozimet.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Gjate këtij muaji do jeni me te buzëqeshur dhe me te gëzuar. Ditët do jene me te thjeshta për t’u kaluar dhe stresi do paketohet. Ata qe janë ne një lidhje do bashkëpunojnë me tepër me atë qe kane ne krah dhe do e kalojnë rutinën qe mbizotëronte. Nuk do mungojnë surprizat nga te dy palët. Beqaret nuk do e gjejnë qe javën e pare dashurinë e madhe, por fillimisht duhet te dalin, te kenë njohje te reja e te argëtohen pafund. Shëndeti ne tërësi do jete i kënaqshëm. Do keni rezistence me te madhe dhe do merrni fryme lirshëm. Sektori i financave do jete me ulje dhe ngritje. Kujdes me çdo investim sepse jeta është e gjate dhe ndonjëherë do ju nevojiten me shume para për t’ia dale. Ne pune do e gjeni çelësin për te arritur atje ku keni planifikuar dhe do i habisni qe te gjithë. Shefat do mrekullohen nga suksesi qe do keni.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Ky muaj nuk do filloje shume mire për ju, por me kalimin e kohës gjerat do përmirësohet. Do e gjeni gjuhen e përbashkët me ata qe ju rrethojnë dhe pas datës 17 optimizmi do jete ai qe do iu udhëheqë. Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë te pamundurën qe ta përforcojnë bashkëpunimin me njeri-tjetrin. Shpesh kjo do jete e vështirë, por do jeni këmbëngulës dhe nuk do e lëshoni veten. Beqaret do kenë një muaj premtues. Fillimisht ata do realizojnë takime fantastike e me pas do vijnë gjerat serioze. Javët e fundit do jene me entuziaste. Shëndeti here pas here mund te jete edhe delikat. Do keni dhimbje barku, mesi, por edhe dhimbje koke. Mundohuni qe here pas here te bëni vizita tek mjeket specialiste për çdo shqetësim. Financat do dini si t’i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll. Edhe ne pune do arrini atë qe keni programuar.
Luani23. korrik – 22. gusht
Këtë muaj do jeni shume te logjikshëm dhe do silleni me se miri si me miqtë ashtu edhe me te afërmit apo me te dashurit e zemrës. Pozitiviteti do ju shoqëroje ne çdo moment. Nëse jeni ne një lidhje nuk mund te themi se do mungojnë tërësisht debatet e konfliktet, por ato do jene elementare. Nuk do bëni asnjë lloj çmendurie dhe logjika do ju mbaje me këmbë te toke. Beqaret mund te realizojnë disa takime fale miqve te ngushte. Jeta për ta do ndryshoje rrënjësisht pas datës 22. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as shume problematik. Mundohuni te kujdeseni gjate gjithë kohës për ushqimin dhe aktivitetin fizik. Puna do ju marre me shume kohe dhe përkushtim, por ato qe do arrini do ju çlodhin dhe do ju bëjnë me optimiste për te ardhmen. Zbatojini te gjitha planet e bëra.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Mundohuni qe gjate këtij muaji te reflektoni gjithmonë para se te hidhni hapa ne mënyrë qe për asnjë moment te mos keni probleme. Fjalët gjithashtu peshojini mire pasi kështu do shmangni lëndimin e atyre qe ju rrethojnë. Ata qe janë ne një lidhje gjysmën e muajit do kenë dite te bukura e te mbushura me harmoni, ndërkohë qe ne gjysmën tjetër mund te përballen edhe me sfida te vështira. Kujdes me çdo hap. Beqaret nuk duhet te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli, por duhet ta kërkojnë atë ne çdo kënd. Nëse shëndetin e lini pas dore pa mbaruar muaji do fillojnë problemet serioze. Mos neglizhoni asnjë shqetësim. Ne planin financiar gjendja do ndryshoje rrënjësisht pasi qe javën e pare do merrni masat e duhura. Ne pune do jeni ju nismëtaret për ndryshime dhe keni për te pasur arritjet e ëndërruara gjithmonë.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Tre javët e para te këtij muaji do jete shume me te mira. Do reflektoni gjere e gjate dhe do ndiheni gati për te ndrequr çdo gabim. Ata qe janë ne një lidhje vetëm ditët e para do jene konfuze me pas do i shprehin ndjenjat dhe do dashurohen si kurrë me pare. Pas datës 20 mund te prisni edhe disa propozime interesante nga partneri. Beqaret nuk do jene me shume fat javët e para. Java e fundit do jete me e begata, por duhet t’i bëni sytë katër qe te mos ju shpëtojë asnjë mundësi. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithmonë e mire. Stresi do ju krijoje here pas here probleme. Me financat do jeni me te matur prandaj edhe situata nuk do jete problematike aspak. Ne pune do jeni shume me te suksesshëm se me pare. Do merrni jo vetëm përgëzime dhe shpërblime, por edhe propozime për ngritje ne detyre.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Mos mendoni se jeni ju përgjegjës për gjithçka te keqe qe ndodh rreth e rrotull sepse do lëndoni veten. Nëse jeni ne një lidhje, atmosfera atje do jete tejet e ngrohte. Do qëndroni gjithmonë krah partnerit dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqaret do kenë veçse disa aventura kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq, megjithatë nëse vërtet emocionohen dhe ndihen mire nuk ka asgjë te keqe te përfitojnë. Me shëndetin do keni shqetësime nëse nuk kujdeseni sa duhet për veten dhe nëse bëni një jete monotone. Për financat do jeni mjaft te shqetësuar. Do mundoheni, por problemet do jene me te renda nga sa kishit menduar. Ne pune duhet te jeni me te përqendruar dhe me objektive. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini gjithçka qe keni dashur. Mundësitë dhe talentin e keni.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Këtë muaj priten ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj. Ata qe janë ne një lidhje do ndihen paksa konfuze ditët e para, por me pas çdo gjë do jete ndryshe. Përgatituni te merrni propozime dhe surpriza qe do iu lënë me goje hapur. Besimi tek partneri do jete edhe me i madh gjate këtij muaji. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë sukses ne dashuri dhe pjesën me te madhe te kohës do e kalojnë vetëm. Miqtë do jene te zënë me pune. Gjendja shëndetësore fatmirësisht nuk do jete e keqe. Edhe ata qe vuajnë nga artriti apo reumatizma do jene me te qete. Me financat do merreni me shume se me pare dhe do mundoheni qe ta ndryshoni shpejt situatën. Ne pune do filloni disa projekte te reja te cilat do ju bëjnë me te njohur ne rrethin profesional. Do ndiheni mire.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Ky muaj nuk do jete shume i qete sot për ju. Tregohuni te vëmendshëm ne çdo moment. Ata qe janë ne një lidhje, dy javët e para do jene disi me te qëndrueshme, por me pas do fillojnë grindjet dhe mosmarrëveshjet e njëpasnjëshme. Tregohuni te matur me çdo gjë dhe mos merrni vendime te pamenduara. Beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për te realizuar takime mbresëlënëse. Ata do jene realiste dhe nuk do kërkojnë gjera te pamundura. Shëndeti do jete here pas here delikat. Flisni me mjeket për çdo lloj shqetësimi pa qene shume vone. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë do mundoheni qe t’i përmirësoni me çdo kusht ato. Ne pune do keni besim ne vetvete dhe do arrini shume me shpejt atje ku keni dashur. Ne fakt do jene disa kolege qe do ju mbështesin gjithnjë e me tepër.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Ky muaj nuk do jete tërësisht i qete. Mund te ndodheni here pas here edhe neper udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë rruge te zgjidhni. Ata qe janë ne një lidhje do jene me te hapur me partnerin dhe do kalojnë me shume kohe me te. Kështu ata do flasin edhe për tema delikate qe i kane munduar ne te shkuarën. Beqaret do jene më me fat tre javët e para kështu qe duhet te përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet. Gjendja shëndetësore nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Me shume probleme do keni me gjendjen psikologjike. Flisni me psikologe dhe praktikoni me shume yoga. Financat do mbeten te stabilizuara nëse vazhdoni te kujdeseni me shpenzimet. Ne pune do përfundoni një projekt te hershem dhe do ndiheni te çliruar. Ne datën 15 do merrni edhe një lajm me shume rëndësi.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Jeta profesionale do jete mbi te gjitha gjate këtij muaji kështu qe duhet t’ua shpjegoni familjareve dhe atij qe keni ne krah. Jeta me te nuk do ketë momente te veçanta, megjithatë as probleme nuk priten. Beqaret duhet te mos ju besojnë shume fjalëve te bukura te disa personave sepse ka rrezik te pësojnë zhgënjime te mëdha. Merrini gjerat sa me shtruar sepse keni kohe. Gjendja shëndetësore do jete delikate. Kujdes nga viruset qe po qarkullojnë sepse pasojat tek ju mund te jene te renda. Kujdes edhe me higjienën. Financat do kenë here pas here disa tronditje te vogla. Mundohuni te mos e teproni me shpenzimet ne asnjë moment. Java e fundit do jete me delikatja. Ne pune do bëni çfarë te keni mundësi për te arritur objektivat. Vërtet do lodheni, por rezultatet do jene te shkëlqyera.
Komentet